Home

Lajme

Lutfi Dervishi – Shoqëria show bizz-it!

No Comments Aktualitet Lajme

Publikimi listave të pagave vuri në qendër të prozhektorëve gabimisht edhe pagat e gazetarëve!
Them gabimisht pasi lajmet për paga të larta janë jo për gazetarët, por për disa moderatore dhe për më tepër moderatore nga bota show-bizz/politikës.
Gazetarët ata që gërmojnë informacionin, që raportojnë nga terreni, që bëjnë gazetari cilesore/hulumtuese me përjashtime shumë të vogla jetojnë me paga diskriminuese!
Kur ndodh një ngjarje e madhe tërmet, pandemi, zgjedhje, ngjarje e jashtzakonshme të gjithe ne bëhemi sy e veshë për të mësuar se çfarë ka ndodhur? E imagjinoni sikur gazetarët e terrenit të shpallnin grevë a do të pranonit të informoheshit për ngjarje të mëdha e të rëndësishme nga show bizz-it?
Në gazetari tashmë prej dekadash është ngulitur modeli/miti i gabuar! Këtu është miti opinionistit/analistit/komentatorit dhe jo miti reporterit! Kur pyet studentët e gazetarisë për modelin që kanë në kokë të përmendin emra nga televizioni dhe jo emra gazetarësh!
Por nuk është ky problem vetëm në media. Kjo do të ishte gjysma e së keqës!
Duke parë profilin e këshilltarëve (jo në Shqipëri) profili i tyre është interesant:
1.Urbanizmi e transporti.
2.Ekonomia e tregjet.
3-Shkollat.
4-Shëndetësia.
5-Strehimi.
6-Fatkeqesitë natyrore e industriale.
7-Parandimi i krimit.
8-Turizmi, kultura dhe rinia.
Mjafton të hapësh Instagramin (jo CV) të këshilltarëve të punësuar këtu dhe profili është: show-bizz!
Dukja, pamja e jashtme, fasada kanë rëndësi, por këtu “imazhi” ka marrë rëndësi groteske!
Debati për rrogat do të vijojë, por debati i vërtetë për vlerat, për punën, për interesin publik nuk ka nisur ende! Deri më tani është quajtur skandal rrjedhja e informacionit, por SKANDAL është dhe mekanizmi që nuk ka funksionuar dhe piramida e vlerave/vlerësimeve!
Ka një dallim thelbësor mes interesit të publikut dhe interesant për publikun! Tani për tani po “paguajmë” për oreksin që kemi që media dhe pushteti të na servirin jo gjëra me interes, por gjëra interesante!
Në Romën e lashtë formula e pushtetmbajtesve ishte me dy elemente: bukë dhe cirk!
Sot publiku ka tri elemente: cirk, cirk, cirk (përndryshe: Instagram, Facebook, tik tok)

Burimi/Facebook

Albin Kurti – Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë.

No Comments Aktualitet Lajme

Të dashur qytetarë,
Edhe Kosova është në krizë energjetike. Çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme.
Në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar: ishte rreth 70 euro për MWh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro! Në anën tjetër, as gjysma e konsumit te ne nuk mbulohet nga prodhimi: kërkesa ka arritur pikun historik me 1,4 GW, ndërsa në rastin më të mirë (deri sa ta riparojmë bllokun B2 me fuqi prej 255 MW) termoelektranat tona gjenerojnë as 650 MW!
Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe.
Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro.
Gjatë këtyre dy dekadave, projektet e ndryshme pa strategji afatgjate nuk kishin si të mos dështonin. Në vitin 2022 ne do të kemi strategjinë nacionale energjetike për dekadën në vijim, dhe shtigjet ku duhet ecur drejt vitit 2050.
Unë dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.
Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju falemnderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni.
Përzemërsisht,
Albin Kurti

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – Fajin e ka Tito,qe s’kemi drita!

No Comments Lajme Opinion

Ka edhe te çmendur te atille, qe per mungesen e dritave dhe te energjise elektrike e fajsojne Titon, apo Fadil Hoxhen, Mahmut Bakallin, Ibrahim Rugoven,e deri te pushtetet dhe qeverite e pasluftes!
Me rendesi pushteti aktual i 14 shkurtit,nuk e ka asnje faj, asnje mekat, asnje deshtim, edhe atehere kur nuk e permush dhe as nuk e mbane asnje premtim, pos maskave, shkarkimeve dhe deshprimeve!
Rrofte marrezia dhe budallaku!

Burimi/Facebook

Petraq Pali – “Perëndim i thyer”

No Comments Argëtim Letersi

Ishte viti, kur shteti po perëndonte dhe ditët e fund vitit ishin me të vërtetë të ftohta e të acarta.
Tregu ishte fare bosh. Njerëzit ishin kthyer të gjithë në ‘robotë’ të ftohtë e të akullt, pa jetë. Buzëqeshja dhe humori u kishte ngrirë në buzë prej kohësh, pavarësisht mediave, gazetave, radiove e Tv-ve ku propaganda ishte e madhe për një shtet të pathyshëm, për një jetë të lumtur…..,paçka që varfëria kishte kapluar më çdo cep të vëndit.
Xhipi i zi, mori të përpjetën e malit në rrugën e pashtruar dhe të vështirë me drita fikur. Errësira e natës sapo kishte hedhur mantelin e saj te zi .
Në timon, si gjithmonë në kësi rastesh, ishte vetë shefi, nënkryetari famëkeq i DPMB të qytetit, i njohur si mjeshtër i arrestimeve si nga më mjeshtrat dhe më dinakët e kësaj Ministrie. Brenda me të ishin dy civilë dhe një polic me uniformë.
Nga supermalorja, “gazi i zi” gulçonte duke lënë pas fjolla tymi e duke ndjellë gulçitje e rënkime si të një laraske të plagosur.
Sa mbrriti në fshat, kjo ekskortë famëkeqe e diktaturës së proletariatit, për çudi apo koiçidencë në atë çast të gjitha dritat e fshatit u fikën si me porosi. Gjithçka u bë sterr e zezë. Shefi, ndezi dritat e xhipit si dhe prozhektorët e zinj anash dy dritareve të cilët ngjanin si “fare”vaporësh në breg.
Kjo bëri që të shqetësonte e të ngrinte në këmbë të gjithë burrat e gratë e fshatit të grumbulluar ndoshta “enkas” në një mbledhje të organizuar nga Partia. Në këtë mbledhje do të diskutohej për gjendjen ideopolitike të kohëve të fundit, pasi flitej se disa elementë të brendshëm e të jashtëm donin të përmbysin Qeverinë dhe do të prishnin qetësinë në Shqipërinë Socialiste, duke bërë trazira…
Ndërkohë errësira po bëhej më e zezë se vet nata. Nga deti dëgjoheshin dallgët e tërbuara që rrihnin shkëmbin dhe hidhnin stërkla uji te forta në lartësi të papara.
Dritat e gazit lëshonin dritëhije të frikëshme. Njerëzit u shokuan edhe nga qëndrimi i egër dhe statik i të porsardhurve. Ndërkohë gjethet e rrapit plak, projektoheshin në tokë si sorra të shthurura me hijet e tyre të lëvizshme nga era, sikur donin të mbysnin çdo gjallesë.
Ishte me të vërtetë një tmerr, kur “djajtë” e zinj, zbritën nga makina dhe hijerëndë iu drejtuan turmës duke dhënë urdhër të prerë.
-Të mos lëvizë njeri nga vendi!- urdhëroi “Shefi”me zë kërcënues .
Ai ishte veshur me një kapardinë të gjatë që nga errësira dhe dritëhija e krijuar dukej si e bardhë në gri dhe kishte një pale syza dielli të zeza (megjithëse ishte terr dhe s’ishte nevoja t’i mbante ato.)
Automatikët e të ardhurve, si shefit dhe atyre që e shoqëronin, ndriçonin nga prozhektorët e gazit sikur shkrihej çelik ose si pasqyra që projeksioni ose iluzioni optik i bënte të madhërishme hijet e tyre të gjata, ndërsa kapardina e gjate e tij, në tokë, të jepte përshtypjen e një veladoni të zi, krijuar nga hija.
Njerëzit që drejtonin mbledhjen fshatçe ose siç quheshin “Njerëzit e Partisë e të Pushtetit ” ngrinë në vend nga kjo e papritur (ose nuk dinin gjë, ose hiqeshin sikur nuk dinin gjë).
Mezi pëshpëritën me gjysmë zëri dhe gjithë frikë…
-Urdhëroni, urdhëroni….!
Sa u futën në mes të turmës, si shefi “mëndjemadh e arrogant” , ashtu dhe civilat e armatosur, edhe polici, duke u kthyer kurrizin e poshtëruar drejtuesit e mbledhjes duke bërtitur e çjerrë që të mos lëvizte njeri nga vëndi. Sa pa mbaruar ende fjalinë e nisur “Në emër të popullit…”, erdhën dritat.
Gjithë vendi u ndriçua dhe “laraskat” hije të gjetheve të rrapit nuk dukeshin më, për çudi as dallgët e detit nuk u dëgjuan më. Ishin ato çaste qetësie dhe ankthi. Njerëzinë e kishte mbytur trishtimi dhe frika nga “bisha”e egërsuar që quhej “Sigurim i Shtetit”.
Të lebetitur, shikonin njëri -tjetrin dhe prisnin plot ankth e plot frikë se kë do të arrestonin.
Kthyen kokën andej -këndej dhe nuk po shikonin as prenë e tyre e as “organizatorin”,as Partine dhe pushtetin e fshatit të cilët ishin trëmbur me shumë.
-Në emër të Popullit,- bërtiti më me fuqi shefi,- armiku i popullit, Stavro Bilani arrestohet këtu para fshatit!
-Uaaaaaaa,- leshuan njëzëri pasthirrmen e përsëritur, gjithë sa ishin mbledhur,-uaaaaaa!
Heshtje. Asnjë lëvizje. Dukej sikur njerëzit nuk po merrnin as frymë.
Aty nga fundi, një grua trime, zonjë kapedane, me një fëmijë të vogël në krah, theu heshtjen e frikëshme dhe kërkon leje të flasë.
-Me leje, im shoq, Stavrua, ka tri ditë që ka ikur, ka kaluar kufirin së bashku me Çome Nikën.
Çomia erdhi e i tha tim shoqi, Stavros, me frikë në zemër disa ditë më pare se Ju e kishit vënë Çomen të ruante e të spiunonte shokun e tij më të ngushtë. Këtë gjë Çomja nuk e përtypi dot. Ai nuk e preu shokun në besë. Kjo është e vërteta.
Kanë dy ditë që kanë mbërritur në Athinë.
Urdhëroni më arrestoni mua!Ja ku më keni!
Epilog.
Ngjarja është e vërtetë:
Në proces verbalin Nr 269 dt… ,1990 të arshivit MPBR shkruhet pikërisht kështu:
“Shkarkohet nga detyra n/kryetari DPMB shoku A T, operativet A A,S M, polici XH XH,për skandalin në fshatin Rrepishte”.
Ministri IM d.v.

Burimi/Facebook

Teuta Shaqiraj – Lisi plak dhe unë

No Comments Argëtim Letersi

Sa herë kaloj atij monopati të pjerrët
kujtoj lisin e moçëm me degët drejt qiellit.
Mes fëshfërimash degësh e zogjsh këngëtarë,
kur frynte erë e ngrirë ja ç’ponte brinjët….

Dy zemra aty pranë, ndezën puthjen e parë
të gdhendura mbi lëvoren kthyer epitaf.
E rrihte limfë e tij me to çdo behar,
me erërat miqësuar ,qe i pari biograf lisi plak.

Coparak mbi bar, si kurban i rrallë një ditë,
krahë e trup ja prenë o miq , e lanë degë tharë.
Rrënjëkëputurat jashtë, harruar si bonjak …
I hedhur atje, si libër rrathë rrathë, pa kapak.

Një farëz ra mbi lëvoren e ashpër, ç’mrekulli!
Kushedi nga ç’erë veriu sjellë aty nga fati.
Duroi acar, diell e dimër me shqotë
një lule petal bardhë, lulëzoi n’pranverë.

Bisqe njomëzake bleruan në çdo krahë
si kujtim dritëhije që lisi bujar dha.
Dhe flora e bukur me magjinë e gjuhës pa fjalë,
egon njerëzore sfidon, pas murit e vë përballë.

Coparak – copa – copa.

Teuta Shaqiraj

Mentor Kikia – Lista e pagave është si historia e inceneratortëve….

No Comments Aktualitet Lajme

Lidhur me skandalin e rrjedhjes/vjedhjes/hedhjes… se të dhënave personale, përfshi edhe pagat… mendoj se dëshmon pasigurinë e të dhënave tona personale, lehtësinë e cënimit të tyre, rriskun e digjitalizimit dhe futjes së teknologjisë si mjet jetese në çdo sektor. Dëshmon rriskun e abuzimit edhe nga vetë ata që i prodhojnë këto databaza.
Megjithatë, unë personalisht nuk kam asnjë kompleks për çështjen e pagës time. Nëse aty nuk do të kishin dalë edhe numrat e ID, mendoj se çështja e pagave është më i fundit shqetësim. Unë nuk kam asnjë kompleks, as nëse të tjerët mendojnë se paga ime është e ulët, apo e lartë. Nuk kam as komplekse se përse dikush ka një pagë shumë herë më të lartë se timen, duke bërë një punë si timen, apo më pak se timen.
Por mendoj se kjo zbuloi shumë detaje që mund të jenë lëndë e parë për studime sociale, psh:
-Se si paguhen nga bordero të pajustifikuara të kompanive private që ushqehen me koncensione, analistë që ushqejne opinionin publik me mendime, sygjerime e parashikime politike proqeveritare.
-Se si njerëz të medias paguhen startosferisht, dhe sërish në mënyrë të pajustifikuar, në referim të tregut, duke e kompromentuar këtë pushtet thellësisht.
-Se si kompani të huaja që shfrytëzojnë pasurtitë tona natyrore, paguajnë specialistët e tyre të huaj me paga marramendëse, dhe këtu nuk paguajnë taksat sepse rezultojnë të dalin me humbje.
-Se si një grusht njerëzish zotërojnë pagat më të larta, dhe masa dërrmuese e të “dekonspiruarve”, mbeten në nivelein e pagës minimale që ka përcaktuar qeveria.
Mund të ketë edhe element të tjerë…..
Lista e pagave është si puna e inceneratorëve, sapo ti hapësh kapakun mban erë të qelbur.

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – NO OPEN BALKAN!

No Comments Aktualitet Lajme

Kosoves ju vu trau si pike kufitare me pagese ne Kalimash, e Serbise po i hapen rruget per te vershuar nga Tirana, Durresi, Vlora, Korça e deri ne Shkoder e Velipoje!
Kjo eshte realizim i enderres serbo ruse, per dalje ne Adriatik!
Open Balkan, nuk mund te akceptohet, nga deshirat dhe interesat individuale apo njepartiake, kjo eshte nje ide e cila kerkon studim dhe analiza te gjitheanshme serioze mbarekombetare,fillimisht te mbahet nje referendum dhe votim me konsensus ne parlamentin e Shqiperise dhe Kosoves!
Ndryshe do prodhoj situata te padeshiruara konfliktuoze, nga apetitet e hegjemonise serbe, per te dominuar dhe diktuar çdo gje ne Ballkanin Perendimor!
Kosova ka pervoja tragjike nga hegjemonia serbe dhe nuk duhet lejuar riciklimi i situatave luftenxitese dhe konfliktuoze, per interesa te politikave ditore dhe elektorale te Tiranes dhe Beogradit zyrtar!

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Duhet hequr dorë për të udhëtuar në Beograd!

No Comments Lajme Opinion

Në vend të debatit
Duhet hequr dorë për të udhëtuar në Beograd!
Kjo që i ka ndodhur drejtorit të TV Klan Kosova,Adriatik Kelmend Beogread, kur e kur, ai ishte ftuar në një tubim ndërkombëtar të rajonit,tregon qartë se regjimi i Serbisë nuk ka ndryshuar skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës…!
Vetë fakti se zyrtarët e BIA-së shërbimit sekret të Serbisë,nuk kishin harruar metodat denigruese dhe antishqiptare të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviq,kur e kur regjimi tij i pati vënë në shënjestër popullin shqiptar të Kosovës nën mbikqyrjen e shërbimeve sekrete ushtarako-policore dhe këso kohe me shërbimin e A.Vuçiq me BIA në Beograd(!).
Për shkak të skenarëve policorë,do të ishte mirë, që, tërë qytetarët e Kosovës përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës,të heqin dorë nga udhëtimi dhe pjesëmarrja në çfarëdo tubimi ndërkombëtar dhe rajonal të Ballkanit,ndonëse shqiptarët nuk janë të dëshiruar të shihen në Beograd(!).
Çikago,22 dhjetor 2021

Burimi/Facebook

Miliarderi i ri i Shqipërisë/ Ben Blushi, 240 mijë dollarë në muaj

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-deputeti socialist, Ben Blushi rezulton të jetë një nga miliarderët më të rinj të Shqipërisë. Dhe kjo të paktën zyrtarisht, jo nëpërmjet fitimeve të siguruara nga ndonjë biznes, por vetëm si nga paga si Drejtor i Top Channel. Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, Top Channel i deklaronte atij gjatë vitit 2021 një pagë mujore prej 24,756,130 lekësh në muaj ose afërsisht 240 mijë dollar. Kjo është paga më e lartë që merr një person në vendin tonë qoftë në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. E llogaritur për 12 muajt e vitit, ai siguron të ardhura nga paga afro 3 milionë dollarë.

Ben Blushi ka qenë drejtor në Top Channel për disa vite, ndërsa dha dorëheqjen muajin e shkuar.

Burimi/stratirana.com/

Se shpejti, nga 1 janari ne darke, do te ndiqni Okult nga Alfred Cako.

No Comments Aktualitet Lajme

Nje emision qe do ta hedhim ne youtube cdo te shtune ne darke dhe qe e kam dashur prej shume vitesh ta realizoja me disa drejtues te TV-ve kryesore ne Tirane por qe asnjeri prej tyre nuk e ka kuptuar peshen e kesaj fjale te lidhur me thellesite e paeksploruara te historise se 4 racave renje te meparshme mbi toke dhe historine e races aktuale te peste te ciles duket se po i vjen fundi. Eshte duke u pergatitur raca e 6-te, ne fillim gjysem fizike e gjysem teknologjike, pa elemente shpirterore.
Okult merret, pervec kesaj, me shkencen, religjionin, filozofine, me simbiozen e ketyre te trejave, mbi bazen e koncepteve teozofike.
Okult e sheh edhe historine e races se peste si nje ajsberg, me jo me shume se 20 stacione te rendesishme ku rrymat e padukshme te thellesise se ujrave shtyjne masen prej 5/7 te tij dhe jo era qe loz me kapucin.
Ne kete histori, ne nuk do merremi vetem me pasojat e prodhuara nga aktet e medha te turmave te drejtuara nga nje pakice e vogel dhe as me idete iluzive qe i kane hedhur keto turma drejt kazaneve te vluar ekzistenciale, por do merremi me shkaqet, me mekanizmat e perdorur nga pakica dhe qellimet e tyre ne cdo gur kilometrik te historise.
Qellimi i emisionit Okult nuk eshte gjithmone te jape definicione per shume tema tabu te mesuara ne shkollat e sunduara nga pakica, nga mafia e shkences, por te hape edhe ndonje dritare tjeter orientimi, sipas teorive te disa dijetareve te medhenj qe kane dhene opsionet e tyre te argumentuara ndryshe prej pozicionit zyrtar.

Burimi/Facebook/Alfred Cako