Home

Lajme

Nga roli i Shqipërisë në Ballkan tek lufta kundër Fetos, çfarë tha Erdogan në Kuvend | Fjala e plotë

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Erdogan u shpreh se marrëdhëniet turko-shqiptare janë të thella dhe tradicionale. Ai u shpreh se Shqipëria ka ruajtur një rol konstruktiv në Ballkan. Sipas Erdogan për sa kohë, Shqipëria dhe Turqia mbrojnë qëllimet e përbashkëta dhe vendosmërinë për të çuar para bashkëpunimin, askush nuk mund të prishë “këtë panoramë të bukur dhe kaq të këndshme siç po e shikojmë së bashku”.

Presidenti turk Erdogan ishte prerë kur foli për organizatën Feto, që siç tha vazhdon të jetë në Shqipëri në fusha të ndryshme. Erdogan tha se pret që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër Fetos në vend dhe të mos lerë që marrëdhënia mes dy vendeve të errësohen për këtë arsye.

Fjala e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë:

“E nderuar zonja kryetare, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj. Në emrin tim, delegacionit tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane dhe me këtë rast të jem këtu në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me. Para 3 javësh kemi pritur në Turqi zonjën Nikolla dhe kemi biseduar me fushën sesi të përmirësojnë marrëdhëniet tona ndërparlamentare në të ardhmen. Ramë dakord që rritja e kontakteve dhe bashkëpunimit mes deputetëve tanë do të japë një kontribut serioz në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Pas shpalljes së Republikës në Turqi në vitin 1923 është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë dhe kjo marrëveshje e cila quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë dhe bashkëpunimit, në thelb përmban dhe zbulon se marrëdhëniet tona janë jo vetëm midis shteteve, por edhe njerëzve dhe popujve tonë. Edhe pse ka kufij fizikë mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë në zemra. Marrëdhëniet tona janë të rrënjosura në një histori të fortë. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët nuk janë vetëm në marrëveshjet politike, ato i gjen në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Marrëveshjet e bashkëpunimit tonë, marrëdhëniet i kanë të thella e tradicionale janë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013-n se Turqia është një nga 5 partnerët strategjikë të Shqipërisë është plotësimi i kësaj tabloje panorame që po shikojmë sot. Me deklaratën e përbashkët që nënshkruam gjatë vizitës së Ramës vitin e kaluar, ne i kemi ngritur zyrtarisht tashmë marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Tani e tutje ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen, prosperitetin qetësinë dhe stabilitetin e vendeve tona, vendeve të rajonit si dhe mbarë botës. Kur Turqia dhe Shqipëria të bashkojnë duart me lejen e të madhit Zot nuk do të ketë asnjë problem që nuk do të mund të kapërcejnë apo ta zgjidhin. Për sa kohë mbrojmë qëllimet e përbashkëta dhe vendosmërinë tonë për të çuar para bashkëpunimin tonë unë besoj se së bashku nuk do të lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur dhe kaq të këndshme siç po e shikojmë së bashku.

Krijimi i një mjedisi të përhershëm paqeje, besimi dhe stabiliteti në Ballkan, sigurimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë ndër prioritete kryesore të politikës së jashtme turke. Ne ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan.

Dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur qoftë nga aleatët e NATO-s, të cilit gjithashtu kanë dhënë një kontribut shumë special dhe të veçantë. Kështu që roli i Shqipërisë, i cili është servirur në Ballkan, realisht ka qenë shumë konstruktiv. Jemi në solidaritet shembullor me Shqipërinë në procesin të bashkëpunimit të Europës juglindore që është i vetëm forum në Ballkan që pasqyron zërin unik të Ballkanit. Organizata e Bashkëpunimit të Detit të Zi është një tjetër platformë rajonale me të cilin tregojmë solidaritet. Vetëm me këto shembuj është e mundur të shihet në mënyrë të theksuar roli i luajtur nga Turqia dhe Shqipëria në rrënjosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat që kemi pasur gjatë kësaj detyre, të cilën e kemi kryer në të kaluarën. Kombi turk qëndron pranë popullit shqiptar me të gjitha mjetet, forcat, mënyrat siç ka qenë gjithmonë.

Kombi turk qëndron pranë popullit shqiptar me të gjitha forcat, mjetet, mundësitë siç ka qenë gjithmonë.

Dhe në fakt Turqia ishte vendi i parë që dha ndihmën efektive më të sinqertë për Shqipërinë në tërmetin e 2019-n dhe sidomos gjatë pandemisë së koronvirusit në 2020-n. Në kuadër të marrëveshjes bashkëpunimi që kemi shumë shpejt edhe vaksinën turke, të cilin e kemi zhvilluar, është e gatshme ta vemë në dispozicion të Shqipërisë. Paralel me këtë zhvillim Prillin e kaluar vumë në shërbim spitalin e miqësisë, Turqi-Shqipëri në Fier të cilin e përfunduam në një kohë rekord, prej 68 ditësh, vetëm e vetëm për vëllezërit tanë shqiptarë. Sot dorëzuam, banesat shtëpitë, apartamentet e tërmetit që kemi ndërtuar në Laç.

Nëse këto kontribute kanë qenë sadopak të vogla, ama për vëllezërit tanë shqiptarë kanë ofruar njëlloj kënaqësie, kanë shërbyer në mbylljen e plagëve që u hapën më parë dhe kjo është ajo që ne na lumturon. Shteti ynë, organizatat jo qeveritare, bota e biznesit do të vazhdojnë të qëndrojnë gjithmonë pranë Shqipërisë, në çdo fushë që ka nevojë

Po kështu besojmë se edhe miqtë tanë shqiptarë duhet të kenë parasysh ndjeshmëritë e Turqisë.

Në këtë kuadër, më lejoni të them këtu para jush se lufta kundër organizatës terroriste Feto e cila tentoi grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë bombardoi parlamentin tonë dhe masakroi popullin tone, është një nga ndjeshmëritë tona të cilat i kushtojmë vëmendje të veçantë. Fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate, edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendi tonë, vazhdojnë të jenë në Shqipëri. Të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në arsim shëndetësi, në institucionet fetare si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.

Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur. Për çështjen e Fetos ne e shohim si parakusht vëllazëri, miqësie dhe partneriteti tonë strategjik që shprehim sinqerisht të vërtetën. Ashtu si Turqi, edhe këtu institucionet, qarqet e lidhura me Feton kanë agjentë të fshehur. Ndaj nuk duhet të keni asnjëlloj dyshimi se ata, me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë.

E njëjta si Turqia, si shumë vende të tjera të botës. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, tradhtare, tinëzare që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj.

Nëse nuk vepronim menjëherë në kohë është e pashmangshme që tentativat e ngjashme të kësaj strukture në vendin tonë të përsëriten, por edhe këtu në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë. Një gjë e vërtetë e cila realisht kemi paguar ne si Turqi një kosto shumë të rëndë. Ne e konsiderojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë, miqve tanë që mos të kenë të njëjtin fat që ne e përjetuam më parë.

Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër Fetos në vend dhe të mos lerë që marrëdhënia tona të errësohen për këtë arsye. Dhe shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme që do të zhvilloj në Shqipëri, të ketë marrë formë të prerë”.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *