Home

Lajme

Enver Bytyci – Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju …

No Comments Lajme Opinion

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka adresuar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën I shkruan: “Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”!
Kjo letër përmban disa elementë pozitivë:
Së pari, SHBA-të, ndryshe nga Brukseli, angazhohen për njohje të ndërsjelltë. Kjo do të thotë se shteti i Kosovës ka të ardhme dhe e ardhmja duhet të ndërtohet nga vetë liderët dhe institucionet e tij. Kjo qasje është gjithashtu paralajmërim edhe për Serbinë!
Së dyti, për të ndërtuar këtë të ardhme, Blinken me të drejtë kërkon jo vetëm që dialogu të vazhdojë e të përmbyllet, por edhe që qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sundimi I ligjit është rekomandimi I parë I zotit Blinken. Unë e shoh si një autorizim që ky ligj të sundojë në të gjithë territorin e vendit. Edhe në veri! Madje ai kërkon që të zgjidhet gjithashtu problemi i furnizimit me energji të zonës veriore të Mitrovicës.
Së treti, sekretari amerikan i Shtetit kërkon mbrojtjen e minoriteteve. Kur flitet për këtë, gjithkush ka parasysh mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë. Kjo përgjegjësi tashmë është praktike, që Kosova dhe shqiptarët shumicë e popullsisë së vendit të kujdesen për minoritetet njësoj si për veten e tyre. Ndërsa kujdesi për minoritetin serb të shkojë përtej vetes, duke synuar shkëputjen e tij nga manipulimi që bën politika e Beogradit.
Së katërti, Blinken e lidh suksesin e Kosovës me suksesin ekonomik të saj. Viti 2022 duhet të jetë vit i investimeve të mëdha të huaja në Kosovë. Përzgjedhja e investitorëve duhet të jetë nga vendet e Perendimit. SHBA dhe vende të tilla si Gjermania, Britania e Madhe, Austria, vendet nordike etj, duhet të parashikohen në ligj si vende që favorizohen në investimet në Kosovë. Ato vende që kontribuojnë për shtetësinë e pavarësinë e Kosovës më shumë, ato duhet që me ligj të bëhen favoritë në investimet në vend. Dhe kjo duhet të ndodhë shpejt, sa më shpejt, që ekonomia e Kosovës të bëhet model në rajon!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *