Home

Lajme

Sazan Guri – Ja 20 gjera që të bëjnë të mendosh kështu apo kini mendim tjetër?

No Comments Lajme Opinion

Demokracia që po grisë fasadën e vet kudo në botë – thotë Rob Kore!? Ja 20 gjera që të bëjnë të mendosh kështu apo kini mendim tjetër?
Thuhet që çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye. Dhe arsyeja është se demokracia është gamisur brenda në tempullin e vetë demokracisë ku:

  1. Pushteti merret nëpërmjet dhunës;
  2. Zgjedhjet dhunohen dhe vidhen;
  3. Presidenti amerikan quan terroristë të gjithë ata që votojnë kundër;
  4. Zv/presidentja ështe një e paaftë që nuk e ka shoqen, e cila nuk përballon dot as pyetjet më elementare të gazetarëve dhe përgjigjet anë Shan ane Bagdad;
  5. Si Presidenti, ashtu dhe zv/Presidentja kanë historikisht kuotat më të ulta, sot për sot, në Amerikë;
  6. Presidenti, në rolin e gogolit, kërcënon qytetarët e tij për një dimër me vdekje;
  7. Çensurohen kundërshtarët politikë;
  8. Jepet një emër dhe më pas gjendet krimi dhe mbahen në hetuesi njerëz, të cilëve ju premtohet lirimi, vetëm nëse ata dëshmojnë gënjeshtrën që ju kërkohet;
  9. Burgosen në qeli 2x3m, kushdo që bashkëpunon me Trumpin;
  10. Politikanët shiten e blihen për një deklaratë.
  11. Drejtësia vepron vetëm kur duam të godasim kundërshtarin politik;
  12. Anëtarët e Gjykatës Supreme japin argumenta (lexo gënjeshtra) politike, duke thënë se janë në gjendje të rëndë 100,000 fëmijë nga Omicron, dhe gënjen pa pikë turpi antarja e Gjykatës supreme, Sotomayor, kur Omicron është një variant me simptoma normale si të gripit, me vdekshmeri pothuajse zero tek fëmijët.
  13. Diplomacia nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, por me ligjin e më të fortit. Në mënyrë të ngadaltë por të qendrueshme, diplomacia Sorosiane po eleminon të djathtën në shumë vende, përfshirë dhe Evropën.
  14. Marksizmi ka nxjerr kokë. Hilari mbasi ka 5 vjet që e ka bërë botën çorap, për shkak se humbi në 2016, po kërkon të konkurojë prap në 2024. Ajo mendon që si zv/presidente të marri vajzën e kriminelit të luftës Dick Cheney.
  15. Po kërkohet të ndryshohet ligji i zgjedhjeve, në mënyrë që vjedhja të bëhet më e lehtë.
  16. Presidenti amerikan e akuzon opozitën që po shkatërron demokracinë, meqenëse ata nuk votojnë këtë ligj anti demokratik.
  17. Nga ana tjetër, CDC sapo deklaroi që numrat e vdekjeve dhe shtrimeve në spital janë rritur artificialisht. Në New York psh., shifrat jane rritur dyfish, pra njerëz që janë shtruar me goditje në zemër (heart attack) janë raportuar me Covid, apo akoma më keq, njerëz që kanë vdekur nga kanceri ose ‘heart attack’ si arsye primare, janë raportuar si vdekje nga Covid.
  18. Në atë kohë guvernatori i New York mori çmim ndërkombëtar për trajtimin “me sukses” të Covid, pra marrin çmime ata që gënjejnë më shumë dhe më bukur.
  19. Si mund t’ju besosh këtyre për këtë pandemi, përfshirë konfliktin kryesor midis dy grupeve të mëdha që ka të bëjë me vaksinat, kur këta po e pranojnë vete që kanë gënjyer për shifrat. Shifrat janë statistika kryesore për të shpallur një pandemi në botë.
  20. Pra, arsyeja e arsyes, pse bota është në këtë gjendje sot, është sepse peshku është qelbur nga koka. T’i lutemi Zotit që në Nëndor 2022, raportet do të ndryshojnë në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit. Përndryshe, gjithmonë e më shumë do të ndeshemi me qenie kaq shumë të indoktrinuara dhe trushplara, sa do të jetë e pamundur biseda me ta.
    Të gjitha këto për fajin dhe fatin e keq tonin. Po jetojmë në një botë, ku një pjesë e mirë e të vaksinuarve iu urojnë me shpirt vdekjen të pavaksinuarve. Kjo është një luftë genocid klasash në majat e çmendurisë kolektive.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *