Home

Lajme

Ndue Lazri – E DIEL SHQIPTARE NË ROVERETO

No Comments Kulture

Zona e Trentinos njihet për ato që quhen "i mercatini di Natale". Janë kioska të ndërtuara bukur e me shije, të zbukuruar hijshëm për festat e fundvitit, aq sa tërheqin vizitorë e turistë jo vetëm nga Italia, por edhe nga shumë vende të botës. 

Natyrisht jo për të konkuruar me këto mercatini, por për të paraqitur diçka origjinale e me fizionomi kombëtare, të dielën që kaloi edhe Shoqata “Besëlidhja” në Rovereto kishte hapur kioskën e saj, që dukej si një copë Shqipërie e vendosur në sheshin qendror të qytetit. Ishte një e diel e bukur, por me mot të ftohtë. Temperatura ishte 5 gradë nën zero kur disa nga aktivistet e shoqatës u dukën tek kioska dhe filluan ta zbukurojnë atë. Ishin Aida, Denada, Luljeta, Jonilda, Gela e Olta, e cila ka edhe vajzën e saj të vogël në krahë. Pranë tyre ishin edhe Presidenti i shoqatës, Miltjadh Ziu dhe aktivisti i palodhur Dashamir Kërtusha.
Kujdesi e entuziazmi me të cilin punojnë të kujton ato momentet e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes. Veçse në vend të zbukurimeve të zakonshme, janë flamuri shqiptar e italian, logoja e shoqatës, flamuj të vegjël kombëtare, centro të punuara me grep, prodhime artistike të artizanatit shqiptar, kostume kombëtare, libra etj. Intelektuali dhe veprimtari i palodhur Osman Parruca ka sjellë një koleksion fotografish artistike me temë nga historia, kultura, kostumet e vallet tona kombëtare, me të cilat zbukurohet kioska në të tëra anët e saj. Osmani në këtë ditë është i angazhuar pak më tej në një shesh tjetër me aktivistët e Telethon që mbledh fonde në ndihmë të kërkimeve shkencore në mjekësi. Megjithatë gjen një çast të lirë e vjen pranë bashkëatdhetarëve që në këtë ditë mbledhin fonde për shkollën shqipe në Rovereto.
Në fund të zbukurimeve, kioska nuk duket më si një kioskë e thjeshtë apo një pemë festive, por si një nuse, që është ndalur e nusëron aty nën hijen e një pallati me piktura të bukura murale.
Pamja e saj dhe muzika kombëtare shqiptare fillojnë të tërheqin vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve që kanë filluar tashmë të gjallërojnë rrugët e qytetit. Por edhe të emigrantëve shqiptarë që vijnë aty bashkë me familjet e fëmijët e tyre. Dikush ndalet e bën fotografi, dikush blen ndonjë nga librat e ekspozuar apo diçka nga prodhimet e artizanatit shqiptar, të tjerë duan të bëjnë foto në atë ambient tipik shqiptar. Muzika i fton edhe të vallëzojnë e aty në trotuar ndizet edhe vallja e bukur shqiptare. Jonilda e vesh vajzën e saj me kostum kombëtar e ajo duket si një kukull, nga ato që prodhonte dikur ndërmarrja artistike “Migjeni” në Tiranë. Jonilda Lo Cascio edhe pse është e martuar me italianin Giuseppe”, ka një lidhje të thellë shpirtërore me vendlindjen, me artin e traditat, me kostumet e kulturën kombëtare. Ajo, bashkë me Dila Rrapin, janë dy mësuese të palodhura të shkollës shqipe në Rovereto.
Vijnë edhe gra të tjera si Shqiponja, Bukra, Feridja, Sabrina dhe fëmijë si Julia, Ana, Megi,Iris, Arghis, Greta, Emma, Dejvid, Gerdi, Raisa, Francesca, Klea e të tjerë. Lëvizjet e tyre kaotike, lojrat e të qeshurat fëmijërore e gjallërojnë më shumë atmosferën.
Në një moment kalon treni i vogël për turistë, i cili bën një shetitje nëpër rrugët kryesore, kryesisht ato historike të qendrës së qytetit. Jonilda, që është veshur edhe si Babbo Natale i tërheq fëmijët dhe ata të kënaqur hipin në tren. Kënaqësi e veçantë të dëgjosh këta të vegjëj që këndojnë në shqip:
Ja na erdhi Viti i ri,
sa jam i gëzuar
porsi unë çdo fëmijë
pret për ta festuar…
Orët e ditës kalojnë me këtë atmosferë dhe mbrëmja me dritat që bien butë mbi qytet mbyll këtë të diel të veçantë shqiptare në Rovereto.
Ndue Lazri

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 1 person, tabelë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *