Home

Lajme

Enver Bytyci – Ka patur përpjekje të mëdha për ta konsideruar Masakrën e Reçakut si një gënjeshtër të madhe.

No Comments Argëtim Histori

Masakra e Reçakut e 15 janarit 1999 ishte momenti i kthesës historike në qasjen ndërkombëtare të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ajo masakër me 45 viktima të pafajshme të asgjësuar me plumb pas koke nga ana e forcave policore e të sigurisë së Serbisë i dëshmoi botës se Kosova do të kishte fatin e Srebrenicës.
Ambasadori i OSBE-së, William Wolker, ishte protagonisti i zbulimit dhe denoncimit të kësaj mizorie të Milosheviçit në Kosovë. Pa ambasadorin e OSBE-së, Wolker, do të ishte e pamundur që bota e civilizuar të shihte dhe të besonte atë që ndodhi në Reçak, afër Shtimjes në jug të Prishtinës atë 15 janar të vitit 1999!
Kjo masakër dhe denoncimi që asaj i bëri Wolker sensibilizuan jo vetëm qeveritë, por edhe popujt e vendeve të qytetëruara europiane si dhe amerikanët. Ndaj dhe bashkësia ndërkombëtare vendosi të organizojë atë që quhet Konferenca e Rambujesë. Kjo konferencë ishte preludi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kjo konferencë i hapi rrugë zgjidhjes politike dhe ushtarake të konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo konferencë u bë gjithashtu referenca e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje, sido që palët ta lexojnë atë!
Ka patur përpjekje të mëdha për ta konsideruar Masakrën e Reçakut si një gënjeshtër të madhe. Madje gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë televizioni gjerman ARD montoi një reportazh të titulluar “Eine Luege” (Një gënjeshtër), kushtuar gjoja manipulimit që iu bë opinionit publik ndërkombëtar me Masakrën e Reçakut. Por e vërteta qëndron te ato pamje televizive, të cilat i transmetoi ambasadori Ëilliam Ëolker nga vendi i mizorisë serbe në Kosovë.
Edhe sot në Beograd bëhen përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut. E bën këtë vazhdimisht vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por kjo është më e pakta që pritet nga regjimet milosheviçiane të Serbisë. Ata mohojnë gjithashtu masakrën e Srebrenicës me tetë mijë viktima të pafajshme e jo më atë të Reçakut. Por ka një dallim midis Srebrenicës e Raçakut: Srebrenicën e morën përsipër serbët e Bosnjës, ndërsa Masakra e Reçakut është de facto e de jure përgjegjësi e shtetit të Serbisë. Marrja e kësaj përgjegjësie për këtë masakër nga qeveria e Beogradit, do të thotë të që ajo të kërkojë ndjesë për të gjitha krimet në Kosovë. Prandaj ata e mohojnë atë.
Ndërkohë Kosova duhet të rezistojë e të kërkojë nga autoritetet e Beogradit që të njohin zyrtarisht e me ligj jo vetëm masakrën e Reçakut, por qindra masakra të tjera me pasojë mijëra e mijëra viktima në Kosovë. Të njohin veprën makabre të dëbimit të një milion shqiptarëve nga vendbanimet e tyre, përdhunimin e 20 mijë vajzave e grave të Kosovës, shkatërrimin e 120 mijë banesave dhe objekteve pronë e shqiptarëve si dhe shkatërrimin e shumicës dërmuese të objekteve të trashëgimisë fetare e kulturore të shqiptarëve. Vetëm në këtë mënyrë vendoset paqja e njëmendtë midis dy popujve dhe në Ballkan!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *