Home

Lajme

Fadil Lushi – SA KEQ, KUR PARAGJYKOHESHIN IMAMËT!

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!
SA KEQ, KUR PARAGJYKOHESHIN IMAMËT!
Kjo figurë a shëmbëlltyrë e njerëzve të mirë, është formuar më 22 nëntor të vitit 2021, diku në hapësirat HILEQARE të Qendrës për Kulturë të shehërit tim.., në hapësirat e uzurpuara në mënyrë të paligjshme nga pushtetarët prej komunistësh.., në hapësirat e Xhamisë së Çarshisë të kasabasë sonë!.., pikërisht në atë vend dhe në atë kohë kur u shënua 113 vjetori i Alfabetit të shqiptarëve.., të shqiptarëve këtej gardhit tonë.., atëherë, kur unë bashkë me mikun tim të nderuar Ejup efendiun, diskutonim për rolin pozitiv dhe kontributin e hoxhallarëve të Myftinisë së Tetovës dhe gjithandej tokave shqiptare, karshi çështjes kombëtare, ‘karshi hises’ së tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave prej gjak shqiptari! Dhe në fund, miku ynë, i cili gjatë gjithë jetës së tij drejtoi lutjet e besimtarëve, sikur parafrazoi një të vërtetë historike.., të vërtetën e pamohueshme, në vijim: “Vëlla i dashur, do më tregosh: kur dhe në ç’vend, imami ynë, pengoi arsimimin e femrës shqiptare.., do më dëftosh se, imami ynë, kur dhe në ç’vend kundërshtoi hapjen e shkollave shqipe.., do më tregosh se, cili imam, nuk arsimoi çunat dhe caucat e tij!”.., dhe unë bashkë me profesorin tim, Xheladin Muratin, u pajtuam me faktet që parashtroi imami ynë i nderuar!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *