Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Unë jam ti dhe…

No Comments Argëtim Letersi

Unë e ti
Dy nota e një tingull dashurie kohore pa moshë
ku mes hapesirës rrjell vargu, si shpend i lirë
Unë s’jam ti e ti sje unë, perseritim shpesh të dy
Per t’u shkrirë sërish në duetin e ëmbël, ti je unë.

E vetmja muzikë unë dhe ti, ardhur nga qielli
Dy nota harmonike që ngacmohen, si dashnorë
Do- Re maxhore përtej çdo realiteti e ëndërrimi
La- Si minore, ku zemrën mbush, i ëmbli trishtimi.

Unë e ti
Dy zëra që prekin të skajshmin univers
Një lojë sysh që tërhiqen pa ditur pse
Dy yje që fiken në pafundësine e natës
Dy trupa që digjen auto-shtërngatës.

( Dita e pare e vitit e nisa mbare me nje lirike dashurie hahahaha , numer cift 2022 dhe u sjellte fat e mbaresi beqareve qe ndjehen të rinj akoma në shpirt )

Teuta-shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *