Home

Lajme

Ndue Shabaku – Më në fund, pak festë.

No Comments Aktualitet Lajme

Pas Konferencës në cilën u fol për gjuhën shqipe, ishte planifikuar festa tradicionale e Federatës Nacionale në mjediset spektakolare që ofron Villa Fenarolli. Pjesëmarrësve në Konferencë iu shtuan edhe disa të interesuar të tjerë dhe salla Garibaldi ishte përgatitur. Edhe muzika kishte nisur. Me të mbaruar Konferenca, të pranishmit u ftuan punonjësit e Vilës Fenarolli në një cocktail të përgatitur. Kjo shërbeu për t’u takuar, për të këmbyer përshëndetjet, për të këmbyer dy fjalë me të njohurit e për t’u prezantuar me ata që vinin për herë të parë në veprimtarinë e Federatës. Si pa kuptuar, koha ecte e na duhej të bënim vetëm pak hapa dhe u sistemuam të gjithë në tavolinat rrumbullake.
Përshëndeti e uroi mirëseardhjen Presidentja e Federatës, dr.ssa Margita Hoxha. Gjatë ngrënies u zhvillua një lotari ku duhet vlerësuar maksimalisht çmimi që kishte menduar të shërblente vendin e parë, piktorja e talentuar Alketa Bercaj. Ajo kishte paketuar një pikturë të punuar siç di ajo dhe e kishte vënë në kornizë. Një gjest që u përshëndet nga të gjithë pjesëmarrësit. Ndonjë këngë nga Shqipëria e mesme na imponoi z. Skender Gobja me simpatinë e veçantë e me impulset e gëzimit që transmetonte tek të gjithë nga impianti i fonisë. Edhe në këtë veprimtari, nuk kishte si mungonte zonja Drita Qokaj që kishte ardhur nga Lecco me Stelën dhe Endrin. E për ne, nuk ksihte kuptim të mos kërcente vallen elektrizuese të Tropojës. Sekretarja e Përgjithshme e Federatës, ing. Erida Cela Perlala, kishte shtypur pak meteiale nga studimet e vyera për Shqipërinë të autores së njohur Lucia Nadin dhe kishte menduar të na i dhuronte.
Çdo festë, ka një të veçantë. Kësaj here, e veçanta e festës së të dielës në drekë ishte prania e disa juristëve e avoktëve që kishin ardhur për Konferencën dhe për festën e përvitshme që organizon Federata. Për kontributin e çmuar e mendimet e vyera të Zëvendëspresidentit të Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë ni Itali, av. Gentian Alimadhi, shkroi në punlikimin e saj kolegia Fabiola që kish ardhur nga Milano. Ne patëm nderin e madh ta kishim në krye të një tavoline plot me prestigj. Krah tij e bashkëshortes ishte av. Anila Halili që kishte ardhur enkas nga Cremona. Pas kaq vitesh ishte e pranishme mes nesh dr. Marjola Begaj. Të gjithë ndienim admirim e simpati të jashtëzakonshme për punën cilësore e voluminoze për të ngritur më këmbë këtë formacion shoqëror. Pati atëherë edhe mbështetjen e av. Artan Bashli, por e pati në krah edhe në tavolinën ku festonin bashkë me ne. Tashmë e njohur për simpatinë edhe komitiva e ardhur nga Rovereto. Si gjithnjë, të qeshur e dashamirës miqtë nga Verona e Mantova. Patëm nderin të kishim për herë të parë miqtë tanë nga Belluno, nga Ravena e mësueset nga Parma. Një përqindje e madhe ishte nga zonat këtu afër, sidomos, aktivistë e anëtarë të shoqatës Alba me presidente zonjën Alma Marku.
Pati përsëri të veçantë. Patëm nderin, patëm kënaqësinë të përjetonim zjarrin dhe energjinë djaloshore që di të transmetojë radiokronisti nga Elbasani Sefer Kikija. Ai diti të ndezë atmosferën kaq bukur, edhe kur u ndanë certifikata mirënjohjeje për merita në themelimin e Federatës, për përkushtimin në mësimdhënie e për ndihmesën në realizimin e mbarëvajtjen e Konferencës “Gjuha Shqipe në Diasporë”. Kështu morëm urimin dhe shpërndajmë urimin tonë, për një vit të gëzuar e me arritje.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *