Home

Lajme

Komisioni shpërndan letrën e eurodeputetëve për Bashën

No Comments Aktualitet Lajme

“Respektoni vullnetin e shprehur nga demokratët”

Edhe një grup eurodeputetësh sipas Komisionit të Rithemelimit ka reaguar lidhur me situatën në Partinë Demokratike. Komisioni bën të ditur se ata i kanë dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku ata shprehin shqetësimin lidhur me atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

“PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar. Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj. Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane”, thuhet në letrën e shpërndarë nga Komisioni i Rithemelimit.

Burimi/Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *