Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Lisi plak dhe unë

No Comments Argëtim Letersi

Sa herë kaloj atij monopati të pjerrët
kujtoj lisin e moçëm me degët drejt qiellit.
Mes fëshfërimash degësh e zogjsh këngëtarë,
kur frynte erë e ngrirë ja ç’ponte brinjët….

Dy zemra aty pranë, ndezën puthjen e parë
të gdhendura mbi lëvoren kthyer epitaf.
E rrihte limfë e tij me to çdo behar,
me erërat miqësuar ,qe i pari biograf lisi plak.

Coparak mbi bar, si kurban i rrallë një ditë,
krahë e trup ja prenë o miq , e lanë degë tharë.
Rrënjëkëputurat jashtë, harruar si bonjak …
I hedhur atje, si libër rrathë rrathë, pa kapak.

Një farëz ra mbi lëvoren e ashpër, ç’mrekulli!
Kushedi nga ç’erë veriu sjellë aty nga fati.
Duroi acar, diell e dimër me shqotë
një lule petal bardhë, lulëzoi n’pranverë.

Bisqe njomëzake bleruan në çdo krahë
si kujtim dritëhije që lisi bujar dha.
Dhe flora e bukur me magjinë e gjuhës pa fjalë,
egon njerëzore sfidon, pas murit e vë përballë.

Coparak – copa – copa.

Teuta Shaqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *