Home

Lajme

Molliqaj ftesë opozitës: Mos shkoni në seancën e Kurtit nesër

No Comments Aktualitet Lajme

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së, i ka bërë ftesë opozitës që të mos marrin pjesë në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të cilën e thirri kryeministri Albin Kurti.

Në seancën ku pritet të nxjerret një rezolutë rreth lejimit të referendumit serb në Kosovë, tashmë është deklaruar PDK se nuk do marrë pjesë, kurse AAK do të jetë aty. Vetëm LDK nuk dihet ende.

Ja postimi i plotë:

Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!
Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.
Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.
Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!

Burimi/periskopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *