Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Rezonance – Nje ese’ per veten time në vargje)

No Comments Argëtim Letersi

Poezi ime
vajzë e ndrojtur nga “erosi “adaptues i kohës martire.
Frymuar e veshur me ajrin e pranverës pandemike.
Së larti muza bie, si rrufe mbi letra e shkronja
urrejtje e dashuri përqafen të pagëzuar në rrjeshta.

Poesia ime
Si një pelë që pupthi me trokthe pasigurie
Me brishtësi shkel vargun e thith ajër poezie.
Në shtrëngime vetmie, shkulme emocionesh, n’drithërime
Hapa maratone ndjej të trokasin para meje, në pritje.

Poezia ime
Më rrëmben me ritmin e një tangoje që rimon brenda,
ku vargu i dashur më puth, më mbërthen pa frymë mua
Të shkruash poezi, si të bësh dashuri është thënë
ndërsa kënaqësia nuk e di nëse është e bashkëndarë .

Unë dhe poezia , të dyja tok një binom i pandarë
Herë zihemi e ndërthuremi në lëmin lëvruar më parë
Ndër lendina rendim mes pyllishtes se vjetër
Per ti gjetur një mbiemër të bukur muzës sime pa emër.

” Teuta Shaqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *