Home

Lajme

MESAZH NGA REXHEP RRUGEJA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE EDI RAMA

No Comments Lajme Opinion

Pershendetje z Kryeminister .Une qe po te shkruaj jam nje qytetare i thjeshte kavajes.Te kam shkruajtur pak dite me pare shkurtimisht per historine e vitit 1990-te ,te Kavajes e cila eshte deformuar qellimisht nga pushteti qendrore dhe vendore i 32 viteve .Une jam zeri i pare ne Shqiperi.Ate dite te bukur me diell, ne demonstraten e pare te 25 marsit 1990 -te,me ndeshjen Besa-Partizani, jam ngritur i pari me thirrjet liri- demokraci, enver -hitler, poshte diktatura komuniste etj.Jam arrestuar me 26 mars 1990 -te , ku jam rrahur ne menyren me cnjerezore nga Zevendes Ministri i Brendshem Zylyftar Ramizi, shefi i policise se Kavajes Sazan Tare e sigurimsa te tjere i lidhur duar e kembe, ku gjaku me rridhte ne te gjith pjeset e trupit e derim te veshet.Gjate torturave cnjerezore me ka rene disa here te fiket.Kam mare kercenime nga sekretari i pare i partise Agron Tafa etjere xhelate .Falenderoj te madhin Zot qe jam gjalle.Per levizjet demokratike ne Kavaje te vitit 1990- te, kam pasur rol te rendesishem jo vetem me 25 mars 1990 -te,por dhe ne ditet ne vazhdim,per keto veprime qe kam kryer per xhelatet komuniste une quhesha armik i tyre .Jam arrestuar dhe disa here te tjera, ku jam torturuar ne menyren me cnjerezore.Me 29 mars ,1990 -te ,mbare populli i Kavajes u mblodh si nje trup i vetem duke perkrahur familjen e Gani Rrugejes per lirimin e dy djemve te tij.Jam autore i kater librave ,njekohesisht dhe Kryetare i Shoqates Mbarekombetare “25 marsi 1990-te,Revolta e pare kunder Sistemit Diktatorial” Kavaje.Kam kontribute si familje ne fusha te ndryshme te jetes.Shqetesim tjeter i madh i imi eshte korrupsioni tej mase i madh ne Shqiperi te cilin e has cdo dite ne cdo cep te Shqiperise,droga e cila ka dalur sheshit,papunesia,pencionet dhe asistenca qesharake,emigrimi i cili eshte bere rruge pa kthim,krimi i cili eshte bere i perditshem,spitalet shteterore jane kthyer ne spitale private ,zyrat e regjistrimit te pasurise jane kthyer ne zyra banditesh ku jo vetem te sorollasin ,por pa zbrazur xhepat nuk mbaron pune kurre etjere probleme madhore qe po kalon vendi yne dita dites .Stadiumin e Beses se Kavajes ,Beses se tradites e keni lene ne meshire te fatit ,brenda saj kullosin dhente.Te gjitha keto qe une jua bera te qarte kane ndodhur e ndodhin cdo dite nga qeverisja e korruptuar e diktatoriale e juaja.Ju kur i keni prishur shtepite pa leje qytetareve i keni lejuar vete qytetaret ne ndertimin e shtepive ,dhe ligji eshte i barabarte per te gjithe, jo disa te nenes, e disa te njerkes sic keni vepruar ju.Ju ne kabinetin qeveritare por dhe ne zgjedhjet lokale keni vendosur gjithmone ne krye te pushtetit qendrore dhe vendore njerez te korruptuar e kriminele te cilet kane qene te denuar per krime te ndryshme ne shtetet e europes.Ju duke qene bir komunisti dhe ne krye te partise komuniste i keni sherbyer shum mire sistemit komunist ,gardes tuaj te kuqe dhe familjes tuaj, e jo popullit shqiptare.Asnjehere ju nuk keni folur per pronaret e vertete per ti dalur ne perkrahje por gjithmone i keni sorollatur pronaret nga njera gjykate ne tjetren .Partia juaj komuniste ishte e para parti ku ne bashkepunim me motren tuaj Pd nxorret ligjin famekeq 7501 duke ia grabitur pronen pronarit te vertete diten per diell .Partia juaj i mori qytetareve Kavajes bregdetin ,oksigjenin ku ai popull merte fryme .Ne vend te pishave keni ndertuar pallate gjigante si bunkeret e enverit.Keni 32 vite qe akuzoni njeri tjetrin ne foltoren e kuvendit per droge, krim ekonomik,vjedhje,vrasje ,korrupsion, etjere krime por asnje politikan te madh nuk kemi pare ne bankat e te akuzuarve. Ne cdo zgjedhje qendrore dhe vendore ju vetem i keni mashtruar qytetaret Shqiptare pasi keni punuar vetem per familjet tuaja dhe pushtetin tuaj .Ju do te mbaheni mend ne historine e Shqiperise si nje nga diktatoret e rinj te komunisteve pas enver hitlerit.Per 32 vite ju i sollet popullit shqiptare vuajtje dhe lot.Shum shpejt ora juaj dhe e shume diktatoreve te tjere ne Shqiperi po afron.Mjaft me ,me diktature.Rexhep Rrugeja.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *