Dea ka zgjedhur për një takim të dytë Albionin, i cili ishte pak i zhgënjyer nga zgjedhjet e saj të mëparshme.
Të dy janë puthur në takimin e tyre të parë me njëri-tjetrin, ndërsa këtë herë mund të themi se pëlqimi i tyre ka arritur në një tjetër nivel.
Dea: Kur të ftova mendova se mbase do më refuzoje
Albion: Jo aspak. Se unë të pëlqej ty.
Dea: Më pëlqen akoma?
Albion: Po.
Albion: Takimin e parë që kemi bërë puthjen ta kam dhënë me shumë ndjesi. Nuk e di për ty.
Dea: Edhe nga ana ime ka qenë reale. Nuk mund të bëj ‘show’ me ndjenjat e tua. Mua më ka pëlqyer ajo puthje dhe më ka marrë malli për një puthje tjetër.
Albion: Familja jote si e ka pritur puthjen?
Dea: Ishte pak e papritur, se ishte takimi ynë i parë, emisioni sapo kishte filluar. Nuk e prisnin atë moment që të kishte puthje. Janë përpjekur edhe ata të më mirëkuptojnë.
Albion: Motrat e mia të kanë qejf shumë të pëlqejnë, ndërsa motra e vogël ishte kundër…
Dea: Mendon se mund të ndodhi diçka reale mes nesh deri në fund të emisionit?
Albion: Unë për këtë qëllim kam ardhur. Nuk të zhgënjej.
Dea: Unë të zhgënjeva njëherë, por padashje…
Gjatë gjithë takimit të dy janë puthur vazhdimisht dhe kanë shprehur pëlqimin e madh që kanë për njëri-tjetrin.
Buri/tvklan.al