Home

Lajme

Gjergji Hoxha – GRUPI V I.L.B KORCE – VITI 1986 – 1991

No Comments Argëtim Letersi

E kam humbur qetesine
Kujtimet si dallendyshe me vijne
Them ti hedh per grupin tim
Te kujtojme pak rinin

Eh! vitet universitare
Malli edhe nostalgjia
Ma kane mare mendjen fare
S’me harrohet shoqeria

Nga ta nis ,ku ta bitis
Ke te nis per kemb te mbar
Shkruaj e pastaj e gris
Te gjithe jane per vend te pare

Po e nis me kryetarin
Nazmi Troken kordhetarin
Rritur rreze malit Tomorr
E si dridhej ajo dore

Kishte lindur ne Berat
Me origjin ish vlonjat
Grupi jon e pati fat
Ish flori 100 karat

Gjimnazin kishte mbaruar
Pastaj ne ushtri kish shkuar
Brigadier kishte punuar
Per universitet ndaluar

Kur kish mbushur 28
Erdhi ne universitet
Kish ardhur Ramiz Alia
E nuk shihej biografia

Diten qe erdhi Nazmiu
Grupi gjith ne kembe u ngrit
Tham mos ishte petagog
Sdo ta harrojm ate dite

Nazmiu ishte yll djal
Burreror e me moral
Ne e zgjodhen kryetar
Na drejtoi si gjeneral

Dhe ne jete po ky flori
U be gjukates me emer
Te gjithe moren drejtesi
Nazmiu eshte njeri me zemer

Askush hatri mos i mbesi
Sipas moshes do i shkruaj
Keshtu ka qene brez pas brezi
I madhi duhet nderuar

Kujtim Kaca vjen me pas
Nga Librazhdi ish ky trim
Eshte noter sdua ta ngas
Se ka vul e mos ma nxin

Kujtim Kaca babaxhan
E pi rakin , edhe duhan
Ben shaka por edhe mban
I zgjuar, djal kapedan

Librat nuk i donte shume
Nga librazhdi thosh; jam une
Librat ne librazhd prodhohen
Une erdha te dashurohem

Dhe vertet u dashurua
Me patrioten e vet
Dhe me te u trashegua
Ne librazhd jeton si mbret

Pastaj vjen Myfyt Zito
Stazhjer ish ne grupin ton
Djal i urt nga Librazhdi
Ne Prrenjas tani jeton

Dashnor Beshaj kapedanin
Mallakastriot me derte
Keq e kishte me Osmanin
Sherre edhe lufte per vdekje

Ne provimin me Osmanin
S’kish si ja bente dermanin
Se do e ngelte kish frike
Ndaj nga brezi nxjer nje thike

Nje thik buke dy pellemb
M’prehte lapsin me inat
Osman ziu shume u tremb
I tha dil, ti more shtat !

Dashnor Beshaj sot jeton
N’Gorishov ne fshat te tij
Ne cakran mesues spjegon
Shkencat biologji, kimi

Muhamet Idriz syziu
Kengetari ,shakaxhiu
Me te labcen e kendonim
Nga parku ne zbor kur shkonim

Djal me gusto, simpatik
Trup te bukur i kuruar
Mbet te femrat ne konvikt
Me Sadien dashuruar

Ne greqi Meti jeton
Me Sadijen shoqen tone
Kam frik mos na tradheton
Edhe lapcen e harron

Vajzat i kishim te pakta
Qe te gjitha shume te mira
E mbanin kokem mbi libra
Skishin mend per dashurira

Tefta Gjura nga Bulqiza
Nga fshati lindjes Zerqan
Syt i leshonin xixa
Dy metra si djal azgan

Dy vjet i mbaroi ne Korce
Iku pastaj ne Tirane
Per nder na i beri borxh
Iku e me nuk u pame

Gjuria nje tjeter dibrane
Me e mira asaj ane
Kurr ajo s’foli pa mend
Fjala e saj zinte vend

Sot jeton ne Itali
E lumtur e me femi
Ne shpirt ka vec miresi
Zemren ka ne shqiperi

Lahushe moj shoqa jone
Ti mu lute moj fisnike
Shkruaj the per grupin tone
Je poet ,a kot sa hiqe ?

Ti po shkruan per te tjere
Edhe ne na ke harruar
Pena jote mos past vler
Vargu jot qoft i mallkuar

Lahushe Qytyku moj zonje
Vajze nga Librazhdi jon
Shok e shoqe ty te njon
Si kristali grupit ton

Sot jeton ne Greqi
Shefe guzhine me fame
Si grup nje dite a do vi ?
Nga duar e tua te ham

Ca te them per Selimen
Kjo esmere ,elegante
N’Elbasan si Cili zgjen
Me Rajmonda Bulkun ngjante

E kendshme ne shoqeri
Korrekte edhe fisnike
Kurr nuk te mbante meri
Kurr nuk e kishe armike

Edhe se fundmi Lindita
Korcarja e grupit tone
Lindita bente shtat drita
Ishte krenarija jone

Lindita me shume kulture
E thjesht edhe punetore
Nuk e ngrinte zerin kurre
Kishte sjellje engjellore

Nga Vithkuqi ne bregore
Fshati Leshnje ngajo zone
Profesore , nendrejtore
Ne korce ,ne qytet jeton

Pandi Gjoni djal me cika
Nuk dinte ca ishte frika
Merte flake si mer sterralli
Gjithmon lart e mbante ballin

Edhe lale edhe trim
Nuk shkon per mendimin tim
Ish i lart e i gjer boll
Por e kishte zen e holl

Me thosh lab ,hajdut me gune
Ti sje lale i thosha une
Lebrit vidhnin n’myzeqe
Paska len dhe rrace atje

Pandi Gjoni djal nga fjeri
Shok i mir me zemer dreri
Ka qene shef ne polici
Sot jeton ne Itali

Dhe Arturi ish fjerak
Me origjin kosovar
Bukurosh e trup lavrak
Serjoz edhe djal i mbar

Kokorithkat per mbi ball
Trupi bukur si zambak
Cila vajze qe te ka pare
E per ty s’vuri merak

Artur ore djal flori
30 vite pa u pare
Sot jeton ne Itali
E kurbeti na ka ndar

Aleksander more djal
Kishe emer perandori
Si njeri skishe te share
Lum Libofsha qe te nxori

Djal i qeshur ,simpatik
E student nga dore e pare
Korrekt e me shume llogjik
Ndaj e zgjodhem sekretar

Sot ne Fier jeton si mbret
Ne prefektur, agronom
Ter kohen punon ne shtet
Statusi kuader,shume i shkon

Ah ;se per pak harrova !
Si harrohet Tereziu
Dy metra si Edi Rama
Si kallam ne grup na mbiu

I that edhe shum i gjat
E me floket e lepira
Ymerin e patem fat
Ne momentet e veshtira

Sa here qe skishim mesuar
Shpetimin e kishim gjetur
Ymeri pune mbaruar
E shtynte per nje her tjeter

E ne vitet qe kaluan
Beri karier dhe fame
Por u shpall i korruptuar
E u kthye ne Elbasan

Haliti djalosh me shije
Nga Dibra fshati Selishte
E dashura e tij Rrushdije
Dhe ajo nga Dibra ishte

Djali jon flori i teri
Dhendri bukur Halit Shehu
Krushq me grupin lV na beri
Nusja ish Rrushdije Ndreu

Te lumt pushka Halit Shehu
E nderove grupin ton
Grupi katert ish i shkrehur
Jua rrembeve ,stu be von

Bac Abaz mos mu merzit
Mos thuaj me le pas dore
S’te harroj o shok pa frike
E te pershendes prej Vlore

Abaz Peca djal model
Nga Reci nga Bulqiza
Djal kolloz ,flok ndar ne mes
Ngjante si Sali Berisha

Abazi ky djal flori
Shume vite ne greqi
Sot punon ne itali
Eh te ish ne shqiperi !

Naim Hana simpatik
I shkurter por mbahej shik
Me flok te gjata mbi vesh
Djal i mir pa asnje ves

Nuk i dim nam e nishan
Le t’na thot ai qe di
Thon jeton ne Elbasan
E punon ne polici

Ymer Kasneci , Sami Balla
Bashke rrinin ,bashke flinin
Kush ti shoh tu bej te fala
Ne Librazhd a lart nga Shmili

Te dy mesuesa punojne
Lum nxensit qe i kane
Thone mesime su kerkojne
Por i dergojne per thane

E cte bejne tjeter ne fshat
Mesim s’behet ne qytet
Raki thane ,mish e mjalt
Edhe qyl nje rrog ne shtet

E veshtir te shkruaj per vete
Mua nuk me quajn Mete
Keshtu thot nje proverb i vjeter
Me mir te shkruaj nje tjeter

Une jam nga nje fshat jugor
Nga Krasi nga Tepelena
Aktualisht jetoj ne Vlore
E Korca per mua eshte Meka

Sa mall kam per k’te qytet
Ku morem dije dhe drite
Petagog edhe student
Ju bekofshin perendite

Pershendes gjithe shoket e grupit tim por edhe gjith studentet dhe petagoget qe moren e dhane dije ne Istitutin e lart bujqesor Korce .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *