Home

Lajme

Ira S. Kurti – Misioni dhe Karma!

No Comments Lajme Opinion

Ndërsa njëri ( ish kryetar i PDsë) që u shkarkua nga Kuvendi I 11 Dhjetorit 2021 dhe Referendumi i 18 Dhjetorit, po bunkerizon selinë e PDsë, nuk po mendon aspak as për Demokratët, as për demokracinë e as për Paqen në vend. Ai, po mendon të çoj deri në fund misionin që ka marr përsipër për ta shkatërruar imazhin e kësaj Partie që sipas tij qënka e lidhur me krimin dhe drogën. Deri në momentin kur këta “kriminela” e “drog-burra” e votuan L. Bashën si kryetar ata ishin burra të mirë, por kur ata i dolën kundra u bënë kriminela, të dhunshëm sa e deryruan Kryetarin e shkarkuar të mbylli selinë e PDsë si të ishte kasafortë. Pastaj doli në Media bashkë me Bardhin -faqeziun duke gënjyer a thua se para tyre kanë copa mishi pa sy e pa tru!!
Faleminderit gazetarit të SyriTV për zbulimin e së vërtetës që I nxorri gënjeshtarët lakuriq. Kot nuk ka thënë populli -“Gënjeshtra I ka këmbët e shkurta”!
Basha po i shërben vetëm Bashës dhe aferës së kunatit vet, për këtë edhe fëmija në barkun e nënës e ka marr vesh. Ndaj, duke provokuar deri në këtë pikë demokratët ai i ka shpresat te arrestimi i Berishës se e gënjen mëndja se demokratët do kthehen tek ai!!!
Nga ana tjetër kemi ish Kryetarin tjetër të PDsë që çdo gjë që po i ndodh nuk mund të jetë kot e rastësishme. Sot, atij j’u mbyllën dyert e selisë ashtu si ai ja mbylli dyert ushtarakëve që mblidheshin te ajo godinë vite më parë. Karma është e vërtet, ajo të ndjek hap pas hapi. Çdo gjë lahet në këtë jetë e në botën tjetër jepet llogari. Nuk është Karma vetëm e selisë, është edhe Karma e shumë gabimeve e fajeve të tjera. Mbi të gjitha është për mendimin tim ndryshimi i Kushtetutës në Kushtetutë Partie e jo Kushtetutë Shqipërie, dhe gjithë Sistemit Zgjedhor që ka centralizuar gjithë shtyllat e funksionimit të një sistemi politiko-shoqëror-ligjor në dorën e një PERSONi, në dorën e një Kryetari Partie që del fitues. Ky gabim ka qënë më fatali për fatet tona, dhe mbi të gjitha u ndryshuan pa pasur asnjë hapësirë ligjore.
Deri sot as Berisha e as Basha nuk e përmendin asnjë herë këtë problem, sepse shpresa i mban që kur ata të kenë pushtetin të ushtrojnë të njëjtën mënyrë centralizuese të jetës në vend.
Ndaj jam kundra të gjithë klasës politike 31 vjeçare të dështuar për të ndërtuar Shtetin Ligjor.
Pastaj vjen gabimi tjetër , katapultimi i Bashës si Kryetar, kur nuk e meritonte. Basha çdo ditë përdor të njëjtat sulme e fjalor si Berisha, por në formën më banale të mundshme!! A nuk është edhe kjo “Karma”?
Pra njëri po vazhdon misionin, dhe tjetri po vjel Karmën e tij.
Unë e di zgjidhjen, por pse t’jua them që ta bastardojnë dhe mos ta bëjnë si duhet? Dhe pastaj të paguajnë Batonat e këshillëtarët e shumtë të tyre dhe mos të më paguajnë mua që po i jap këshillimet pa para !! (Kjo e fundit ishte humor ironik nga ana ime)
Blindimi, bravat e vula nuk e bëjnë një Kryetar të demokratëve, dhe as e bëjnë të votueshëm në sytë e popullit votues.
Të njoh aq Shqiptar të mënçur, të shkolluar, me karakter e virtyte që nuk i kemi në krye të vendit, por të merremi me këta paloço që veç fjalorit ordiner përdorin gënjeshtrën dhe manipulimet si veshjen e përditshme është për mua fatëkeqsi Kombëtare!! Turpi i mbuloftë!!
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *