Home

Lajme

Bujar Nishani – Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri

No Comments Lajme Opinion

Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.
Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.
Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.
Edi Rama i ka konsumuar në mënyrë të turpshme dje të gjitha dimensionet e një akti fyes, përdhosje e pushtimi, ndaj një vendi të shenjtë, jo politik dhe në pronësi të dikujt tjetër të cilët i përjashtoi e nuk i lejoi të administronin pronën e tyre në një ceremoni të rëndësishme.
Edi Rama nuk ka kurrfarë tagri e asnjë të drejtë elementare të përcaktojë se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë drejtues apo përfaqësues të komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai nuk ka kurrfarë mundësie apo pushteti të marrë apo administrojë pronat e një komuniteti të caktuar fetar në këtë shtet, të cilin nuk do mundet ta kthejë dot në një karikaturë, siç janë reminishencat e subkoshiencës së tij, për shtetin, shoqërinë, qeverisjen, dinjitetin, integritetin.
Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe deryrat e seicilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.
Një nga vlerat më të mëdha jo vetëm të aspektit paqtues shoqëror por edhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë ka qenë harmonia dhe respekti i ndërsjelltë midis komuniteteve fetare dhe i shoqërisë në raport me ato komunitete.
Ndoshta nga të pakta dimensione që i ngjit shqiptarët në majën e vlerësimit të hierarkisë botërore.
Me aktin e djeshëm në Xhaminë e Et’hem Beut, Edi Rama i ka dhënë një goditje të pabesë dhe të turpshme këtij dimensioni mbarë kombëtarë dhe një mesazh fyes e refuzimi për t’i konsideruar e respektuar besimtarët mysliman të këtij vendi.
Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet.
Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.
Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen. 🇦🇱

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *