Home

Lajme

Ira S. Kurti – Një (1) Parti PD!

No Comments Lajme Opinion

Analistat e te ftuar ne stacionet Televizive thonë si pa gjë të keqe, biles me kompetencën më të madhe se tani kemi dy Parti, Bashistat dhe Berishistat! Dhe dënojnë dhunën e Berishistave!
Fillimisht po e diskutoj nga ana ligjore; kjo quhet deformim dhe disinformim te realitetit! Për mua këta duhen mbajtur përgjegjës para ligjit për këte disinformim. Është fakt që vetëm një Parti PD është i rregjistruar në Gjykatë dhe aty është paraqitur vetëm një Statut. Dini ju të jetë rregjistruar ndonjë parti e quajtur Bashistë? Po Berishistë? Unë nuk di.
E dyta, kjo parti për momentin nuk ka asnjë kryetar, por ka Grup njerzish caktuar nga Kuvendi i jashtëzakonshëm për Rithemelimin e PD deri me 22 Mars, 2022 kur do mbidhet Kuvendi për të zgjedhur Kryetarin e ri.
E treta, Berisha është 1/44’000 mij demokratëve që ka votuar me VOTË (vej re: fjala kyçe është Vota) shkarkimin e Bashës si kryetar. Por, para se Berisha të donte shkarkimin e Bashës, kishim me mijra demokratë që donin shkarkimin e tij, jo sepse shpalli non-grata Berishën, por sepse ai kishte krijuar Kultin Basha dhe se u kataputua aty pa meritë. Ai kishte mbyllur partinë e nuk lejonte të përmendej emër tjetër veç emrit tij. Gjithashtu sepse ai kishte shitur të gjitha kauzat civile dhe politike gjatë 9 viteve.
E katërta, bunkerizimi i Selisë së PD ishte i jashtëligjshëm. Po të kishim Shtet do ishin marrë masa ndaj Bashës me kompani, por meqë ai po ndihmon Ramën, Rama ndihmon atë mbrapsht. Nëse protestuesit të irrituar për bunkerizimin e paligjshëm, ku dinin që Qeveriu nuk do bënte gjë vendosi ta shemb vet këtë barrier dhe kjo nuk mund të quhet dhunë. Dhunë është kur i thyen kockat e kafkat një njeriu. Pse nuk pati një të gazuar, plagosur apo të gërvishur nga ata njerzit brenda Selisë, por vetëm nga njerzit jashtë?
E pesta, nga dritarja e Selisë u hodhën sende të forta si karrigja, gurët dhe xhamat që thyenin nga brenda se po të ishin thyer nga jashtë xhamat do binin brenda jo jashtë siç binin. U hodhën gazra e pluhura me përmbajtje të panjohur. Për këtë mund të pritet se çfarë do t’i ndodhi njerzve në ditët e muajt në vazhdim, sepse mund të futet edhe te veprat penale që i kap Kodi Penal, vrasje me paramendim.
E gjashta, pse duhej Basha me grupe njerzish të njohur e ca deputet rrinin brenda Selisë ditën e Shtunë, ditë pushimi? Pse rrinin aty brenda kur protesta ishte paralajmëruar me shkresë zyrtare? Ku është Shteti këtu? Ku është policia asnjanëse? Pse nuk mbajti paqen, por helmoj me gaz njerzit që largoheshin? Pse nuk zbaton Ligjin e detyrën Policia, por vazhdon të zbatoj urdhëra të jashtëligjshëm? Pse nuk thirri me autoparlante për shpërndarje të protestës siç e kërkon ligji, por gjuajti me zorrën e ujit e gaz? Pse nuk mori në mbrojtje njëlloj si deputetët brenda dhe deputët jashtë? Po njeriun e thjeshtë?
E shtata, kur nuk punon Drejtësia, kur një i çmendur nuk pranon Votën e shumicës nga Kuvendi i jashtëzakonshëm, kur zbulimet e akteve korruptive janë bërë norm, kur polici që është aty nuk mban paqen e balancat, çfarë duhet të bëjnë demokratët?
E teta, meqë Basha thotë ka shumicën e demokratëve, pse i trembet votëbesimit? Kjo i ven vulën çdo gjëje.
P.s. Kur unë që nuk jam me PD e me asnjë parti ngrej gjithë këto argumente, dhe ndjehem e indinjuar nga çfarë shoh e ndigjoj, kur vazhdoj të shoh në TV cinizmin, nihilizmin e Bashës dhe ndigjoj gënjeshtrat e tij pa ju dridhur qerpiku, imagjinoje se si ndjehen ata të zhgënjyer që kanë mbështetur Bashën!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *