Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Pendesa…

No Comments Argëtim Letersi

Unë nuk mund të jem si ty…,
ti nuk mund të jesh si mua…
Koha bëri përshtatjet e pagabueshme,
por disi të ndëshkueshme pa dallim.
Kandarit i vuri gurin e hekurt të zemrës tënde që të të trokiste si këmbanë nostalgjike.
Ndërsa mua nuk mundi kurrë të m’a ngrinte buzëqeshjen e pritjes së përhershme.
Unë nuk mund të jem si ty, gjenetikisht unë jam…
Unë nuk mund të gënjej si ty,
pasi më gënjyen…
Harrove ti qeshjet e tua fëminore,
harrove që dikush të mbajti në krahë?!…
Unë nuk jam si ty,
krahët më mbetën të hapura pa shpresë.
Unë ngjirresha për ty,
atje ku qoshen e lagur të krevatit do t’a kisha kujtesë.
Mbase në vetmi ti edhe mund të kujtoheshe të qaje, sikur maskat tragjiko komike.
Unë nuk mund të të harroj ty, shpesh desha të të ndëshkoj…
Unë botën dua t’a përmbys,
pres të të dua, të di ekot e tua…
Unë me ekranin kam bërë pakt,
të dëgjoj zërin tënd të lodhur.
Unë e di e pres të më vish,
si një dritare qielli shkulur nga moti.
Ti e di përse do të vish,
asht detyrim i lanë prej Zotit…
Unë luftoj me llogjikë të ftohtë,
pendesa amanet prej të parëve dhe Zotit.

Ardiana Mitrushi 27/12/2021…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *