Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – LYL BASHA, KY HIPI ME KOLLARE.

No Comments Lajme Opinion

“Në djall të shkoj e shkuara, të ecim përpara drejt të ardhmes”- kjo është gjuha “moderne” e Lul Bashës, njëlloj si hymni i marksistëve të fund Shekullit të 19-ë të cilët mbanin në gojë vargjet e poetit frances Eugen Potier “Mbi gërmadhat e botës së vjetër, të ndërtojmë botën e re” që u shndërrua në himn të internacionales komuniste.
Njëlloj si hipitë e viteve të 60-ta që mohuan prindërit, shembën familjen, shkatërruan traditën, shkollën, historinë dhe përqafuan vesin, drogën, seksin, orgjitë, pisllekun dhe jetën e rrugëve. Lulzim Basha s’është as më shumë, as më pak se një bolshevik i mjerë që fshihet pas sloganeve të dy shekujve më parë, një hipi me kostum dhe me kollare, me pirsa në zemër dhe me pisllek në shpirt.
Kush se ka njohur akoma ose është i verbër, ose është si ai dhe mbyll sytë para së keqës që i serviret shqiptarëve opozitar nga internacionalja e re sorosiane që si një kancer po i shtrin metastazat e veta në të gjitha vendet e varfëra.
Duhen izoluar dhe lënë në vetmi këta lloj politikanësh prevers, pikërisht tani, sepse nesër do të jetë shumë vonë.
Ky lloj sekti përbën rrezik social për shoqëritë e brishta dhe pa një bazament të fortë dhe të qëndrueshëm.
Marksistët vërtetë u shfaqën në Francë dhe Gjermani por u refuzuan nga këto vende dhe gjetën vetën në urale dhe vende të tjera të varfëra si i yni.
Siç edhe hipitë i ndotën për pak vite bulevardet e Londrës dhe NewJorkut por është po kaq e vërtetë që ata po mbijetojnë dhe po kapin demokracitë e reja dhe të brishta të lindjes.
Kjo lloj specje e përzier marksisto-hipiste ka vite që bëhen milioner pa punuar asnjë ditë, bëhen milioner mbi spekullimin, mashtrimin dhe korrupsionin politik, dhe pastaj milionat i harxhojnë për të shumëfishuar sojin e tyre bastard.
Kjo është “llozha” e masonëve të rinjë, pjellë e shkollës sorosjane.
Heqja e tyre nga politika, izolimi dhe veçimi nga shoqëria nuk është thjeshtë detyrë patriotike por një mision historik kombëtar.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *