Home

Lajme

Ndahet nga jeta Minire Baftiu Malaj – Kosovarja

No Comments Aktualitet Lajme

RadioStar

Minire Baftiu-Malaj u nda nga jeta befas në fillim të këtij viti. Lajmi tronditi familjarët, miqtë e familjes dhe gjithë të tjerët që e njohën Kosovare, siç e quanin mërgimtarët.

Nijazi Musmurati ka bërë një profil të gruas, e cila është përballur me shumë sfida gjatë jetës së saj, por gjithmonë ka qëndruar krenare.

Familja Malaj kaloi nëpër shumë kohë të vështira. Gjithë antarët e saj kaluan nëpër grila të burgjeve të asaj kohe të pa kohë.

Këtë herë do të shkruaj për nusën e nipit Aliut – Miniren gjegjësisht Kosovaren e cila u shua që në fillim të këtij viti që askush nuk e priste – lajm i shokuar dhe shumë i trisht.

Aliu ishte organizator dhe pjesëmarrës i demonstratës të vitit 1981 në Gjilan. Aliun pas disa dite nga pjesëmarrja në demonstratë e burgosën ku shkoja e vizitoja shpesh në burgun e Gjilanit ngase nuk kishte kush ta vzitonte prej familjes. Njëherit Aliun e kam patur edhe nxënës.

Aliu ishte njohur me Miniren gjegjsisht Kosovaren në bankat e shkolllës së mesme, në gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Nga atëherë i kishin dhënë besën njëri tjetrit.

Deri te bashkimi i tyre u zhvilluan shumë ngjarje dramatike dhe të vështira. Me vrasjen e Rexhepit – Malaj më 1984 në Prishtinë, nga policia dhe ushtria serbosllave, fillun ta kërkonin edhe Aliun.

Aliut menjëhere iu desh të kaloj në ilegalitet, pa marrë pjesë në varrimin e axhës së tij, Rexhep Mala. Qëndroi në ilegalitet në Fushë Kosovë dhe pas një kohe, përmes kanaleve të ndryshme ilegale kaloi në Turqi dhe nga atje migroi në Zvicër ku jeton edhe sot.

Minirja kishte mbetur në Gjilan, të cilën e mernin UDB-ja kohë pas kohe dhe mbanin nga disa ditë në zyret e tyre duke përdorë dhunë të pa parë dhe duke i bëre presion që të heq dorë dhe të prishë lidhjen me Aliun.

Gjithashtu i kishin bëre presion edhe familjes së Minires duke u thënë se Minirja duhet të tërhiqet nga ai djalë gjagjësisht Aliu, sepse familja Malaj është dhe konsiderohet familje armike e popullit dhe RSFJ-së.

Familja e Minires-Kosovares ishte mbajtur mirë duke u thënë se ne nuk dimë asgjë. Miniren UDB-ja e merrnin çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në organet e SPB, duke u munduar që në çdo mënyrë t’i jepte fund lidhjes me Aliun.

Por Minirja ishte përballuar stoikisht me presionin dhe dhunën që kishin bëre ndaj saj kriminelët shqipfolës Selim Bosha, Refik Thaçi dhe këlyshët e tyre, si Daut Morina, Ismet Kastrati e të tjerë të cilët i kam cekur në shkrimet e mia të mëparme.

Një ditë kriminelët i kishin shkaktuar dhunë të paparë Minires duke i thënë se patjetër duhet të shkëpus lidhjen me Aliun – djalë i familjes armike.

Minirja-Kosovarja me gjithë ato plagë të shkaktuara nga kriminelët shqipfolës në prezencën e tyre kishte deklaruar se unë do të bashkohem me Aliun vetëm nëse ndi se ka vdekur dhe kështu ndodhi.

Pas një kohe të gjatë, përmes kanaleve të ndryshme ilegale Minirja migron në Zvicër për t`u bashkuar me Aliun. Me bashkimin me Aliun filluan menjëherë në lëvizjen kombëtare duke dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme në ngjarjet që u zhvillojshin në diasporë në dobi të ngjarjeve që zhvilloheshin në Kosovë, për Kosovën Republikë.

Ishin prezent dhe pjesëmarrës në çdo demonstratë që zhvillohej në Zvicër atë kohë dhe gjetiu. Minirja lexonte referatet para demonstruesve./Nijazi Musmurati/

Burimi/radiostargjilan.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *