Home

Lajme

Elhame Gjyrevci – LUS ZOTIN TË NA BEKOI

No Comments Argëtim Letersi

Në këtë natë të madhe
Doja të preku kristalet
E maleve të pashtrikut
Të qyqavicës e të korabit

Në këtë natë të madhe
Doja të tuboja fjollat e dëborës
Në zëmër buzëqeshja të shkrihet
Të lumturon fëmijët e botës
Engjuj janë të pa djallëzuar

Në këtë natë të madhe
Sa doja të këtë lotë gëzimi
Në dritë të hënës e të qirinjve
Kënga shqipe të shkojë jehonë
E vallja kurrë të mos mungojë

Në këtë natë të madhe
Lus zotin të na bekoi
Me dashuri, ndaj njëri tjetrit
Të mos kemi urrejtje kurrë
Nga veriu jug, lindje perëndim
Po të lidhim duart fort o njerëz
Për paqe lumturi e gëzim.

20.12.2021
Elhame Gjyrevci Danimarkë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *