Home

Lajme

Për herë të parë në Shqipëri/ Njihuni me Kardiokirurgun Shqiptar që bëri ndërhyrjen Kirurgjikale të Rrallë në zemër

No Comments Aktualitet Lajme

Mjekët janë ata që ne u besojmë jetën tonë, janë ata që sakrifikojnë qetësinë e tyre për t’u gjendur pranë pacientëve dhe shpëtojnë jetë. Të gjithë njerëzit, në një çast të caktuar ose gjatë gjithë jetës së tyre janë të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me mjekësinë dhe me problemet e saj.

Kjo lidhje është e pashmangshme sepse çdo njeri, dikur gjatë jetës do ketë probleme me shëndetin. Në shekujt e kaluar ishin sëmundjet ngjitëse ato që bënin kërdinë, ndërsa tashmë janë problemet e zemrës ato që me vështirësi mund të “zgjidhen”.

Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ditën e sotme është realizuar për herë të parë në Shqipëri një ndërhyrje shumë e rrallë. Mjeku kardiokirurg Selman Dumani ka arritur të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale të parë dhe shumë të rrallë në Shqipëri të valvulës së aortës së zemrës.

Ndërhyrja është bërë tek një 77-vjeçar. Pavarësisht shkallës shumë të lartë të vështirësisë mjeku i vendosi një protezë pa qepje pacientit Rasim Bracaj, i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni doli me sukses të plotë fal duar-artit mjekut Selman Dumani dhe ekipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *