Home

Lajme

Prof. Skënder Karaçica, nga Amerika, e kundërshton Begjet Pacollin për ,,Ballkanin e hapur,,

No Comments Lajme Opinion

Për nismën që doli nga sheshet e Beogradit,,Ballkani i hapur,,që për fatin jo të mirë,i doli në krah kryeministri shqiptar Edi Rama,duke e lënë pas shpine rrjedhën e shtetndërtimit të Kosovës dhe raportet hiq të mira lidhur me njohjen në mes të këtyre vendeve sovrane.Këtë nismë nuk e përkrahen shtetet tjera të Ballkanit pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,ndërkaq kjo nismë i ka mbetur e varur si ,,mirënjohje ,,(sic!)Serbisë që,po synon të bëhet faktor dhe bartës i relacioneve ndërkombëtare për rajonin e trazuar me shekuj nga skenarët e njohur të këtij shteti agresor për popujt jo serb.

Me këtë reagim e nis shkrimin nga Amerika,prof.Skënder Karaçica,veprimtar dhe drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago,duke e kundërshtuar deklaratën e Begjet Pacollit:
,,Kosova duhet të bëhet pjesë,,Ballkani i hapur,,.

Pa njohjen e Kosovës,shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës nga regjimi i Serbisë,thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika,nuk i duhet Kosovës ,,Ballkan i hapur,,.Tregu i hapur dhe i lirë në nismat e reja ballkanike,na duhën atëherë kur shteti i Kosovës,do të jetë i barabartë me kodin e vet të shtetësisë dhe e njohur nga Serbia,me shenjën e paqes në Ballkan dhe pjesë e BE-së,kështu i drejtohet Prof.Karaçica nga Amerika,
Begjet Pacollit.

Një çështje e ditës,thuhet në reagimin e prof.Karaçicës nga Amerika dhe kundërshtimi i tij ndaj deklaratës së Pacollit(AKR)për ,,Ballkanin e hapur,,nuk duhet lejuar,që përmes nismës nga sheshi i Beogradit,shteti i Serbisë të faktorizohet si bartës i balancimit politik dhe ekonomik në rajon për të hedhur ë hapin në relacionet ndërkombëtare.

Shteti i Serbisë,i thotë prof.Karaçica në kundrështimin e deklaratës së Begjet Pacollit,duhet të paguajë dëmin e luftës deri në shkallë të gjenocidit për popujt jo serb dhe,në veçanti për popullin shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës(1990-1999).

Deklaratat e -ish zyrtarëve dhe të udhëheqjes të partive politike në Kosovë,sa herë që duhet dhënë deklaratë në relacionet me regjimin e Serbisë në Beograd,duhet të jenë në frymën e unifikimit konstantë të institucioneve shtetërore të Kosovës,thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika,duke e kundërshtuar deklaratën e Begjet Pacollit,tashti në aktivitetin e tij të orientuar të biznesit e më pak të politikës.

Burimi/voal.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *