Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Inflacion ëndërrash në shtegtim…

No Comments Argëtim Letersi

Kur Impaktet jetës të tronditin edhe gjumin e natës…
Inflacion ëndërrash në shtegtim…
Pandemia shtroi krevatin matrimonial botëror, si princeshë zuri të pillte vreret ideale shkencore, kultet e individit perandorak, por edhe ato multi presidencialë. Pjelljet ishin kaq masive sa do të ishte idiopatike pyetja se kush do të jetë nëna apo babai i ardhshëm…
Sot duhet të dashurojmë pa dashuruar, por nuk duhet të harrojmë të pjellim kurvërinë e botës…
Mallkimet na u bënë borxh i jetës. Truket pandemike kishin vetëm një “manar” lakuriqin e natës, thonë?!…
“Manari” nuk e kuptoi se si ra në dashuri me qenien pandemi, por kurrë nuk do t’a kuptojë mëkatin e tokës në laboratorin “shkencor njeri”…
Ecja e vetmuar dhe me forcë shtyja gurët përreth. Pluhuri m’i mbulonte shpejt hapat, sot shenjat e mia të dëshiruara ishin pa fat, pa histori.
Laboratorët e natyrës po eksperimentojnë ekzistencën sociale pandemikisht. Me numrat serialë injektonin numrin e rradhës të “burgut” njeri.
Ne “minjtë laboratorikë” socialë, modernë të kohës, e lejuam “materien” shkencore që me forcë të na përveshin mëngët për numrin delta apo omikronik në vijim. Euforikisht i qeshnim pavetëdijshëm pusullës “Unë jam vaksinuar”…, por përsëri çuditërisht nuk mund të dimë…
Hipotezat aludonin vetveten, por akoma të heshtura…
Alterimet deformonin me dhunën e forcës mendore, kjo përmes pushtetit testikular dhe pandemisë së inflacionit para.
Nën urat e botës mbarë po ngriheshin barrikadat mikpritëse njerëzore pandemike të fatalitetit fentanol, por pa kriminelë… Mpirja mendore sociale kishte rrëmbyer ëndrrën me vampirë. Hollivudi si subjekt kishte filmin e rradhës të vrasjeve masive me personifikim kukullash, por si ëndërra që i realizon vetëm hollivudi…
Filozofia “hipotetike” mbante në qafë medalionin e triumfit kozmopolitan. Në sofrat e bukës shtrohej si një putanë e ndershme “Korona” (apo Kovid). Ajo kollitej me vrerin e lakuriqtë, por dollitë i ngrinte me trofet me emra tepër social të kohës si; “Phfizer”, “Moderna” etj…
Borxhllinjtë numëronin ditët për buzëqeshjen e rradhës ndaj botës. Në varret masive të pandemisë mbilleshin lule me kurrora lavdie pa para, pa shpresë. Kohës i pshurreshin nga dhimbja e dukshme e prostatit, por paturpësisht.
Kohët moderne kanë Bi-polarizuar çdo aspekt të jetës dhe karakter, por me përmasa pandemike.
Talentet po anakronizojnë shekullin e ri, këngët qajnë po ulërijnë vetveten, por veshët nuk i mbyll kush ato le të buçasin…
Unë në ekranin qiellor pres meteorin e rradhës të zbresë për kataklizmin epokal, por pa shprese ndryshimi të asnjë qelize të shpirtit tim. Dhibmjet do të jenë gjithmonë dobësia ime shpirtërore që do të dalin vullnetshëm nga trupi im, por unë shpresën nuk e lë kurrë pa shpëtim dhe frymëmarrje.
Ndryshimet jetike i pres, ëndrrën nuk e struk në ditët me dëshpërim. Ëndërra ime ec, jeton edhe pse pandemia kërkon njeriun si bustër (injeksion) numrash, ajo kurrë nuk mund jetë Inflacion ëndërrash në shtegtim…
Ardiana Mitrushi 13/01/2022…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *