Home

Lajme

Skender Lazaj – MUZA DO TE KTHEHET

No Comments Argëtim Letersi

Ah moj muzë e verbër
rrugën s’e gjen dot
s’kam më gjak në zemër
por kam lot veç lot.

Lotë derdh zemra
Dhe syri pikon lotë
Që kur më iku Nëna
Dhe babai nga kjo botë.

Dhe poetët me radhë
ikën lart në Qiell
Si ëngjëj të bardhë
Të veshur me Diell.

Të veshur me Diell
Yje plotë me dritë
Zoti vetë i sjell
Dhe i mer një ditë.

Ndaj s’duhet ti themi

  • Zot pse na i more
    Por faleminderit
    Që për ne i solle –

Ndaj muza do kthehet
Si Dielli pas furtunës
Vargjet do rrëmbehen
Si furi e Bunës.

Si furi e Bunës
si valët e detit
Ai zjarr i muzës
shpirti i poetit!

Skender Lazaj Trebeshina
22 Dhjetor 2021 Bs It

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *