Home

Lajme

Ylli Manjani – Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë.

No Comments Lajme Opinion

Çdo vend me një minimum normaliteti krizat politike i zgjidh me votë.
Kudo në Europë votohet.
Edhe në ballkan votohet. Popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.
Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po.
Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur.
Kjo është rutina e çdo demokracie.
Vota është esenca e demokracisë.
Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.
Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë. Të shkon mendja të ruhesh. (Le pastaj po të lexosh edhe thirrjet e ambasadës për të mos u afruar eventeve të tilla).
Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, dhuna që shperthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori!
Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht luftë. Dy herë i kemi bërë dhe literalisht me pushkë në krah, duke vrarë njëri-tjetrin.
Votimet nëpër parti janë njësoj.
Ngjarje dhune, diktati, presioni…
Vota e parakohshme quhet luftë e pastër. Krijohen skalione, barriera, blinda. Armatosen palët. Shtohen mercenarët. Përplasen njerëzit. Ironikisht partia ku ndodhin këto ngjarje quhet demokratike!!!
Partia tjetër që ka harruar si votohet, trashet duke u vetëquajtur socialiste. Sociale posi!!! Sociale pa votën e shoqërisë… Sundon rehat, ç’i duhet vota!?
Ama, të gjitha partitë shqiptare që vrasin votën janë me Amerikën. Ose janë amerikane…!!!
Pika mu në amerikanë! Amerikanët e leshit. Amerikanllenj janë.
Si përfundim demokracia është ende diktat midis nesh.
Ideja mbi lirinë ngjan më shumë si eksitim kolektiv… Ai që votohet ndjehet pronar i çdo gjëje. Kush kërkon rivotim është armik dhe duhet eleminuar. E kështu cikli përsëritet…
Fundi i historisë është:
Kemi një opozitë që e ruan pushteti me bodyguardë dhe një pushtet që sundon me pantallona të shkurta i pa shqetësuar nga asgjë. Një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!!!!


Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *