Home

Lajme

E papritur! Kush është konkurrenti që u përjashtua nga “Love Story”? U konfliktua me…

No Comments Argëtim Thashetheme

Në “Talk Love Story” në Tv Klan ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme ku ka pasur një përplasje verbale mes dy konkurrentëve, Vilianit dhe Serxhanit. Si pasojë e agravimit të situatës, produksioni mori vendimin drastik që të përjashtonte Serxhanin pasi konkurrenti theu rregullat e programit, si dhe ra ndesh me mesazhin që synohet të transmetohet nëpërmjet formatit të dashurisë që është ndjenja dhe jo sherri.

Eni Shehu: Referuar ngjarjes së shëmtuar të pak minutava më përpara, ku një nga kandidatët, Sexhani pati një konflikt verbal, fatmirësisht jo një konflikt fizik, është përjashtuar. Padyshim që në “Love Story” nuk mund të tolerohen ngjarje të tilla, për kodin e etikës dhe për atë mesazhin që ne duam të përcjellim nëpërmjet këtij programi që është dashuria, ndjenja dhe personaliteti i këtyre të rinjve që nuk duhet të shkelet dhe as të përdoret për asnjë arsye.

Viliani: Ndihem më shumë fajtor ndaj publikut se ndaj Serxhanit sepse e teproi, e mori personale apo nuk e di. Kjo do të sqarohet pastaj. Ideja është që të kemi respekt për njëri-tjetrin, as inate.

Algerti: Pse duhet ta sqarojmë prapë pastaj, a u eleminua?

Viliani: Po. Sepse nuk e kam Serxhanin këtu përballë.

Eni Shehu: Është marrë një vendim tanimë për Sexhanin, ai tani është përjashtuar nga “Love Story” dhe mendoj që ta quajmë të ezauruar këtë argument.

Viliani: Sexhani veproi gabim, më tej nuk ka pse kalohet.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *