Home

Lajme

Dashamir Uruçi – LAPIDARIN E KANË HEDHUR NE DRIN…!

No Comments Argëtim Histori

Ne shtator te vitit 1984,ne qytetin e Kukësit zhvillohej nje veprimtari përkujtimore, ne nderim te dëshmorve te Prishtinës.
23 burra antifashiste, kryesisht te rinj,te gjithe qytetarë të Shkodrës ishin burgosur e me pas derguar ne Kampin e Prishtines.
Pas nje trajtimi shtazarak, me 19 shtator 1944,ne te dalë te qytetit të KUKËSIT te gjithë pushkatohen.
Nen kujdesin e zotit Sulejman Bushati dhe ne bashkepunim me veteranet e Shkodres dhe Kukesit, pas 40 viteve te renies se ketyre deshmorve per liri zhvillohet ne Kukes nje veprimtari perkujtimore, ku moren pjese me qindra pjesemarres.
Aty,”Tek Zabeli”u fol gjate e u perkujtua me mirenjohje e nderim te thelle, jeta dhe vepra e deshmorve te lirise.
Ne mesin e te ftuarve isha edhe unë, si nip i HAMDI URUÇIT,dëshmor i luftes antifashiste ekzekutuar nga gjermanet se bashku me shume bashkëqytetarë te tjere.
Vizituam burgun ku i kishin mbajtur para pushkatimit,vendin ku i kishin pushkatuar e me pas edhe lapidarin e ndertuar, per te perkujtuar jeten dhe vepren e tyre, ne sherbim te luftes kunder pushtuesve nazifashistë.
Kaluan shume vite dhe rasti e solli te shkoj ne Gjakove nga rruga e HASIT, e rregulluar dhe asfaltuar keto vitet e fundit.
U ndala tek nje lokal, bashke me njerezit qe me shoqeronin.
Me kujtohej se diku afer mund te ishte LAPIDARI, kushtuar deshmorve te Shkodres.
U afrova tek banaku i lokalit dhe pyeta njerin prej atyre qe sherbenin:
Unë:
Me falni te ju pyes se ku ndodhet lapidari i deshmorve te Shkodres,diku ketu afer me duket ka qenë.
Ai:Po ketu ka qenë,pak metra më tej por e kane shkatrruar dhe e kane hedhur ne lumë.
Punë komunistash,kriminela kanë qenë…!
Me ra tavani permbi krye.
Nje djale i ri, totalisht i indoktrinuar leshonte fjalet pa ditur seç thoshte, pa njohur asnjerin prej te rënëve,pa ditur as arsyen se perse gjermanet i kishin pushkatuar.
I thashe se kriminela kane qene per ty e per mua kane qene nder djemte me te mire te Shkodres e Shqiperise.Me shikoi i habitur e nuk foli më.
I ktheva shpinen, per te mos kthyer as koken më, tek ai lokal buze Drinit, sigurisht i ndertuar pa leje, ashtu siç kane bere ne vite, militantet e partive qe “na sollën demokracinë”.
U ktheva pas,ne retrospektive e mendja me shkoi ne gushtin e vitit 2011,kur vajtem ne Normandi per dasmen e mbeses time.
U knaqem shumë e vizituam vende te papara ndonjëherë.
Vizituam edhe varrezat me luksoze te botes,ne UTAH BEACH,varrezat e ushtarve amerikane dhe aleatve te tjere, te rene ne luften per çlirimin e Frances nga pushtuesit gjermane, ne vitet e luftes se dyte botrore.
Per ndertimin e tyre ishin derdhur miliarda dollare dhe per kete arsye luksi dukej hapur.
Varrezat, ne nderim të të rënëve ne lufte ishin konceptuar ne nivele elitare, te rrethuara me gjelberim e lule,mermere te cilesise me te larte;te mbushura me lapidare,skulptura e piktura te te gjitha llojeve.
Ne shume rruge e sheshe te Normandise,ne qytetet dhe rrethinat e tyre ishin vendosur emrat e luftetarve antifashiste amerikane,franceze e te tjere te rene ne luften per çlirimin e Frances nga gjermanet.
Kur kthehem ne Shkoder me priste nje surprize e hidhur.
Ne rruget e sheshet e vendlindjes time ishin hequr emrat e deshmorve antifashiste te luftes se dyte botrore.
Ishte hequr edhe emri i deshmorit HAMDI URUÇI,xhaxhait tim dhe rruges i ishte vënë emri i ri “URUÇEJ”,duke ruajtur rrenjen URUÇ e duke i vene pa miratimin e familjes, prapashtesen perçudnuese “EJ”.
Mohimi i vlerave te luftes antifashiste te popullit shqiptar, qe e renditi Shqiperine krahas vendeve me demokratike te botes eshte nje prej krimeve qe u bene ne
periudhen e pseudodemokracise, alla shqiptare.
Ata qe e realizuan heqjen e emrave te deshmorve,shtatoreve e monumenteve perkujtimore te tyre do te mbajne nje dite, pergjegjesi ligjore, morale e historike e ne te tjereve, trashigimtarve te tyre, na bie detyra te rikthejme emrat e tyre te paharruar, ne rruget e sheshet e qyteteve te Shqiperise…!
ANTIFASHIZMI ËSHTË VLERË ME PËRMASA BOTRORE DHE SI E TILLË DUHET ÇMUAR E VLERËSUAR PËRJETË.
Dashamir URUÇI
Tiranë,17 janar 2022.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *