Home

Lajme

Skender Lazaj – VARKA PREJ ËNDRRE

No Comments Argëtim Letersi

Natë për natë, ndërtoj varka të shpejta
me brinjët e ëndrrës që s’fle
Shpirtin e nxjerr kraharorit ja bëj vela
erërat e mallit, ta shtyjnë si rrufe.

Zgjidh kordonin e padukshëm të kërthizës
(Që nëna ime ma lidhi nën një qiell me re )
Ja hedh fatit që shfaqet si dritëz
Ndërsa për busull i vë zemrën,
më të saktën mbi dhe.

Në lumin ‘PO’ hedh varkën e ëndërrt
Rend drejt detit, para se të agojë
Përtej Adriatikut dal me një frymë
Rrjedhës së Vjosës, në t’kundërt lundroj!

Ndalem atje ku Vjosa dy Male ka prerë
Të ç’mallem me Nënën, Atin a me një gur
Si dy silueta kanë dal mbi mermer
Më presin mua, kushedi që kur…

Kordoni kërthizës më mblidhet në grykë
Dhe as një fjalëz goja s’nxjerr dot
Kthehem mbrapa andej nga erdha
Me varkën që lundron mbi t’mijtë lotë!

Skender Lazaj Trebeshina
16 Janar 2022 Bs It

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *