Home

Lajme

Ukshin Hoti

No Comments Argëtim Histori

Zhdukja misterioze e Veprimtarit Ukshin Hotit Filzofit, për çështjen shqiptare. Më 16 Maj të 1999 është zhdukur në rrethana misterioze, kur e morwn nga Burgu i Dubravës.

Kush është Ukshin Hoti

 Sipas gjasave nga të dhënat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Eshtrat e Ukshin Hotit do të kthehen në Kosovë. Thuhet gjithashtu; që qeverria e Serbisë prej kohësh kanë qenë në kontakt me njerëz të konspiracionit të tyre në Kosovë për të gjetur mundësin që eshtrat e Ukshin Hotit kur të kthehen të mos i dorëzohen institucioneve të Prishtinës. Thuhet, nga shokët e tij të qelisë që për herën e fundit është parë me 16 maj të vitit 1999. Jo vetëm Ukshin Hoti por janë dhe gjashtë të zhdukur të tjerë, që emërat e tyre do të bëhen të ditur nga Kryqi i kuq ndërkombëtar. Janë identifikuar gjithashtu edhe Politik bërsit e Beogrdit që ekzekutuan, Ukshin Hotin, të cilët ende kanë njerëzit e tyre të konspiracionit në Kosovë siçe cika më lart.  Pra; qëllimi i kanibalëve që mbajnë pezull demokracin në Serbi; kjo e fundit mban nën trysni dhe demokracin në Kosovë e më gjërë në Ballkan, të mos funksionoi. Jo më kot thuhet që “Ballkani është Fuçi Baruti”. E E ropa e trajton serbinë si fëmij  i përkëdhelur Ky kthim, i figurës mbase jo të gjallë të Ukshin Hotit i shumë kërkuar në Kosovë, po ndodhë pas më shumë se 22 vjetësh të zhdukjes që më 16 Majit 1999.

Kush ishte Ukshin Hoti? Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe në komunën e Rahovecit të Kosovës. I Jati Tij ishte shitës gazetash në fshat. Në Klasën e parë fillore në bangat e klasës po ulesh për herë të parë një filozof që dhe Ai vetë nuk e mendonte. Gjithashtu dhe fshati nuk do merrte atë famë që i biri i këtij Fsahati ja rriti vlerat. Pas mbarimit të shkollës Fillore vitet tjera i vazhdoi në fshatin Rugovë të Hasit. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Normalen e Prizrenit dhe më pas u plotësua në në Prishtinë, u kthye në vendin e lindjes si Mësues në 1963. Por ambicja për një shkollim më të lartë Hoti mori udhët e dijes për studime të larta. Fillimisht shkoi në Zagreb, në Fakultetin e Mjekësisë. Por, disa profesorë Të Tij pan te ky djalosh prirje për në një tjetër fushë, atë të Shkencave Politike. Qysh kur filloi studimet e para në Zagrb Ukshin Hoti ra në sy të UDB kur ai me shokë do organizonte protesta për luftën e Vietnamit. Hoti kur shkoi për të vazhduar studimet pasuniversitare në Beograd për marrëdhënie politike dhe ekonominë ndërkombëtare, mbarte me vehte në shpirt ndjenjat atmëmdhetare. Pasi mbaroi edhe shërbimin ushtarak, do fillonte të shkruante artikujt, kryesisht mbi politikën e jashtme.

Në vitin 1972 Ukshin Hoti emërohet Sekretar i sekretariatit për Marrëdhënie më Jashtë, dhe autoritetet jugosllave e dërgojnë në Prishtinë. Gjatë mandatit të tij; Jugosllavia dhe Shqipëria, bënë një marrëveshje, nërmjetë tyre në fushën e arësimit. Në këtë marrëveshje, do vinin disa profesorë të Shqipërisë të jepnin mësim për studentat në Universitetin e Prishtinës. Njëri prej tyre Arben Puto një nga të ardhurit, do jepte landën e historis dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, deri më 1980. Filozofi i ardhshëm Hoti, në vitin 1978 ishte nga shqiptarët e pakët që kishte fituar bursën “Fulbright” për specializimin në Universitetet e Harvardit, Uashingtonit dhe Çikagos. Në Harvard ishte zgjedhur nga këshilli Koordinues i Studimeve të Larta në SHBA, që do të përfaqësonte të gjithë të specializuarit dhe diplomistët e Evropës në SHBA. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1979, Ukshin Hoti vendoset në Prishtinë dhe bëhet profesor në Universitetin e Prishtinës, në fakultetet e Drejtësisë, Filozofisë, Sociologjinë Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në filozofin e Tij; Hoti do merrte përsipër sfidën për të treguar në mënyrë të qartë qëllimet dhe qëndrimet rreth bashkimit të shqiptarëve në një njisi të vetme në qeverisjen e shqiptarëve. Sipas Filozofit Hoti, shqiptarët atmëmdhetarë kishin arritur pjekurinë për vetëqeverisje. Ukshin Hoti në filozofin e Tij, është shprehur në publik se: “Demokracia e shqiptarëve të Kosovës kishte lindur vetvetiu, pa ndikime të jashtme”. Kjo është ajo që më vonë, Ukshin Hoti do ta përshkruante si “Demokracia Autentike” (të sigurtë).

 Pas trazirave të vitit 1981, fatkeqsi për shqiptarët; arrestohe më datën 21 maj te vitit 1982, dënohet me nëntë vjet burg për mbështetjen e revoltës, ky dënim Ju ul në tri vjet e gjysëm. Në prill të vitit 1985, Ukshin Hoti lirohet, por izolohet në fshatin e lindjes, në kushte të rënda jetese. I hiqet e drejta për të shkruar në publik; kjo ishte një vrasje tjetër e rëndë për një gjigand mendimesh. Nuk mjaftuan këto, por I merret pasaporta dhe ruhesh nga udbashët. Në vitin 1992, rikthehet në Fakultetin e Filozofisë deri në vitin 1993. Në vitin 1992, shkon në Tetovë në një tubim kombëtar të organizuar nga shqiptarët e Iliridës. Aty mban një fjalim, ku përkrahë haptas bashkimin kombëtar brenda një shteti Shqiptar, duke përfshirë dhe shtetin Am. Gjithë ky aktivitet shkencor filozofik për çështjen shqiptare, Ukshin Hoti do përfundoi në burgun e Dubravës për të mos u kthyer më i gjallë në gjirin e popullit të Kosovës por edhe i gjithë shqiptarëve. Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta e UÇK që po zgjaste prej gati nga viti 1997, ishte dita e fundit që zemra e Tij pulsonte gjak për të mbajtur gjallë shpirtin e vrerosur nga pushtimet e një pas njëshme shekullore që populli i Tj e mbante dhe po e mban mbi kurriz. Parantez; Lord Bajroni: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë” Por ubashët këtë të djelë ja pushuan rrahjet e zemrës më të pafajshme, dhe kthyen për shqiptarët një ditë Djele zije. e Djela e kobëshme e 16 Majit të 1999 qe e mallkuar; jo vetëm për Filozofin Ukshin Hoti, Familjarët dhe të dashurit e Tij, por për gjithë mbarë Kombin shqiptar e në Mërgatë. Dhe pse zemra e Filozofit Ukshin Hotit pushoi së rrahuri, Ai jeton pafundsisht në zemrat e shqiptarëve.

 Në një dokument zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 thuhet: ky dokument i referohet X personi, në Majin e vitit 1999 është dëshmitar i rastit; i cili zbardh gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me të Madhin e kohës Ukshin Hotin. Thuhet gjithashtu; që qeverria e Serbisë prej kohësh ka qenë në kontakt me njerëz të konspiracionit në Kosovë për të gjetur mundësin që eshtrat e Ukshin Hotit kur të kthehen të mos u dorëzohen institucioneve të Prishtinës. Ukshin Hoti është gjallë aq sa do të rrojë Flamuri dhe Shqipëria e shqiptarëve. dhe Kuteli është gjallë për shqiptarët;  dhe Ai Ka thënë: “Se jam këtu kur S’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as turk e as shkjaj të zi....” Kur mali u bë hi, dhe hiri përsëri mal. Një komb do jetë i rrezikuar për zhdukje nëse nuk i delë për zot elita Kombëtare me taban atmëmdhetar. Theksoj!!! Nëse një individ që i përket kombit dhe nuk merret me politik mbrojtëse kombëtare, duhet të mbajë përgjegjësi, ose do quhet shqipfolës; këto të fundit bëjnë mirë të ikin para se t’i përzënë.

        Tiranw /28/12/2021/                                           St. Ing. Frederik Ruço

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *