Home

Lajme

Musa Krasniqi – MJEKËT SHQIPTARË N’DANIMARKË

No Comments Aktualitet Lajme


/Vrejtje ndaj shkrimit për mjekun me “tri diploma”, “kirurg” …/
DK = Danimarkë
Gjatë luftes dhe menjëherë pas luftes n’Kosovë, n’DK kemi qenë vetëm 3 mjek shqiptarë, që të tret të shkolluar n’Kosovë.
Gjatë luftes n’Kosovë, këtu n’DK themeluam një shoqat shëndetësie me qellim ndihme me barëra e mjete tjera sanitare n’atëdhe.
Në at kohë si shoqat ju lutem me shkrim për ndihmë rreth 100 institucioneve dhe fabrikave t’barërave për ndihmë. Për çudi të gjitha na u pergjigjen negativisht. Ky ishte zhgenjim dhe për këtë shoqata u shua.
Është e mundur t’formojmë prap një shoqat t’mjekëve n’DK kur tani numerojm më shumë mjek dhe me origjinë nga pjesët e ndryshme t’Shqipërisë Etnike.
Ka edhe inxhinier t’mjekesisë këtu por ata janë inxhinier e jo mjek.
Unë personalisht e ndaj mendimin që mjekët sikur edhe mërgimtarët e profesionëve tjera do të duhej që zyrtarisht t’mbajnë lidhjet me atëdheun përmes ambasadave e konsullates që ndodhen në København e jo përmes shoqatave.
N’DK janë 4 fakultete t’mjekësis me konkurenc t’njejt për regjistrim dhe që nxjerrin mjek t’nivelit t’barabart.
N’DK Fakulteti i Mjekësisë ka 12 gjysmëvjetora (semestra) e ai i Stomatologjis 10.
Bachelori nuk është diplomim siç po shkruhet e ndegjohet edhe këto dit.
Kur studenti i mjekësisë n’fund t’studimeve diplomon e merr titullin kandidat e jo magjister.
Kur fillon mjeku t’punoj si fillestar n’DK quhet KBU (klinisk basis uddannelse). Ky emertim e ka zevendsuar emertimin e mëparshëm ‘turnus’. Në Kosovë kjo periudh pune si mjek fillestar dikur quhej praktikant. Unë nuk jam në dieni a është ndërruar ky emertim atje.
Arësya që po i japi këto sqarime është së çka s’po shkruhet në mediat sociale për mes portalëve.
Me ka rastis t’lexoj ku mjeku praktikant (fillestar) përmes portalëve u është prezentuar lexuesve si kirurg.
Me ka rastis t’lexoj ku mjeku fillestar (praktikant) është prezentuar me aftësi të “jashtëzakonshme”, me shumë “diploma” tue e numru edhe bachelorin diplom t’mjekësis.
Unë merrem me edukimin e mjekëve fillestar e jo fillestar n’DK, prandaj po reagoj ndaj t’pa vërtetave që po qarkullojn n’rrjetet sociale sepse i di mundësit e mjekëve fillestarë.
Kam lexuar/ndegjuar poashtu ku vet një mjek fillestar shqiptar n’DK thot së këtu janë vetem 3 mjek shqiptarë me çrast ai numëron veten, mua dhe një tjetër. As kjo s’është e vërtetë. N’DK janë rreth 10 mjek shqiptarë (perfshir edhe mjekët stomatologë) ku shumica janë femra (nuk e di nr e sakt t’mjekëve n’DK). Tre mjek shqiptarë janë vetem nga një familje shqiptare. Kemi edhe studentë/studente shqiptarë të mjekësis. Unë sivjet kam patur nderin t’kem një studente shqiptare n’mesin e studentëve t’mi gjatë edukimit teorik në gjinekologji.
Ndodh t’lexohet n’mediat sociale edhe se ky apo ai është mjeku më i mirë, ajo apo ai është n’mes 5 mjekëve më të mirë. Këto janë shprehje primitive e t’pasakta.
N’DK po ju garantoj që nuk ka “mis mjeku” as “mis mjekët”. Kështu besoj që është edhe n’çdo vend tjetër.
Kujdes çka shkruani jo vetem n’mediat sociale por kujdes çka thoni e shkruani edhe n’mediat tjera. Sot bota është “zvogluar”. Populli thot “rrena i ka këmbet e shkurtra”. Mund t’gënjesh vetëvetën por jo edhe të tjerët. Sot gënjeshtra i ka “këmbet” edhe më të shkurtra së përpara.
T’gjithë mjeket në DK e edhe ata shqiptarë e kryejn punen me nder e në nivelin e kërkuar.
Nese ndokush nuk është n’nivel t’kërkuar mund të ndeshkohet edhe me humbjen e se drejtes për të qenë mjek. Sistemi i ankesave t’pacientëve brenda ligjeve n’DK është shumë funksional.
Kam një vrejtje edhe për ambasadat/konsullaten këtu n’DK.
Njëra nga këto ka bërë promovimin e një studenti t’mjekësis me rastin e diplomimit.
Për çudi për mjekun që është bërë reklamimi i diplomomit si mjek për mes kosullatës, për mjekun që s’pranon që ka më shumë se tre mjek shqiptarë n’DK edhepse e din, për të njëjtin mjek portalet këto ditë po shkruajn e shperndajn t’pa vërteta.
Të diplomosh si mjek është krejt e zakonshme. N’DK çdo vit diplomojn se paku 400 mjek dhe mjek stomatologë.
Si mund t’jenë ndjerë t’gjithë mjekët shqiptarë, inxhinjeret shqiptarë juristet shqiptarë…… tjerë të diplomuar n’DK që nuk janë promovuar n’konsullat, kur kanë ndegjuar për rastin ?
Konsulli/ambasadori nuk duhet të bie në një provim kaq t’thjeshtë.
Zyrtaret e kombit duhet të dinë t’jenë pran t’gjithë mërgimtarëve e jo t’zgjedhin një apo disa pa asnjë bazë/arsye më t’mirë dalluese nga të tjerët.
Perkundrazi n’rastin konkret shumica e mjekëve shqiptarë t’shkolluar n’DK në t’gjitha fakultetet e mjekësis janë regjistruar drejtpersedrejti me nota maksimale e për herë t’parë e jo si personazhi i këtij shkrimi me detyrim plotësimi poenesh.
PERFUNDIM – Edhe egoizmi duhet t’këtë kufi.
Ky shkrim është qellimmirë ndaj doktorit me “tri diploma”…..”, ti ndihmoj “t’zbres n’tokë”, ndaj gazetarëve për t’shkruar t’vërtetën, ndaj zyrtarëve t’ambasadave për trajtim t’barabart për mergimtarët dhe ndaj lexuesve që t’jenë lexues kritik e t’kursejn “pelqimet” (“like”) në mediat sociale.
Shqiptarë ju dua t’gjithëve dhe dëshiroj të ndegjoj vetem mirë për juve por për të mira t’vërteta!
Musa Krasniqi
26.12.2021. DK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *