Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Nje kafe ne Bruksel…!

No Comments Lajme Opinion

Arkiv
(Harresa eshte krim dhe rrezikon perseritjen)!
Nje kafe ne Bruksel…!
Per ty Kosove!
Ne Bruksel, ne kryeqytetin e Europes,aty ku ngritem çeshtjen e lirise se Kosoves, aty ku kancelarite blu nuk i besonin krimeve shekullore serbe, aty ku trokitem edhe kur dyerte ishin te mbyllura e me veshtiresi hapeshin, aty ku shpeshe i kane thene njeri tjetrit, çfare duan dhe çfare thone keta njerze te mllefosur, aty ku me ne fund i bindem per mbeshtetjen e martirizimit titanik te Kosoves!
Mbi 30 vite nuk u ndala, ne shumicen e rasteve i vetmuar, ka ndodhur qe ne mungese mjetesh, te ushqehem ne kuzhinat popullore sociale per te varferit, me qellim te bindjes se diplomatve europian, per ta kuptuar drejt gjenocidin serb ne Kosove, per te hapur keto dyer ne dukje te pare, se nuk do hapeshin kurre, aty arrita t’a antaresoj me te drejta te plota nje parti kosovare, per here te pare ne histori!
Aty paraqita dhe aprovuam disa rezoluta per Kosoven, aty gjate luftes organizova Konference Nderkombetare per Kosoven, aty kerkova nderhyrjen e NATO-s ne Kosove!
Prandaj, te mos harrojme: Vashingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Berlini, Vjena, Gjeneva, Roma…bene realitet lirine dhe pavaresine e Kosoves, ne vitin 1999, pas luftes epike dhe heroike çlirimtare te UÇK-se dhe nderhyrjes ushtarake te NATO-s!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *