Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – “ANDRRA”!

No Comments Argëtim Letersi

-Tregim i jetuar-
Ishte ajo mbasdreke e ditës më të gjatë të Verës të viteve ’70, kur rastësisht u takuan dy shokët gjimnazistë të shkollës “Jordan Misja”.

  • O tungjatjeta Lah, po ku kje more shoku i dashtur, sa kohë kemi pa u takuar bashkë, vërtetë se na paska marre malli! Ja pra thuaj se nuk është interesante, a e di se pikërisht këtu te rruga e Dugajve të Reja i kemi thanë lamtumirë njëri-tjetrit para se ti Lahi të shkoje në shkollë të lartë në Tiranë.
  • Eh, mua nuk më doli bursa për një “cene” në biografi, – ishin ato fjalët e Lorencit që i ligjeroi si me breshëri e pa ndërprerje dhe i kënaqur që u përqafua më bashkëmoshatarin e shokun e ngushtë të gjimnazit mbas disa viteve.
    Lorenci vijoi: – Tani si mbasdite e së shtunës po ju bëj një kerkesë, eja të shkojmë drejt e në lulishte të Kafes së Madhe të pijmë ndonjë gjë freskuese e po ndajmë edhe madhëngjimin që na ka pushtuar që nga vitet gjinaziste.
  • Mirë, – tha Lahi, jo edhe aq shumeë entuziast për takimin.
    Ngjitur me murin e Turizmit të Vjetër ishte një tavolinë si e veçuar nga të tjerat.
  • A, ulemi këtu o Lorenc, – foli Lahi i cili nuk iu ndje zëri që nga momenti i takimit e deri në atë çast. – Mirë këtu po rrimë si më i qetë ky vend.
    Kamarierja ia befi në ato çaste me një buzëqeshje elegante dhe me një salutim me krye dhe pyeti:
  • Çfarë dëshironi të pini?
  • O çfarë të duash ti të na sjellësh me ato duar aq të bukura dhe atë fytyrë të qeshur elegante, – foli Lahi.
  • Mirë, – tha kamarierja, – me qenë se ju paskeni dalë për të shijuar edhe pamjen e bukurisë femërore po mendoj, por përpara se të sjell porosinë ju lutem hidhni vështrimin tuaj pak te ajo tavolina atje, është Drita nusja juaj me të ëmën që ka ardhur nga kryeqyteti, po i them eja e shërbeji Lahit se i paska vajtur mendja për ëndrra të parealizuara!
  • Jo mos e bëni atë veprim, se unë jam për pak ditë këtu në Shkodër e sigurisht nuk dua ngatrresa, se janë nënë e bijë bashkë dhe unë po jam i çarmatosur para tyre,… më mirë po ju kërkoj falje juve po e pranuat.
  • Nuk ka problem fare, por paske mbetur akoma ai gjuetar si dikur…, o Lahi lëre udhën me kthesa se do rrëzohesh, por ec drejt?
    Sapo erdhi birra “Tirana” e freskët në tavolinë. Lorenci iu drejtua shokut: – E habitshme, si më rikujtoi kjo kamariere simpatike fjalën “ëndërr”!
  • Erdha sot mbasdite prej pune nga uzina, e kisha një lodhje krejt të pashpjegueshme mendore dhe u ula të çlodhem në divan, aty më kishte zënë gjumi i thellë dhe papritur u zgjova i tmerruar, prej një dreq ëndrre mjaft të çuditshme. Por nejse, po ta tregoj më vonë si e shikova “ëndrrën”. Gëzuar o Lahi e mirëse u takuam përsëri!
  • Gëzuar e mirëse ju gjeta në Shkodërlocen tonë o Lorenc!
    Po kalonte ora 12 e natës kur Lahi e përcolli tek shtëpia ne rrugën e Sarreqit Lorencin. Diskutimi që ata patën atë natë të këndshme ishte për gjimnazin, e për eskursionet në Shirokë,Velipojë e në Razmën turistike, madje pikeërisht atje në buzë të Veleçikut me ski në borë ku kishin kujtimet më të bukura. Megjithëse kishte kaluar mesnata, atë moment para se të ndaheshin Lahi e pyeti:
  • More Lorenc, po çka ishte ai tmerr ëndrre që më the se deshte të ma tregosh më vonë?
  • A, po, po. Në ëndërr m’u duk se kishte ardhë në uzinën tonë shoku Enver, e sapo u afrua tek unë për t’u takuar, për çudi, atij i ra dhëmbi i floririt në tokë. Pa ngurruar shtriva dorën për ta marrë nga toka e për t’ia dhënë, kur papritur, ai më zuri me këmbë gishtat e dorës e bërtita me të madhe e nga dhimbja me doli gjumi mjaft i trazuar e madje thashë me vete po kjo ëndërr kështu ç’është?
    Të nesërmen e asaj dite Lorencit i tha bashkëshortja Ana:
  • O Lenci bukën ta kam vendosur me pak djathë, dy domate, e dy feta qepë edhe e ke mbi shtrat të biçikletes. Bëfsh ditën e mirë zemër!
    Duke hapur portën e avllisë, Lorenci e ndjeu veten para një gjendje të rëndë shpirtrore, kur ai vuri re një veturë me 4 policë dhe dy oficera të policisë. Me forcen e autoritetit shetëror në çast i thirrën:
  • Juve quheni Lorenci. …..?
  • Po unë jam Lorenci.
  • Ne emër të popullit jeni i arrestuar si armik i Partisë!
    Në Degën e Hetuesisë, dy hetues e rrethuan me pyetje të ndryshme duke përdoruar dhunë me grushta e shkelma deri sa e përgjaken.
    Emri juaj është Lorenci po shkurt ju therrasin Lenci, sigurisht i martuar dhe katolik, edhe agjent i italianëve, jugosllavëve apo amerikanëve, kujt agjenture i shërbeni? Çfarë detyrash ju kanë dhënë, cili është misioni kundra Partisë e pushtetit? Pse nuk e keni parë në ëndërr Udheheqësin tonë të dashur duke i vënë dhëmbët e floririt, por e paske parë duke i rënë dhëmbi në tokë, e ku i paska rënë para zotërisë sate të qelbur, he na thuaj tani armik i poshtër, thuaj, fol!
    Mbas një hetuesie të gjatë prej 11 muajsh me turtura nga më të tmerrshmet, burrërisht Lorenci nuk kishte pranuar asnjë gjë nga akuzat që i ishin bërë, nga ato që i thuheshin mbasi ishte për të luajtur nga mendët çka të thoshte për një ëndërr. Ashtu në ato rrethana e dërgojnë para trupit gjykues.
    Prokurori ndërsa përfundoi akt-akuza, para salles së gjykates e para trupit gjykues i bëri pyetje të rëndomtë:
  • E ndigjuat akuzën i pandehur?
  • Po, e ndigjova sajesen e akuzues zoti prokuror.
  • Ju përseris pyetjen, e ndigjuat akuzën i pandehuri Lorenc. …..?
  • Unë sa po ju përgjegja.
  • E pranoni akuzën i pandehur Lorenc ……..!
  • Edhe atë përgjegje e morët zoti prokuror.
    Gjykatësi thirri le të vijë dishmitari…
    Për gjatë sallës hyri me kapadaillëk dëshmitari, ki cili ndaloi para trupit gjykues duke bërë formulën e betimit.
  • Juve jeni dëshmitari Lahi…..!
  • Po, sigurisht unë jam.
  • E njifni të pandehurin Lorenc……?
  • Patjetër që e njoh.
    Atë çast Lorencit i ra të fikët përreth 15 minuta.
    Mjeku ligjor për kësi rastesh e solli në vete, duke i bërë një inxheksion morfinë për ta forcuar nga zemra.
    Prokurori në përfundim të pretencës që mbajti i dha 10 vjet heqeje lirie, për axhitacion e propagande borgjeze kundra Udheheqesit më të lartë të Partisë e shtetit shqiptar.
    Gjykatësi dha vendimin e prerë në emër të Popullit që i pandehuri të dënohet me 8 vjet heqje lirie.
  • Juve i pandehur thoni fjalën e fundit, – tha kryesuesi i gjykatës.
  • Po, – tha Lorenci. – Unë e di se jam i pafajshem edhe është aq e vërtetë sa vetë drita e diellit. S’ka drejtësi që të gjykohem kështu se pashë një ëndërr. Unë e di se u dënova si katolik, si shkodran i vjetër me taban. Ajo që mua më mbeti pikë në shpirt e prandaj edhe me ra të fikët ishte fytyra e spiunit edhe shpifjet e padrejta prej shokut të fëmijërisë. Ai vetëm për t’u bërë qejfin juve e shokëve tuaj bëri këtë vepër të ulët në bashkëpunim me ju.
    Mallkuar qoftë ndër shekuj, ai, i cili beson, qoftë edhe për një ëndërr të sinqertë e të pakontrolluar, njeriut.
    .
    Gjeto Turmalaj
    Shënim: U botua në Revistën “Kuvendi”, Nr. 9.2006
    Stamford, 2007.
    Dhe ne Librin me tregime”Rrefime neper Vite”.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *