Home

Lajme

Sazan Guri – GJUHA SHQIPE – GJUHA E PARË BËLBËZUESE E NJERËZIMIT

No Comments Argëtim Letersi

Ky shkrim i marre nga hyrja e librit ‘SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN, ANGLISHTEN ………………ME GEGNISHTEN’, SG 2015, i cili do ribotohet se shpejti, nuk eshte per ata qe nuk kane kellqe te lexojne, as per ata qe per vlerat e gjuhes shqipe nuk besojne …..
GJUHA SHQIPE – GJUHA E PARË BËLBËZUESE E NJERËZIMIT
E lashtë si pellazgët hyjnorë, në buzët e të cilëve lëvrinte, kur ata të parët përshkonin lirisht Evropën e virgjër, gjuha shqipe mund të pretendojë për lavdi, që ka ndikuar në formimin e fjalorit helen (Faik KONICA, Albania, 1897/1)
GEGËNISHTJA, FIDANISHTJA E GJUHËS EVROPIANE (gjysma e pare e shkrimit per lehtesi me shkurtime qe mos te trembeni nga zgjatja).
Jo pak publicistë e shkrimtarë (I. Kadare, A. Koçollari, etj.), gjuhëtarë vendas e të huaj, (E. Çabej, J. Kastrati, etj.), albanologë (G.Hahn, G.Majer, N.Jokli, H. Petersen, etj.) deri në njerëz të besimit fetar e të historisë (botimet e fundit me autor francez) ose të guximtares së re historiane, Elena Kocaqi Levante, ose të sumerologut të vetëm shqiptar inxhinieri Anastas Shuke kanë shkruar në këto dy shekuj për rolin perandorak të gjuhës shqipe, me atë të mbrojtjes dhe shpjegimit të gjuhëve evropiane. Shpesh janë dukur si beteja të humbura, jo rrallë si një sëmundje patologjike patriotësh, por kur me pak kujdes kqyr se shqipja e ruajtur në male, që historikisht kurrë nuk janë pushtuar, apo kur vëren se kjo gluhë bëri që Homeri, jo vetëm të shkruajë veprat epope parahistorike, por me mijëra vargje (16,000 të tilla), duke filluar nga ato njërrokëshe, të luhen në lahutat njëtelëshe, duke përcjellë rrjedhat historike, kodet e gjuhës, mesazhet e trimërisë deri në etydet e dashurisë për jetën, nuk mund të stepesh e të përkundruallosh gjuhën tënde me simotrat e saj evropiane. Nuk e teprojmë po të themi se ajo na paskësh qenë fidanishtja e këtyre gjuhëve. Po të doni mos guxoni ta mendoni, sepse edhe sikur të duash të mohosh faktet, ai (fakti) është brenda. Këtë fakt na e përsërit jo pak herë albanologu prof. Georg Hahni, i cili thoshte se: Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve (Johann Georg von HAHN, Albanesiche Studien, 1854, me referencë nga Aleksandër Stipceviq, Ilirët, fq.7, v.2002)
Ka shumë të ngjarë që Zoti të ketë paracaktuar fatet e dy popujve, si atë izraelit ashtu edhe atë shqiptar, të cilëve u ra për pjesë barra për tu munduar, në mënyrë që të tjerët të përparonin, sikundër tamam i ndodh prindërve për fëmijët. Ata i ngjasin një çifti të porsamartuar, ku historia në fillimet e saj, i ngarkoi me rritjen dhe zhvillimin e popujve të tjerë, ku njëri - ati, (izraeliti) duhet të ruante begatinë, pasurinë, ndërsa tjetra – mëma (Arbënia) kujtesën e tyre, si një “mother board” kompjuteri, me anë të gjuhës. Ndaj dhe nuk janë rastësi në mijëvjeçarët e fundit këto dy karaktere të këtyre dy popujve. Po të doni, mundohuni dhe gjeni, qoftë edhe një jashtë-martesor tjetër. Historia nuk bën shaka, as nuk luan, por thjesht të dëften. Le të fillojmë. Albanalogu i famshëm Man mendonte se: gjuha shqipe ka dalë nga Jafeti, i biri i Noes dhe se krijoi gjuhën shumeriane, elamite, aziatike dhe kaukaziane Man, (sipas Referimit nga Dh. Pilika te libri “Pellazgët, gjuha jonë e mohuar”, v. 2005.) .................Shkolla historike e luftës së madhe nga Albert E. Mckinley (Albert E. MCKINLEY, A School History of the Great War, fq. 27) thotë se: Populli shqiptar rrjedh prej racës më të lashtë të siujdheses ballkanike; gjuha e tyre është e lashtë e folur në Evropë. Dihet se njeriu ka lëvizur shumë ngadalë në evolucionin e vet, aq sa pas 120 mijë vjetësh arriti të mbërthejë një shkop si penë me dy gishta, aq sa pas pothuaj një milion vjetësh arriti të formojë dhe të ruajë zjarrin (40 mijë vjet më parë), por ne do të rrekemi me periudhën qysh nga shpikja e rrotës (12 mijë vjet më parë) ose me periudhën pas ciklit të fundit akullnajor 18 mijë vjet më parë (Vail ET AL, Ciklet e Ndryshimit Global të Nivelit të Detit, fq. 25, 1989), që çuditërisht përkojnë me hirin më të madh vullkanik të njohur deri më sot, ose që përkojnë me periudhën pas-atlantide të humbur, që të mbërrijmë tek fatet e stisura, të ngarkuara, të popujve të stisur (shih Fig. 1). Kjo është edhe historia më mirë e njohur sot për mbarë njerëzimin, ku cikli i fundit akullnajor bëri që njerëzit anekënd hapësirave të akullta veriore të shtegtonin dhe të përziheshin me njerëzit e hapësirave të ngrohta. Kështu shpjegohet fakti që fiset mongole, disa prej të cilave të quajtura arian zbritën dhe u shkrinë me fiset e Mesdheut të sotëm, nga ku ne kemi kulturat, gjuhët dhe sjelljet e para, ku njeriu filloi të matej me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Është koha kur, për tre mijë vjet, njeriu studioi sjelljet e kafshëve për të renditur sjelljet e veta dhe sjelljet e yjeve për të shpjeguar ndodhtë e mëdha si të ftohtin e klimës, hirin vullkanik, përmbytjen e lidhur me të ngrohtin e klimës, etj.). Në këtë periudhë e në vazhdim, fillon cikli ndër akullnajor: i asaj të ngrohjes, rritjes së nivelit të detit (highstand of the sea level), fillimisht ngadalë dhe sot më shpejt, gjë e cila ka kushtëzuar lëvizjet migruese të njerëzimit drejt veri-perëndimit, drejt tokave, ku dimri pasohej nga pranvera, vera e vjeshta. Një tjetër albanolog shprehet se: Në të gjithë Ballkanin, janë shqiptarët që kanë ruajtur numrin më të madh të elementëve glotologjikë aborigjenë, e thënë thjesht, janë i vetmi popull që ka ruajtur zanafillën e fjalëve të njerëzimit. (Aleksandër STIPÇEVIQ, Ilirët, Histopria, Jeta, Kultura, Simbolet e Kultit, fq.18, v.2002) Për parantezë mund të themi se cikli i plotë akullnajë-akullnajë, (lowstand to lowstand of the sea level), zgjat së paku nga 19,000 deri 21,000 vjet, ndërkohë që historia e tokës ka kaluar atë akullnajore dhe sot ndodhet në gjysmën e dytë: atë të ngrohjes, e cila fillimisht, siç e përshkruam më sipër, nis ngadalë, për shkak të pozicioneve në hapësirë të tokës, hënës dhe diellit dhe më tutje merr për më shpejt, siç po ndodh sot. Ndaj edhe njerëzimi me kulturat e gjuhët përkatëse ka lëvizur më ngadalë në mijëvjeçarët e parë, para Krishtit sesa në ato pas Krishtit. U zgjatëm këtu për të dëftyer, pse kultura proto-evropiane (pellazge) prej pesë-gjashtë mijë vjetësh lëvizi aq ngadalë drejt asaj Babilonase dhe mandej drejt asaj Egjiptiane (Rider’s DIGEST, The Last Two Million Years, fq. 35, 1973) për tu mishëruar sërish tek ajo pellazgjike (kretake, mikenase, trojane, ilire, arbane, gegënishte, shqiptare qysh 2000 – 3000 vjet para Krishtit deri më sot), ndërkohë që kjo e fundit lëvizi, jo më me mijë vjeçarë, por me shekuj drejt kulturave e gjuhëve më në veri-perëndim. Kjo ka ndodhur pikërisht, sepse;
• ngrohja ose “highstand-i” ka shtuar ritmin;
• popujt rriten, hapësirat për mbijetesë zvogëlohen;
• organizimi i kurdohershëm shoqëror formon gjithmonë njerëz të pakënaqur dhe që duan të kërkojnë e të gjejnë hapësira e organizime të reja.
Mbi këto motive u ravijëzuan popujt me bazë pellazgjike, me shtrirje për shkak të kushteve të sipërpërmendura nga Persia e at’hershme deri te keltët e Britanisë së sotme, të cilët përmblodhën dhe shpërndanë sipas një kodi të vetëm gjenetik, kulturat, gjuhët dhe zakonet e të parëve të tyre (pellazgë). Pra, pas një milion vjetësh mbijetesë të njerëzimit, pas dhjetë mijë vjetësh përpjekjesh të këtij njerëzimi për kulturë, gjuhë e dije për të zotëruar e përdorur natyrën, Zoti cakton dhe binjakëzon dy prindër (izraelitët dhe shqiptarët), që të kujdesen t`i mbrojnë, dhe si në një pergamenë t’i ruajnë. A e kanë përmbushur këtë rol këta dy prindër të njerëzimit?!
Shqiptarët apo Pellazgët e atëhershëm jetonin deri në Kaukaz, që njihet si vendi me historinë më të vjetër të njerëzimit, në afërsi të të cilëve edhe Nuhi e groposi Arkën e tij për vazhdimësi të jetës në tokë. Që atëherë e deri më sot, pas dyndjes së madhe të popujve, një pjesë e pellazgëve luajti rol kyç në formësimin, lidhjen dhe rrjedhjen e popujve të rinj, kurse ekstrakti pellazgjik, apo ADN-ja e qenies pellazgjike, për ta ruajtur origjinalitetin e vet, u tkurr në të dyja anët e tokës së tyre, të tërhequr në male për një periudhë shumë të gjatë, ku njëri vend është Albania e sotme, tjetri është në anën e kundërt të territorit të tyre, Albania kaukaziane. ADN-ja e tyre është përhapur edhe nëpër kombet e tjera të krijuara më pas nga popujt bazë, një nga të cilët ishin pellazgët.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *