Home

Lajme

Skender Lazaj – MINJTE NDJEJNE TERMET

No Comments Argëtim Letersi

Si tenxhere me presion
zjente dhe zjenë korrupsioni
ngjan se plasi, a e dëgjon
porsi një bombë plutoni !

Tridhjetë vjetë zjente tenxheria
zjen’ të djathtë dhe të majtë
dil o mik tek penxheria
shif si po dridhen djajtë.

Shif si dridhen djajtë e zinj
brenda e jashtë foltores
se tërmet po ndjejnë minjtë
por dhe maçi ‘fallxhores’

Maci fallxhores së Lalëzit
me dymbëdhjetë vc- ë
po ti bjesh hollë-hollë lapsit
t’ ik’ mendja, ngelesh pa të.

Dhe çakejtë zën e ‘zihen’
zihen dhe rrëmbejnë hurin
ditën bëjnë sikur rrihen
natën plane thurin .

Ndaj dhe s’kam si i besoj
virgjërisë së një putane
këta luftojnë kush të shpëtoj
nga dara Amerikane !

Mëkatarët keq janë trembur
dhe pushteti- ta themi troç
se hëngrën dhe s’patën të shëmbur
por një ditë do pëlcasin si një poç!

Skender Lazaj Trebeshina

15 Dhjetor 2021 Bs It

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *