Home

Lajme

Shqipëria vëndi i dy ngjarjeve politike të padëgjuara botërisht, ajo e vitit 1997 dhe e 8 Janarit te vitit 2022

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në këto 30 vite tranzicioni paskomunist, Shqipëria ka regjistruar dy ngjarje të padëgjuara në historinë politike botërore. E para është ajo që ka ndodhuar në vitin 1997 kur në një kohë rekord 2 apo 3 ditësh shteti shqiptar ra, u shemb dhe u rrënua krejtësisht. Dhe ngjarja e dytë është ajo që ndodhi sot me datë 8 Janar 2022, ajo e një proteste tejet të dhunshme të protestueve demokratë kundër dhe për të uzurpuar godinën dhe institucionin e partisë së vet, të Partisë Demokratike. Kështu Shqipëria shënon fenomene politike apo ngjarje politike të pa dëgjuara në historinë botërore sidomos të papërceptueshme për vëndet e demokracisë moderne dhe të BE-së ku shqiptarët kerkojnë që të integrohen.

Se kush e ka fajin për këto ka pak rëndësi në krahasim me atë dëmtim të jashtëzakonshëm të imazhit kombëtar e shtetëror shqiptar.Të dyja këto ngjarje kanë si shkak të përbashkët luftën e ashpër e të egër politike për pushtet të Sali Berishës, por që në të dy rastet i janë hipotekuar Partisë Demokratike e cila paguan edhe kostot politike.

Prandaj përfundimisht Partia Demokratike duhet urgjentisht që t’i përjashtojë jo vetëm si deputetë por edhe si antarë të saj të gjithë ata prej të cilëve gjëndja precipitoi aq rëndë me 8 Janar 2022 pasi ata i kanë shkaktur dëm jo vetëm PD-së por edhe Demokracisë shqiptare dhe shtetit shqipta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *