Home

Lajme

Monumenti historik në Shkëmbin e Vajës mes mbeturinave, në vitin 1478, 90 gra e vajza u vetëflijuan

No Comments Argëtim Histori

Kemi mbërritur në segmentin e rrugës nacionale Krujë Qafë Shtamë. Më konkretish jemi në Shkëmbin e Vajës. Po për të arritur në këtë shkëmb historik u përballëm me shumë vështirësi. Rrugët janë të amortizuara dhe kjo pengon turistët dhe studjuesit që të vizitojnë këtë zonë dhe të eksplorojnë më shumë për historinë e lashtë të vendit.

Ky monument është vendosur prej vitesh këtu për të kujtuar një histori, që e ka zanfillën gjatë rrethimin e dytë të Krujës nga turqit. Për të mos rënë në dorë të tyre në vitin 1478, 90 gra dhe vajza krutane u vetëflijuan duke u hedhur nga Shkëmbi i Vajës. Ky shkëmb ndryshe njihet dhe me emrin Shkëmbi i Vajtimit.

“Gjatë rrethimit të dytë të Krujës turqit filluan të bëjnë masakra në popull çfarë të gejnin e vrisnin. Sipas legjendës vajzat ikën në mal dhe u strehuan në një kasolle dhe kur e panë se turqit po i nxiqnin pasi kënduan krahë për krahu janë në humnerë”, ka thënë një nga banorët e Krujës.

Për këtë legjendë të epokës së Skënderbeut, historiani krutan Baki Dolla tregon se si reagoi Heroi Kombëtar kur mësoi për vdekjen e dhimbshme të tyre.

“Skënderbeu kur e mori vesh thuhet se nga kalaja e Krujës doli tym i zi në shenjë respekti për vajzat e rëna”, shprehet ndër të tjera banori.

Ky monument ka pak kohë që është restauruar, por përreth ka mbeturina. Ndërsa një pjesë e rrugës në këtë zonë të thellë të Krujës është e amortizuar dhe me bariera të dëmtuara.

Burimi/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *