Home

Lajme

Populli i del në krah profesorit që pasion ka vallëzimin

No Comments Aktualitet Lajme

Pas rrëfimit të tij se po linçohet për videot e tij dhe për pasionin që ka për vallëzimin, profesori nga Vushtrria ka marrë përkrahje nga figura publike, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe prej shumë të tjerëve.

Rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale.

Profesori i Biologjisë nga Vushtrria ka rrëfyer sot në KTV se po i përjeton rëndë ofendimet ndaj tij dhe se i ka kërkuar vëllait të distancohet, nëse turpërohet.

Por, ka shumë prej atyre që e përkrahin profesorin në pasionin e tij dhe thonë se ai nuk po bën asnjë faj. Reagimet e mëdha kanë qenë ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, i cili i quajti të pahijshme dhe degjeneruese videot ku profesori kërcen në shtëpinë e tij.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili ka audiencë të madhe në “Facebook”, ka shkruar se ai do të hapë një llogari në rrjetin social “TikTok” vetëm që të shikojë videot e profesorit.

“Ky eshte nje problem i shoqerise tone, problem shume i madh bullizimi i te gjith atyre qe kane deshire te shfaqin dicka qe e kane pas pasion e deshire. Mos te harrojme, ky profesor nuk eshte nga ata qe i kemi pa tu ra shuplake naj nxenesi, as ngacmim seksual e tragjedi tjera. Njerit i vallzohet e le te vallezoj ne sallonin e tij”, ka shkruar Spahiu.

Opinionisti Imer Mushkolaj thotë se profesori nuk është as kriminel e as hajn, por thjesht një njëri që ka një pasion dhe se ai nuk meriton të bullizohet.

“Ky njeri nuk është kurrfarë krimineli, as hajni. “Krimi” i vetëm që ka bërë është se vallëzon n’shpi t’vet, për qejf t’vetin. Ai nuk meriton të bullizohet, as të përqeshet. Lejeni njerin rahat”, thuhet në postimin e Mushkolajt në Facebook.

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Neri Ferizi, i ka kërkuar deputetes Ujkani, që t’i kërkojë publikisht falje profesorit.

“Fjolla Ujkani ish dashte me i kerku falje profesorit per lincimin publik pa pike nevoje”

“Pse nuk po reagon per shume ngacmime seksuale qe ndodhin per dite neper shkollat tona? – qe jam shume e sigurt qe ju i dini shume mire edhe emrat profesoreve qe ngacmojne ne shkolla”, ka shkruar Ferizi në Facebook.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dalë në përkrahje të Pacit, duke thënë se gjykimi që po i bëhet atij për pasionin e tij, tregon se cfarë shoqërie jemi.

“Se cfare shoqnie e poshter jemi, kqyrne qasjen ndaj profesorit Lulzim Paci, i cili hobin e tij per vallezim e shfaq ne rrjete sociale. Puna e tij si arsimtar duhet te vleresohet profesionalisht. Deshira per vallezim duhet te admirohet e jo gjykohet. Lul jam me ty. Kerce e kendo!”, ka shkruar Kajtazi.

Ndërsa shkrimtari Azem Deliu ka shkruar se “Kjo shoqëri nuk turpërohet me arsimtarët që e mendojnë dhunën si disiplinim ndaj nxënësve, nuk turpërohet me profesorë injorantë që s’dinë kur kanë lexuar për herë të fundit, por i hidhet në qafë dikujt që ka vallëzuar”.

Opinionisti Ermal Sadiku ka përkrahur profesorin në pasionin e tij.

“Profa, i veshun mire, ne nje dhome te bukur po kcen shqip. Si loqke, pa asnje gje te keqe”, ka shkruar ai në Facebook.

*Fotografia e shkëputur nga KTV

Burimi/periskopi.com/

Faton Bislimi – “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,”

No Comments Argëtim Letersi

Dje, në një ngjarje madhështore në New York, në mes miqësh e dashamirësh, atëdhetarësh e veprimtarësh të pakursyer, promovuam librin tim më të ri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,” në të cilin dokumentohen fillet e historisë më të lavdishme të kombit tonë të fundshekullit 19-të, kur edhe u betonua marrëdhënja unike shqiptaro-amerikane. Libri tërësisht bazohet në dokumente zyrtare të Kongresit të SHBA-ve, letra personale të politikbërësëve kryesorë amerikanë të kohës, përfshirë senatorë e kongresistë, sekretar shteti, presidentë e zv. presidentë, etj.
Për mua, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit, ishte nder e privilegj i jashtëzakonshëm që aty të kishim Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, i cili në fjalën e tij vlerësoi me fjalët më të mira punën time dhe librin, si dhe ritheksoi përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve për përkrahje të parezervë ndaj Kosovës dhe kauzës sonë kombëtare falë angazhimit dhe bashkëpunimit të sinqertë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Nga promovimi ynë, Senatori Menendez u kthye direkt në Washington, DC për takim me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë për cështjen e Ukraines.
Kosova dhe populli shqiptar janë të bekuar për miqësinë që kanë me SHBA-të – miqësi kjo e trasuar gjeneratë pas gjenerate nga shumë veprimtarë të dalluar të kombit, ku vend primar e në piedestal kanë z. DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizata e jonë e vetme e regjistruar si lobiste në Washington, anëtarët e Bordit të Ligës e përkrahësit e shumtë kudo nëpër SHBA e gjetiu – pa punën e të cilëve, historia jonë do ishte ndryshe, shumë më e zymtë, dhe assesi histori e triumfeve. Shteti i Kosovës rrënjët i ka pikërisht në punën e lobit tonë dhe në hollet e zyret e Kongresit në Capitol Hill.
Si shqiptar, ka qenë nderi i jetës time që mbi dy dekada në kuadër të Ligës kam arritë të njohë nga afër e të bashkëpunojë më liderë politikë amerikanë, punë kjo që do e vazhdoj me përkushtim tutje.
Si prind, nuk ka ndjenjë më të mire sesa në një ngjarje si kjo mbrëmë të kisha afër edhe fëmiun tim të parë, vajzën time të madhe, Fionën, për të ndarë këto momente krenarie bashkë.
Si shkollar, jam tepër i nderuar me fjalët më të mira të thëna për librin nga vet Senatori Menendez, folësit tjerë në promovim, por edhe ata të cilët me shkrim vlerësuar punën time dhe u përfshinë në libër si Emma Bonino, ish-Ministre e Jashtme e Italisë dhe Komisionere e Bashkimit Evropian, Ileana Ros-Lehtinen, ish-Kongresiste dhe Kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Roland Gjoni, profesor i së drejtës ndërkomëbtare, e Steven Powels, avokat ndërkombëtar në Londër dhe hartues i aktakuzës së Hagës kundër Milosheviqit.
I falëmnderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, e vecanërisht miqët e mi, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ligës, Joe e Shirley, Ambasadorin e Shqipërisë në OKB z. Ferit Hoxha, Ambasadorin e Kosovës në Washington, DC z. Ilir Dugolli, Ambasadorin e Kosovës në New York z. Frymëzim Isufaj, si dhe historianin Jusuf Buxhovi e mikun e përbashkët Milaim Abdullahu për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje mbresëlënëse.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook

Labi kall lojën: I dhuron profës pushim në Turqi

No Comments Aktualitet Lajme

Këngëtari i njohur Labi, ka vendosur t’ia bëj një dhuratë profës së njohur vushtrrias që u bullizua tej mase dhe u linçua nga disa politikanë për vallëzimet e tij në tiktok.

Dhe lexues të dashur, kjo dhuratë ështëëëëë: pushim në Turqiiiiiii.

Labi shkruan:

🖐🏻🤝Prof i dashur, pata vendosur me u marr vetëm me punët e mia dhe me raste të cilat kanë nevojë për sherim, sepse ndryshe , ketu gjithçka është politizuar.

Prof i dashur, ju keni bërë punën më të mirë, duke i motivuar nxënësit dhe duke ju dhuruar vullnet me ato video supër personale, në kohën kur e gjithë RINIA E KOSOVËS është jashtemase e deshperuar.

Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgje.

Ju jeni mesues , jeni një HERO.

PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga ” Dora e Shqiptarëve” qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi.🤝😉thjeshtë theje deri N’rrahime siq e perdorim ne në shoqeri😄😄

Te duam,

Me respekt për ju, nxënësi , nxënësit dhe vellau me të gjithë shqiptarët.

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

Burimi/periskopi.com/

Dea largohet papritur nga takimi me Enin: Ka një problem se jam vetë i tretë

No Comments Argëtim Thashetheme

Këtë javë në programin e të hënës “Love Story” Dea ka zgjedhur Enin për një takim të dytë. Ata kanë diskutuar për marrëdhënien e tyre se si do të ishin si një çift. Eni ka treguar edhe për nënën e tij që nuk e ndan nga vetja dhe do të jetonte bashkë me të, por takimi është ndërprerë nga një telefonatë e papritur që duket se ka ndryshuar gjithçka. Çfarë ka ndodhur?

Dea: Nëse vajza që ti ke në krahë bën më shumë para se ty, a mendon se është një problem për ty?

Eni: Nuk ja lejoj vetes që një vajzë të marri më shumë para se unë.

Dea: Mendon se marrëdhënia në çift duhet të jetë 50-50?

Eni: Po gjërat mund të jenë të përbashkëta, po tek pjesa e shpenzimeve s’ka përse. Por ka një problem se unë jam vet i tretë.

Dea: Pse? Ke dhe mamin?

Eni: Nuk të lë ajo.

Dea: Do të jetë gjithë kohës me ty?

Eni: Do të jetë patjetër.

Dea: Nëse e dashura jote të thotë jo nuk dua ta sjellësh mamin tënd të jetoj me ne.

Eni: Nëse më ka pranuar mua më ka pranuar me të gjitha të këqijat dhe të mirat e mia.

Dea gjatë takimit ka treguar se ajo është shumë konfuze për ndjenjat e saj për Enin.

Papritur Dea merr një mesazh në telefon edhe pse është përpjekur të fsheh emocionet ajo e ka ndërprerë takimin për të bërë një telefonat.

Burimi/tvklan.al

Eni kërkon të largohet nga “Love Story”, fjalët për Dean: Je në kthetrat e Albionit, të drejton ai

No Comments Argëtim Thashetheme

Eni, një prej konkurrentëve në Love Story, ka kërkuar që të largohet nga programi. Vendimi i tij ka ardhur pas takimit me Dean, i cili u ndërpre për shkak të një mesazhi të Albionit drejtuar fronistes. Eni iu drejtua Deas dhe i tha se ajo është gjatë gjithë kohës në kthetrat e Albionit. Prandaj, ai kërkoi mirëkuptimin e produksionit për t’u larguar.

“Desha t’i them Deas që e kam shprehur pëlqimin për të që në takimin tonë të parë. Kam qenë gjithë kohës i fokusuar dhe i përqendruar tek ty. Më zgjodhe në një takim të dytë sepse ndoshta ke menduar se mund të kishim diçka më shumë bashkë. Ajo nuk ndodhi sepse je gjatë gjithë kohës në kthetrat e Albionin dhe ai të drejton dhe ti e ndjek gjithë kohës nga mbrapa. Mendoj se nuk kam asnjë arsye për të qëndruar në program, kërkoj mirëkuptimin e produksionit dhe dua të largohem nga Love Story”, tha Eni.

Pas këtyre fjalëve, Dea i kërkoi ndjesë Enit për situatën që rrodhi gjatë takimit dhe i ktheu përgjigje duke thënë se nuk është në kthetrat e askujt.

“Përpara se të largohet dua t’i them Enit që të kërkoj ndjesë për mënyrën si rrodhi gjëja. Nuk jam në kthetrat e askujt. E fundit fare, edhe nëse do kisha qenë në takim me dikë tjetër dhe ti të më kishe shkruar një mesazh dhe të më thoshe që do të largohesha do kisha vepruar po njësoj. Nuk dua të jem unë shkaku kryesor dhe dua që gjërat të diskutohen. Ti je një djalë shumë i mrekullueshëm. Bëj atë që ndjen të bësh”, tha Dea.

Ndërkohë, Alketa Vejsiu iu përgjigj Enit se produksioni do ta mendojë kërkesën e tij.

Burimi/tvklan.al

Albioni bën gati valixhet! Dea e bind të qëndrojë me kushtin që…

No Comments Argëtim Thashetheme

Diçka e papritur ka ndodhur në momentin kur Dea ka qenë në takim me Enin, ajo është detyruar të largohet nga takimi për shkak të një mesazhi që ka marrë nga Albioni. Ai do të largohet nga programi dhe të niset drejt Prishtinës duke bërë gati valixhet.

Albioni nuk i është përgjigjur Deas në telefon dhe bashkë me produksionin kanë shkuar në dhomën e hotelit ku ai po qëndron.

Albion: E zgjodhe atë në takim? Pse nuk e vazhdove? E di që jam xheloz?

Dea: Po. Nuk kam bërë gjë. Kam ardhur këtu se nuk dua që ti të largohesh.

Pas disa debateve duket se Dea e ka bindur Albionin të qëndrojë në program.

Albion: Je e sigurtë që do dalësh vetëm me mua?

Dea: Po pranoj do dal vetëm me ty.

Pas këtij momenti të dy kanë shkëmbyer një puthje dhe duket se janë në program vetëm për njëri-tjetrin.

Burimi/tvklan.al

Bari Dervishllari – Pyll i ndotur.

No Comments Argëtim Letersi

Te pylli me kafshë shumë,
seç u grinë dhe u zunë.
Zihësh derri me arinë,
dukej sikur bënë kërdinë.

Po një dit plasi haleja,
me ca habere të reja.
Ishin shok e ishin miq,
bashkë hanin kërma,fiq.

Tha Sorkadhja:Mjerë ne,
këtu në pyll paska hale!
Paska qënë punë e thellë,
të dy flenë në një shpellë!

Burimi/Facebook/Autori

Ndue Lazri – ATO QË DIPLOMACIA NUK I THOTË

No Comments Argëtim Letersi

-Rreth librit “Flirti civil dhe Ambasadori” të Rexhep Hotit-
Sipas një thënieje të Napoleon Bonapartit, revolucionet i projektojnë idealistët, i bëjnë heronjtë, ndërsa frutet e tyre i gëzojnë mashtruesit. Më erdhi ndër mend ky parafrazim tek po lexoja librin e Rexhep Hotit, “Flirti civil dhe ambasadori”. Rexhep Hoti, poet, prozator e gazetar, me karrierë politike dhe përvojë në qeverisje, njohës i mirë i ambientit mbarëshqiptar dhe i politikës aktuale europiane e botërore, duket sikur është ndalur me qëllim në realitetin kosovar, mbarëshqiptar dhe europian menjëherë pas fitores së lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Është momenti kur ka lindur shteti më i ri në Europë. E ky shtet i ri është si ai fëmija, që pasi i është dhënë një emër, Republika e Kosovës, ka nevojë të zgjerojë njohurinë e vet drejt botës, siç ka nevojë që edhe bota ta njohë dhe ta ndihmojë në mëkëmbjen, rritjen e përparimin e tij. Por, ende pa lindur mirë, ata që janë thirrur për ta rritur, në vend që ta rrisin me përkujdesje siç rritet një fëmijë, i vjedhin oksigjenin dhe e çojnë drejt asfiksimit.
Për të na sjellë realitetin bashkëkohor mbarëshqiptar e europian, Rexhep Hoti shkruan një libër të një natyre të veçantë, ku ndërthuren eseja historike me analizën politike, drama shekspiriane e intrigave me metaforën poetike që është filli lidhës i gjithë përmbajtjes së librit. E këto veçori të librit i shikojmë që nga prologu midis dy krijuesish e intelektualësh që vërtet i bren meraku për Kosovën e Shqipërinë, tek metafora e gjetur e ambasadorit imagjinar (që edhe aq imagjinar nuk është), tek intrigat e krerëve apo komandantëve të pasluftës në etjen e tyre për të marrë shpërblimet materiale deri tek flirtimet e hapura me ndërkombëtarët që hedhin kthetrat për të patur fitimet e veta në një shtet gati të vënë në ankand.
Duket sikur thënia e cituar nga Napoleoni është aktuale për republikat shqiptare në Ballkan. Kosovarët luftuan si heronj për t’u çliruar nga pushtimi e genocidi serb, derdhën gjakun pa kursim e shumë familje u shfarosën. Por frutet e asaj lufte po i korrin mashtruesit, mediokrit që kanë marrë pushtetin dhe flirtojnë me këdo që shfaq interesa në Kosovë, mjafton që të mbushë xhepat e qeveritarëve. Dhe populli zhgënjehet përditë nga bijtë e vet që i zgjodhi me besimin se do ta zhvillonin vendin e do ta çonin Kosovën drejt Europës.
Edhe në Shqipëri, me rrëzimin e komunizmit, njerëzit idealistë besuan në një demokraci të vërtetë, pati sakrifica të pafundme, deri edhe me jetë njerëzish, por frutet e asaj lëvizjeje mbarëpopullore që rrëzoi komunizmin, i gëzuan dhe po i gëzojnë mashtruesit, ata që e kanë vënë copa copa në shitje Shqipërinë për të pasuruar vetveten, një grup politikanësh të paaftë, të korruptuar e të kriminalizuar, që e kanë zhgënjyer e lodhur popullin, duke e sfumuar përditë e më tepër ëndrrën e tij për të shkuar në Europë.
Nëpërmjet ambasadorit imagjinar, që është përfaqësuesi diplomatik i supershtetit të botës, por që në të vërtetë është pak në rolin e diplomatit e shumë në rolin e atij që ndërhyn në punët e brendshme të shtetit ku është akredituar deri në atë masë sa të jetë ai që komandon gjithçka deri në zgjedhjen e kryeministrit e të Presidentit të vendit, autori na tregon se roli i ndërkombëtarëve dhe i diplomacisë ndërkombëtare është larg asaj që aspirojnë popujt e Ballkanit. Shqiptarët përgjatë historisë gjithnjë kanë mbetur të zhgënjyer nga fuqitë e mëdha dhe diplomacia e tyre. Edhe pas më shumë se njëqind vjetësh nga Konferenca e Londrës që vuri vulën përfundimtare mbi copëtimin e trojeve shqiptare, duket se në politikën europiane dhe në diplomacinë e saj pak gjëra kanë ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Edhe pse libri është shkruar në vitin 2012, duket se Hoti ka profetizuar mbi ato që ndodhin sot jo vetëm në politikën e zhvillimet e republikave shqiptare në Ballkan, por edhe ato në skenën europiane, që nga dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian dhe politika aktuale e Këshillit të Europës. Ndërhyrjet e hapura të ndonjë diplomati apo diplomateje të huaj në zhvillimet politike të republikave shiptare ku janë akredituar, janë thuajse të njëllojta me ato të ambasadorit imagjinar që e ka tipizuar aq bukur Hoti në librin e tij.
Ambasadori imagjinar, me prepotencën e përfaqësuesit të një supershteti, mendon se atij i lejohet gjithçka deri në futjen në aferat korruptive të tij personale apo të gruas së vet me mision në Bullgari. Ai nuk e ka për gjë të përdorë edhe dosjet e shërbimeve sekrete për të kërcënuar politikanë e deputetë në mënyrë që të realizohet plani i tij në zgjedhjen e drejtuesve kryesorë të shtetit të Kosovës. Kësisoj ai bëhet i gjithëpushtetshëm, ndërsa drejtuesit e emëruar janë thjeshtë buratinë në dorën e tij. Kësisoj, Hoti me librin e vet thotë ato gjëra që diplomacia nuk i thotë kurrë, por i fsheh me frohtësinë e dinakërinë e saj të përhershme.
Hoti ka kurajon që, nëpërmjet sjelljes së fakteve dhe analizave të tyre me forcë të shëndoshë logjike, të mbajë qëndrim edhe ndaj politikave të shteteve të fuqishme si Gjermania, Franca e Anglia nga njëra anë dhe Rusia apo sheikët e orientit nga ana tjetër. Veçmas mban qëndrim ndaj politikave të Brukselit. Të atij Brukseli që nga njëra anë flet për politika demokratike e zhvillimi në rajonin e Ballkanit e sidomos në republikat shqiptare të atij gadishulli dhe nga ana tjetër në hapjen e negociatave për zgjerimin e Bashkimit Europian i jep prioritet Serbisë gjakatare e pushtuese dhe jo Kosovës e Shqipërisë që historikisht kanë vuajtur nga politika serbe.
Edhe këto politika, janë rezultat i flirteve që bëjnë vetë poltikanët shqiptarë, si drejt perëndimit, ashtu edhe drejt orientit. Mjaft politikanë kosovarë me fjalë e parulla janë kundër serbit, nga ana tjetër lidhin krushqira me të, përdorin informacionet e shërbimeve sekrete serbe për të luftuar njëri-tjetrin kur bëhet fjala për të zënë poste të rëndësishme në pushtet, apo për të marrë thelat më të mëdha në korrupsionin galopant që ka mbërthyer ekonominë e vendit.
Duke qenë një nga eksponentët që ka punuar me shtypin në Kosovë, Hoti në këtë libër bën një radiografi të plotë të mediave në Kosovë e në Shqipëri, denoncon rolin e tyre gati tradhëtar ndaj problemeve themelore në të tri republikat shqiptare, shitjen e tyre tek bosët ekonomikë e politikë që i komandojnë, paaftësinë profesionale të gazetarëve, që realisht e shikojmë të gjithë ditë për ditë, aq sa na janë pështirosur ekranet dhe organet e shtypit. Gazetarë milionerë të paguar për të broçkollitur shumë pa thënë asgjë në interes të popullit, në servilosje që të përzien stomakun ndaj eprorëve të tyre që duken sikur rrinë në hije, por që populli i njeh.
Mesazhet e Hotit të dhëna nëpërmjet pasazhesh e episodesh tronditëse e domethënëse, janë të qarta e largpamëse. Në mbyllje të librit jo më kot ka vënë vizitën e delegacionit shtetëror në Libi, tek diktatori Gheddafi, si një përparësi me karakter ekonomik e politik. Duket se autori ka parandjerë politikën e sotme të hapur me preferenca ndaj Turqisë e vendeve të lindjes nga të tri qeveritë e republikave shqiptare në Ballkan, çka e shohim edhe me vizitat e Erdoganit she interesat e tij në këto tri republika. Episodi kur ministrja kosovare thuajse fare e zhveshur bën vallzimin e belit përpara diktatorit libian, merr forcën e një simboli dhe të një profecie, të një ere kulturore që fillon të fryjë në republikat shqiptare të ballkanit, çka e shohim sot hapur me serialet e shumta turke që kanë pushtuar ekranet e televizionit, me minaret e xhamive që po mbijnë gjithandej si kërpudhat pas shiut, me mbulimin e femrave me ferexhe pas pesëdhjetë vjetësh që ishin zhdukur nga reliteti shqiptar e shumë dukuri të tjera.
Të gjitha këto e bëjnë librin “Flirti civil dhe ambasadori” jo vetëm interesant e tërheqës për lexuesin, por edhe me një tingëllimë shumë aktuale, një kambanë alarmi për rrezikshmërinë e politikave të ndjekura nga politikanët tanë, si dhe të korrupsionit që si oktapod ka shtrirë tentakulat e tij në ekonominë e tri republikave shqiptare.
Janë këto politika, që bashkë me ndërhyrjen e eksponentëve të huaj që kanë interesa të ngushta në Ballkan, na largojnë nga Europa dhe na e dëmtojnë rëndë identitetin e imazhin tonë kombëtar. Ka ardhur koha që frutet e revolucionit të mos i gëzojnë më mashtruesit, por ata që me të vërtetë, me ndershmëri e përkushtim vënë interesat kombëtare përpara interesave vetjake.
Ndue Lazri

Burimi/Facebook

Ibsen Elezi – Koalicion me LSI eshte vazhdimesi e imoralitetit politik !!!

No Comments Lajme Opinion

LSI eshte nje force e majte, ne mos me ekstrem se PS.
Koalicioni me nje force te majte politike ne statutet e meparshme te PD ka qen e percaktuar si kompetence e Kuvendit Kombetar, ne statutin e dates 11 dhjetor 2021 eshte percaktuar si kompetence e keshillit kombetar, por e paspecifikuar.
Kjo eshte bere e qellimshme nga po ata ustallare qe keshillonin dikur Lulin per statutin e tij.
Nga i lind e drejta S29 apo Sali Berishes per te marr nje vendim ne kundershtim me vullnetin e antaresise ?!
Kush jane keta qe guxojne te sillen si Luli akoma pa e larguar dot ate ?!
Kush jane keta qe flasin per fryme dhe e vrasin ate akoma pa lindur mire ?!
Fryma lind kur arrin te jesh konseguent ne beteja te vazhdueshme, pa ceduar as milimetrin ne parimet themelore morale dhe jo te flirtosh me imoralitetin politik qe ne stacionin e pare.
Kur u shpreha me rezerva ne kuvendin e dates 11 dhjetorit per zgjedhjen jodemokratike te G29-es, shume miq me shkruanin me dashamiresi qe s’duhej ta kritikoja ne nje moment te tille dhe i kam mirekuptuar, por kam qene i bindur se ky grup rithemelimi nuk do me mbante dot barren e ngarkuar.
Sipas Doktorit, ne emer te S29 marrveshjen me LSI e paska firmosur Muli, ketu e ke menduar mire, marrveshjet e pamoraleshme i shkojne per shtat tradhetareve, LSI-in e keni quajtur vete te tille ne 2013, ndersa Mulin dhe Lulin e kemi provuar ne protesten e traut te 31 marsit 2018, kur per pazaret e tyre mbronin ne parlament traun e Rames.
Guximi i S29 per te tallur me vullnetin e 4934 delegateve dhe 44000 anetareve eshte guxim i marrem qe do ju kushtoje shume se demokrateve.
Ata presin vazhdimin e aksionit politik te lene ne gjysem ne daten 8 janar, dhe jo lenien ne gjysem si modeli Luli.
Nese nuk hiqni dore nga ky imoralitet, ju me vetedije po i beni atentatin e rradhes frymes per ringritjen e PD-es.
Dalja me kandidat te pavarur, ne mungese te sigles se mbajtur peng nga Rama dhe Basha, eshte e vetmja zgjidhje qe krijon besim dhe fryme ne opinionin publik

Burimi/Facebook

POEZI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA

No Comments Argëtim Letersi

KAVAJA IME

Kavaje!
Sa shume plage te ka lene koha
Plaget e tua pikojne gjak edhe sot
Te verteten une e njoha
Historia per ty shum thot

Per demokracine bijte e tu kane demonstruar
Per te larguar te egrin barbare
Lirine gjithmone e kane cmuar
Birucat me gjak i kane lare

Vitet iken e rrollen lume
Dhe diktatura serisht s’na u nda
Me te keqen u dashuruat shume
Plage te vjetra serisht ju la

Trojet e tua te perveluara jane
Nga te kater anet ti kane coptuar
Edhe detin ta kane mare
Ne shpirte e ne zemer te kane vrare

Dhe bylbylat sot vajtojne
Lot derdhin per njerezine
Nga vatani po i largojne
Te shkrete e lane Shqiperine

Ardhte e paster demokracia
Bashke me lirine ne qytetin tone
Te mbizoteroje harmonia
Lumturi te kemi gjithmone

O Kavaje e demokracise
Kete poezi per ty e shkrova
Per qytetin e lirise
Per liridashesit qe aq shume i cmova

Gresilda Rrugeja 20 . 03 . 2020.

Burimi/Facebook