Home

Lajme

Tani pa Berishën PD-ja fitoi sovranitetin, lirinë dhe demokracitetin nga autokracia e korrupsioni

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 11 Dhjetor 2021 u mbajt një mitingfoltore e cila me demek e shkarkonte Kryetarin Basha nga kreu i Partisë Demokratike. Për t’i dalë përpara falsitetit të kësaj mitingfoltoreje Berisha në kohë rekord për 5 ditë organizoi një farë farse referendare me 18 Dhjetor 2021 ditën kur u mblodh Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky referendum u organizua për “rishkarkimin” e Bashës , me qëllim për ta helmatisur e coroditur antarësinë e Partisë Demokratike se Bashën nuk e do as Pseudokuvendi i Berishës dhe as referendum i Sali Berishës.

“Të mirat” e mitingfoltores antiBasha e anti-SHBA si dhe të “referendumit” të saj

Por po e them se kush janë “të mirat” e mitingfoltores dhe të referendumit të saj. Të mirat e mitingfoltoreve të Berishës janë: së pari këto dy “ngjarjefenomen”tipike zhurmuese e trilluese të organizuara nga autokrati dhe pengmarrësi i Partisë Demokratike Berisha e pastruan dhe do e pastrojnë Partinë Demokratike nga dogmatizmi mashtrues i berishizmit dhe nga përvoja e trashëgimia autokratike e tij.

Së dyti këto dy fenomene berishiste po përshpejtojnë pastrimin, dekomunistifikimin dhe dekriminalizimin e Partisë Demokratike nga individë me trashëgimi komuniste dhe me rekorde korrrupsioni e antiamerikanizmi. Berisha dhe ata të cilët janë më aktivët dhe më të zellshmit për avokatinë e Berishës ata i bënë një të mirë të madhe Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pasi de fakto u vetëpërjashtuan, sepse ata e kuptojnë tashmë se nuk kanë vënd e as nuk mund të bëjnë më karrierë në Partinë Demokratike individë me të kaluar komuniste dhe me rekorde vjedhje e korrupsioni. Ata nuk mund ta pranojnë faktin se tashmë Partia Demokratike, kryetari, kryesia dhe kuvendi i PD-së drejtohen nga individë të cilët nuk janë si ata që foltorojnë e zhurmojnë nëpër salla e foltore kundër Bashës dhe SHBA-ve.

Referendumi i Sali Berishës ishte si referendumi i Edi Ramës.

Edhe Edi Rama ka bërë nje referendum tipik si ky i Sali Berishës ,një referendum vetëm për veten e tij kur Rama ftoi dhe organizoi nje referendum per veten e tij për ta votuar kryeministrin dhe për ta zgjedhur veten e tij kryetar të Partisë Socialiste. Po kështu Berisha thirri demokratët në referendum për ta rrëzuar Bashën me qëllim për ta ligjësuar kuvendin fallxo të foltoreve të tij me synim që të ribëhet ai kryetar. Si ju duket disave që janë me foltoret e Berishës fakti se Berisha ngre një pikë votimi fare pranë Ambasadës së SHBA ku ai shkon dhe voton edhe vetë. Pra një referendum organizuar, derigjuar dhe i ftuar nga Berisha, pra një referendum i Berishës dhe vetëm për Berishën , ku ai “verifikon”antarësinë , ai manipulon demokratët dhe votojne në të edhe ata që nuk janë antarë të PD-së, dhe po ai numron dhe shpall rezultatin dhe “fitoren “ e “referendumit” të tij.

Shqiptarëve nuk u intereson që ta mbrojnë non grata-n amerikane për Berishën dhe shqiptarët nuk i kundërvihen SHBA-ve pse ajo e shpalli Berishën non grata për korrupsion ,por përkundrazi është në të mirë të shqiptarëve që SHBA u vendos sanksione personave VIP të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri; është për të falenderuar SHBA-të që po e ndihmojnë drejtësinë shqiptare për të luftuar korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri. Nuk u intereson shqiptarëve Berisha apo ndokush tjetër, shqiptarëve u intereson Shqipëria dhe aleanca jetike me SHBA-të. Vetëm Rusisë e Serbisë i shërben antiamerikanizmi i disa shqiptarëve.

Opinion publik e mediatik qoftë në mënyrë reale e të vertetë por edhe në mënyrë instiktive foltoret, mitingfoltoren dhe referendumin e foltores i quajnë foltorja e Berishës, mitinfoltorja apo kuvëndi i Berishës dhe referendumin si referendum i Berishës, pra gjithcka i dedikohet dhe i personalizohet Berishës, gje që verteton se me Berishën ka qenë e identifikur dhe e personalizuar PD-ja..

Kuvëndi PD-së së 18 Dhjetorit 2021 i dha fund berishizmit në PD.

Rithemeluesit dhe “Rithemelimi” i PD-së është mashtrim publik e politik sipas oreksit të Berishës dhe është si ata Rilindasit dhe Rilindja e socialistëve të Edi Ramës.

Lista e rithemeluesve të Berishës janë dështakët dhe pjesa më e ekpozuar nga korrupsioni dhe që janë shkaktarët e humbjeve radhazi të PD-së. Ky ekip i Berishës që pretendon për ta rithemeluar PD-në eshtë si ato ekipet e rilindase të Edi Ramës me ishpinjollë të nomeklaturës komuniste

Është absurditeti me i madh që bënë mitingfoltorja dhe referendumi i Berishës që këkuan dorëheqjen e Bashës dhe të kryesisë së Partisë Demokratike, pse Basha, Duma, Tabaku, Alibeaj, Bardhi, Hoxha etj., Këshilli e Kuvëndi Kombëtar i PD-së janë proamerikanizmit dhe kundër korrupsionit.

Kuvëndi kombëtar i PD-së i dha fund autokracisë që kishte rrëmbyer sovranitetin e PD-se, si dhe ishte një ndëshkim për korrupsionin të cilat kishin marrë peng demokracitetin dhe lirinë e brëndshëm të partisë demokratike.

Berisha lider historik apo antihistorik.

Pra, Berisha organizoi një të ashtuquajtur Referendum ku u krye një votim që do ta kishin pasur zili edhe zgjedhjet moniste të komunizmit të organizuara nga “Fronti Demokratik” antiamerikan i PPSH-së.

Një të vërtetë tha Berisha në foltoreve të tij,se si mitingfoltorja ashtu edhe ky referendum i tij janë ngjarje historike. Berisha: “Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizimit shqiptar”, pra sikur këta firmëtarë te ishin më të mëdhenj edhe se firmëtarët e Pavarësisë, sepse sipas tij PD po e fitonte sovranitein kundër non grata amerikane që e shpallën te padëshirueshëm Sali Berishën e akuzur për Korrupsion.

Berisha në karrierëne tij si President dhe Kryeministër ka plot ngjarje “historike”: ka ngritjen e firmave piramidale, ka shkeljen e embargos së naftës me Serbinë, ka kërkesën për autonomi kulturore për Kosovën , ka të hipotekuar ngjarjet katastrofike me humbje të qindra e mijra jetëve njerëzore në vitin 1997; Berisha ka bërë thirrje drejtuar delegacionit shqiptar në Rambuje për të mos e firmosur Marrëveshjen e saj, gjë nëse do të ishte bërë sipas “porosisë” së Berishës NATO nuk do të kishte ndërhyrë për clirimin e e Kosovës; Berisha ka bërë mbrojtjen e korrupsionit të Fatmir Mediut që shkaktoi karastrofën e Gerdecit, ka bërë mbrojtjen e korrupsionit të Ilir Metës që shkaktoi ngjarjen e 21 Janarit 2011 etj. Pra edhe këto ngjarje tashmë i ka shënuar edhe këto historia ashtu sikurse edhe këto historirat e më të fundit të tij. Por mjerisht këto akoma nuk i kupton dhe as nuk i pranojne disa , dhe fati tjetër i keq është se ka akoma te tille qe lehtëmashtrohet nga demagogu dhe nga korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *