Home

Lajme

Adelina Pali – BUZËQESHJA ËSHTË MAGJI

No Comments Argëtim Letersi

Përpara se të ulej në tavolinën e punës,ku herë -herë shkruante ndonjë ese apo poezi,Nadia i hodhi dhe një herë një sy shtëpisë e mandej filloi ritin e saj të zakonshëm. Kjo përveç se e bënte të ndjehej mirë,por nuk donte të lodhte vogëlushen e saj,Irën,e cila përpiqej më mish e me shpirt që ta lehtësonte mamin e saj.Ira ishte një vajzë dhjetëvjeçare, e cila derdhte një dashuri të pa epur ndaj të gjithëve,por në ambiente ku kishte shumë njerëz ishte e heshtur dhe tepër vigjilente.Kjo më tepër kishte të bënte me këshillat e herëpashershme të mamit të saj se tashmë ajo po rritej dhe duhej të tregohej e matur.Por megjithatë për hir të moshës që kishte,manifestonte dhe ndonjë çapkanllëk. Dëshira e saj ishte të bëhej balerinë,ndaj dhe mami,që përkujdesej deri në detaje për të,e stimulonte duke i dhënë kurajo, ku dhe e kishte regjistruar në një nga kurset e baletit,diku në një qendër private.Ira nuk harronte të thoshte :”Gjithçka që kam arritur dhe do të arrij,ia kam borxhë mamit tim të mrekullueshëm !”Dhe kishte të drejtë.Ajo kishte lindur e privilegjuar dhe ishte rritur më besim e mbështjellë me shumë përkujdesje dhe dashuri nga mami i saj.Kjo bënte që të ishte kaq e lumtur.
Por pikërisht atë pasdite ,Ira sapo kishte mbaruar kursin ,u fut në dhomën e mamit dhe pa se ajo teksa shkruante,ishte e përlotur. Iu afrua ngadalë dhe e preku në parakrah.
-Ma,çfarë ke?Të dhemb gjë?-tha ajo e hutuar.
-Ah,bijë,nuk të vura re!-tha dhe shpejt e shpejt fshiu lotët,mandej u përpoq të vejë buzën në gaz.
-Ti po qan ma?-tha Ira dhe filloi ta puth.
-Jo,Ira,jo,sesi më erdhi në çast.Mirë jam.-tha e ëma dhe u kthye vriktaz nga laptopi,me qëllim që të mos binte në sytë e saj.
Por vajzës nuk i rrëshkiste asnjë detaj.Ndeji për një çast ashtu e hutuar dhe u nis për tek dhoma e saj. U ul mbi krevat e shkujdesur, ndërsa mëndjen e kishte tek mami.Kohët e fundit e kishte parë shpesh të mërzitur.Herë ja kishte thënë, por në të shumtat e rasteve,kishte bërë
sikur s’kishte kuptuar gjë,i hidhej në qafë e duke mos reshtur së puthuri.”Eh,ç’të ketë mami vallë?”
mendonte dhe papritur ndjeu të ftohtë.Iu kujtua se sa herë kishte të ftohtë shkonte dhe i futej në krevat,ku jo vetëm ngrohej, por kënaqej me përrallat dhe rrëfejat që ja tregonte mami.Ajo futej në gjirin e saj dhe duke e dëgjuar e zinte gjumi,ashtu me ëndrrat e saj fëminore.Edhe këtë rradhë do të dëshironte shumë,por ishte ende herët dhe mbase mami po shkruante e nuk donte që ta pengonte.”Ah,mami!Sa magjike është kjo fjalë!”mendoi dhe një psherëtimë i shpërtheu në çast. Befas u ngrit rrëmbimthi dhe vrapoi për tek dhoma e mamit ,ku ajo ishte ende duke shkruajtur.
-Mami, të lutem mos u mërzit!Ti nuk je kurrë vetëm!Ja,më ke mua.- i tha Ira dhe iu ul në prehër.
-Bija e mamit,nuk jam e mërzitur,përkundrazi,jam e lumtur që ju kam juve ,ty dhe vëllain tënd,por janë disa gjëra bijë ,që ti nuk i kupton sa duhet…
-Po çfarë janë këto gjëra,o ma?
-Po ja moj bijë…-ketu heshti,dhe hop ndërroi temë: -Ti je ende e vogël Ira.Por të siguroj se këto
janë halle jete,dhe nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër.
-Po pra po!Kur më jep këshilla jam e madhe,kur bëhet fjalë për të më treguar diçka, qënkam e vogël!
-Kështu na qënka ëëë? – ia bëri Andia dhe qeshi me të madhe.-Ja,kjo është mami im!Nuk e merr me mënd sa e bukur bëhesh kur qesh! -tha Ira dhe iu çel fytyra porsi një trëndafil që çel në agim.
-Nuk je e vetmja që ma thua këtë bijë.
-Aaa,nuk qënkam e vetmja? -tha duke e parë me dyshim .-Epo ,aq më mirë pra!Por unë jam vajza jote,hë? Do më besosh më shumë se këdo!
-Ta marsha t’keqen!Po si nuk të beson mami ty?
Ti je fati im,e ardhmja ime,dashuria ime e pakufishme,je!
-Posi moj posi! -tha Ira e llastuar dhe zbriti nga prehëri.
-Hajde këtu tiiii! -i tha Andia dhe e mori hopa duke e vërvitur nëpër shtëpi.
E hodhi mbi krevat,ndërsa Ira gajasej së qeshuri dhe u ndje e lumtur si gjithmonë pranë mamit..Ndërsa Andia u ul në karrigen e saj dhe u fut në mendime.Ja,kjo është një arsyeje që nëna duhet të mendojë dy herë.Njëherë për fëmijën dhe njëherë për veten e saj.Në momentin që lind fëmija,ka lindur edhe nëna.Befas ju kujtua një thënie që thotë se gruaja ka ekzistuar historikisht,por kurrë nëna. Gruaja sapo bëhet nënë,kthehet në një qenie të re.Fëmija kthehet në motiv dhe çdo dashuri fillon dhe mbaron aty.
-Mami nuk dua të shoh të mërzitur!Dua të bësh tualet e të ndriçojë fytyra! Këtë dua! Dua të të shoh të lumtur ! Dhe nëse të kam mërzitur ndonjëherë,më fal,ma!
-Ira ,bijë e mamit ! – i tha Andia duke e mbështjellë në krahët e saj. -Ti tashmë vërtet je e rritur! Duhet të ndodhë se zemra e nënës është një hambar i thellë,ku në çdo cep të tij do të gjesh falje.- përfundoi ajo,ndërsa lotët i kishte gati por u përmbajt.Andia e la punën dhe ia kapi duart Irës duke e parë drejt e në sy.Ata sy shprehnin një dashuri të tejskajshme , që vlerësojnë kohë më tej sesa koha e saj.Ndaj nisi që ta rrok në gji si dhuratën më të çmuar, a thua se çdo moment vonese do t’ia hiqte pjesën e dashurisë dhe dhembshurisë për të.Herë duke e puthur e herë duke luajtur me të bijën, mendoi se tashmë Ira kishte hyrë më plot gojën në aspiratat për lumturi e kënaqësi, duke ushqyer atë shpresë prespektive, që në një farë mënyre po e përjetonin të dyja.Por nga ana tjetër mendonte se jo gjithçka mund të planifikohet por i përket fatit.Ja, kishte përballë bijën e saj të bukur e të qeshur,që me të gjitha mënyrat përpiqej që jo thjesht ta bënte të lumtur nënën e saj,por dhe t’i japë kurajo, kur Andia ndodhej në një gjendje jo të mirë shpirtërore.
-Ma, çfarë po mendon? – e pyeti Ira?
-Asgjë, e mira e mamit, asgjë me rëndësi. Thjeshtë ndjehem e lumtur dhe krenare që të kam.

  • Të shoh se mërzitesh mami. Ndoshta dhe problemet…
  • Lumturia nuk është mungesa e problemeve bija ime! Por duke i përballuar ata,ndjehemi të fituar dhe të lumtur. Por ti mos u ndikon! Ja ku më ke mua!
  • Edhe ti më ke mua mami! – tha Ira dhe iu hodh në qafë.
  • T’u bofsha mami kurban ty!
    Ira doli dhe pas pak çastesh erdhi një kënge nga manjetofoni ,që i bëri nënë e bijë të gjallëroheshin. Të dyja e dinin fare mirë që nuk kishin nevojë për gjëra të mëdhaja për tu lumturuar. Dashuria është jeta. Gjithçka që na bën të kuptojmë jetën është ,të duam!
  • Mami kërcejmë? – tha Ira dhe e kapi për duarsh.
  • Kërcejmë bijë! – ia ktheu Andia dhe filloi ta rrotulloj nëpër dhomë.- Tani do të numëroj buzëqeshjet e jo lotët.
    ADELINA PALI

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *