Home

Lajme

Anila Kalleshi – Mos e beso po deshe: Zemra e një derri vendoset te njeriu!

No Comments Shendetesi

Editorial use only. HANDOUT /NO SALES Mandatory Credit: Photo by HANDOUT/EPA-EFE/Shutterstock (12755462b) A handout photo made available by the University of Maryland School of Medicine (UMSOM) that shows Surgeon Bartley P. Griffith, MD leading a team that operated a successful transplant of a genetically-modified pig heart in a first-of-its-kind surgery on a 57-year-old patient, David Bennett, with terminal heart disease, at the University of Maryland Medical Center in Baltimore, Maryland, USA, 07 January 2022 (Issued 10 January 2022). First-of-its-kind heart transplant surgery in the US, Baltimore, USA – 07 Jan 2022

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu.

Ende nuk dihet nëse operimi do të ketë sukses afatgjatë, mirëpo mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Marillend, kanë thënë më 10 janar se procedura ka treguar se zemra e një kafshe mund të mbijetojë në trupin e njeriut, pa refuzim të menjëhershëm.

Operimi është kryer më 7 janar te një pacient që nuk ka mundur të kryejë transplantim normal, dhe ka qenë në prag të vdekjes.

“Ose do të vdi sja, ose do të bëja këtë transplantim. Dua të jetoj. E di që është kërkim në errësirë, mirëpo është mundësia ime e vetme”, ka thënë 57-vjeçari David Bennett, para operimit.

Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për te eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut.

Mjekët i kanë dhënë disa ilaçe shtesë edhe pacientit, në mënyrë që të ndalin sistemin imunitar nga reagimi ndaj organit.

Kompania bioteknologjike, Revivicor, e cila ka dhënë zemrën e derrit, ka ofruar edhe veshkën e një derri në tetor, për të kryer transplantimin e parë të veshkës së një kafshe te një njeri, ndonëse truri i pacientit ka qenë i vdekur.

Operimi u krye në New York. Aktualisht ka kërkesë të madhe për transplantim të organeve, mirëpo ka pak të tilla në dispozicion, andaj kjo gjë ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë për mënyra alternative.

Burimi/preferenca-al.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *