Home

Lajme

A ka në Kosovë mbështetës të Trekëndëshit të Bermudës, dhe kush janë?

No Comments Lajme Opinion

Skënder Sadri KAPITI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha politikën e vjetër në Shqipëri, Berishën , Ramën dhe Metën i ka etiketuar si Trekëndëshi i Bermudës.

Por cilët mund të jenë në Kosovë ata që i mbështesin këta të tre të trekëndëshit të korrupsionit të Bermudës në Shqipëri?

Pra, pse dhe kush në Kosovë është kundër ndryshimit në Shqipëri dhe jeni ndarë ca me Berishën , ca me Ramën dhe ca me Metën dhe jeni kundër Bashës, por që do të mbeten vetëm disa ?!

Disa nga Kosova janë me Berishën, Ramën e Metën , janë ata të cilët kujtojnë me nostalgji vitet kur në kohen e Berishës që në vitet 1992-97 bënin qejfe e pushonin plazheve të Shqipërisë duke pi birra të ftohta e tu hangër mish të pjekur , pite e flija nëpër plazhe e që i bënin rrush e kumbulla paratë e 3 %-it, e që nuk ia paguanin as biletat e avionit Rugovës kur shkonte për udhëtim në perendim për të mbrojtur dhe kërkuar mbështetje për të drejtat e shqiptarve dhe për shtetin e Kosovës.

Kundër Bashës janë trekëndëshi politik ish-PAN (PDK, LDK E AAK), pra është ishpushteti i ndëshkuar në Kosovë me 14 Shkurt 2021, janë kundër Bashës miqt e trekëndëshit të Bermudës ne Shqipëri, janë miqt e Berishës, Metës , dhe të Nanos e të Ramës. Pra kundër Bashës dhe kundër antikorrupsionit në Kosovë është politika e korruptuar dhe janë ata politikanë kosovarë që priten të shpallen “non grata” nga SHBA e që u ndëshkuan atje për korrupsion me 14 Shkurt 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *