Home

Lajme

Rama nxjerr nga “kasaforta aletet” politike të Bashës

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Njëri nga mjetet e informimit masiv, përcolli sot (29 dhjetor 2021) informacionin në vijim:

“Strukturat e Partisë Demokratike në Dibër kanë braktisur deputetin Lulzim Basha, i cili, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë. Demokratët e Peshkopisë i kërkuan Lulzim Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, e cila më 18 dhjetor e shkarkoi me 43 835 vota, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë që Partinë Demokratike ta marrin peng ata që janë pakicë brenda Partisë Demokratike”.

Njëri nga të intervistuarit, anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi:

“Brenda në sallën ku bëri takimin Bashë Brava, janë futur më shumë të majtë, sesa anëtarë të Partisë Demokratike. Ndër këta, janë futur shumë eksponentë të majtë, si babai i kryetarit Agron Cerri të Partisë Socialiste për Dibrën, Haxhi Cerri, që ndodhet në sallë, në takim me Bashën. Kështu që Basha, automatikisht, nuk është më i PD-së” (Citohet sipas: “Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, strukturat e PD: Në takim persona

që nuk janë pjesë e PD-së”. Kanali tv “Syri”. 29 dhjetor 2021).

Dihet që, natën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, Rama arriti objektivin kryesor në luftën e tij kundër opozitës – synimin për përjetësimin e pushtetit nëpërmjet tredhjes politike të kryetarit të saj.

Basha, si i zhveshur krejtësisht nga tiparet e burrërisë, pra, nga besa e fisnikëria, si cilësi të larta morale, braktiksi përkrahësit e tij në çadër dhe pranoi të shkonte në atë takim të fshehtë me Ramën. Takimet e fshehta domosdo që bëhen për punë të pista, prandaj edhe quhen të tilla. Ai takim sigurisht që do të mbetej i fshehtë, por pasojat e tij do të viheshin re shumë shpejt në qëndrimet e Bashës ndaj qeverisjes antikombëtare të Ramës. Gjatë më shumë se tetë vjetëve, Rama shpalosi me tërë energjinë e vet fushatën e varfërimit të pandalshëm të njerëzve të thjeshtë, një pjesë e të cilëve, prej më shumë se gjysmë milioni, të lemerisur nga kushtet e rënda të jetesës, u larguan për në emigracion. Por Basha s’u bë i gjallë për të demaskuar Ramën për politikën e tij të varfërimit, në parputhje me strategjinë e serbosllavizmit për shpopullimin e trojeve shqiptare dhe shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar. Sigurisht që Basha nuk mund të bëhej i gjallë, se në atë takim të fshehtë të majit 2017, Rama ia pati “blerë aletet” politike dhe e pati shndërruar në “eunuk” politik. Duke pasur parasysh qëndrimet soditëse të Bashës ndaj politikës antikombëtare të Ramës gjatë gjithë këtyre viteve, lind dyshimi se Rama duhet t’i

ketë “blerë” me çmim shumë të lartë “aletet” politike të Bashës, të cilat i ka pasë mbajtur “të mbyllura në kasafortë” dhe me siguri që ia ka shkelur syrin kohë pas kohe:

“Ej, ki kujdes, se këtu i kam, në “kasaforë”, se po e shkele në qëndrimin ndaj meje, t’i nxora në mejdan”.

Në gjendjen ku e katandisi Basha Partinë Demokratike, Prof.dr. Sali Berisha, muajt e fundit, për arsyet që dihen, duke e ndier thellë pulsin e bazës demokratike, e quajti për detyrë rikthimin në politikën aktive, të mishëruar në zhvillimin e 30 foltoreve në mbarë vendin, të konkretizuara me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe me Referendumin e 18 dhjetorit, në të cilët u votua me shumicë dërrmuese për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Në këto kushte, duke e ndier që Basha po rrezikohej të shndërrohej në një dordolec politik, Rama, në përpthje me marrëveshjen e fshehtë të natës së 17 duke u gshirë 18 maji 2017, vendosi t’i nxjerrë nga “kasaforta aletet” politike të Bashës, tashmë jo për ta damaskuar, por për t’i dalë në mbrojtje, për ta shpërblyer për shërbimet e çmuara që ky i pati bërë me heshtjen e tij më shumë se 8-vjeçare në krye të opozitës. Dhe shpërblimi u duk sheshit në Kvendin që Basha organizoi më 18 dhjetor në sallën e pallatit të kongreseve, e cila mund të marrë, e shumta, duke qendruar edhe më këmbë, deri në 2000 apo 2200 veta, ndërkohë që vegla e verbër e Bashës që hapi Kuvendin, Jemin Gjana, deklaroi se në Kuvend na

qenkeshin të pranishëm “5004” delegatë! A duhet dyshuar se në përbërjen e “5004”delegatëve ka pasur edhe majtistë të Ramës? Takimi i Bashës në Peshkopi dëshmoi se nuk duhet dyshuar, pasi në sallë paskan qenë të pranishëm edhe majtistë, siç ishte rasti i babait të kryetarit të partisë socialiste të Dibrës.

Gjasat janë që Rama i ka ofruar Bashës “varkën e shpëtimit”, prandaj edhe ka folur publikisht për një bashkëqeverisje, pa përmendur konkretisht se me kë, por që nënkuptohet vetvetiu se e ka fjalën pikërisht për “eunukun” e tij. Pranda s’ka asgjë për t’u habitur nëse në vitin 2022 “eunukun” në fjalë do ta emërojë zëvendëskryeministër, kurse disa ministreshave të veta t’u thotë ta lënë kolltukun, për t’u zëvendësuar me argatë ose argatesha të Bashës.

Kaliforni, 29 dhjetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *