Trysnia, presioni, dhunimi shpirtëror, ankimet sociale, krimet shpirtërore sot mu kthyen në një kronikë kohore pa gravitet…❤️❤️❤️🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Kronikë pa gravitet…
Jeta dashuron, stuhi marrëzish,
pendët shkundur dallgësh…
Vajza dilemë, djali vrapon, kërkon,
njerëz t’ vetmuar…, liria ekstazon…
Dera fort kërcet, zemra përpëlitet,
dielli agon, zgjon, përflitet…
Ditët, hënën përkul, bota gumëzhin,
lëkund oqeanin, vala valën përpin…
Retë e shpirtit, ikën, shkuan diku larg,
troket zemra, eko e lëkundur n’varg…
Toka lëngon vullkanet, sy i kratertë,
lëndina gjelbëron, nën hirin e blertë…
Shiu i kristaltë, trupat fort godet,
rrjedhë kohore, kronikë pa gravitet…
Ardiana Vardhami 24/12/2021…