Home

Lajme

Enver Bytyci – Gjuha kockë nuk ka.

No Comments Lajme Opinion

Blerim Latifi ka thënë se “Me Rugovën Kosova do të kishte përfunduar në autonomi”! Gjuha kockë nuk ka. Me gjuhë njeriu mund të thotë çfarë të dojë. Por ama gjuha ka e duhet të ketë fre. Njësoj si kali. Sepse po nuk e mbajte frenin, atëherë hapron njësoj si kali dhe gjindja tallen me ty!
Unë nuk dua të tallem me Blerim Latifin pse tha që “Me Rugovën Kosova do të kishte përfunduar në autonomi”! Por dua t’i them se gjithë bota e di që Ibrahim Rugova ishte i pari dhe i vetmi përsëriti pa u ndalur opsionin e vetëm : “Nëse nuk na lejoni të jemi shtet i pavarur, atëherë ne do të bashkohemi me Shqipërinë”! Kurrë nuk hoqi dorë nga pavarësia dhe shtetësia e Kosovës! Madje kërkoi që nëse refuzohej kjo, atëherë Kosova të bëhej shteti i 51-të i SHBA-ve! Ai e dinte se kjo nuk mund të ndodhte. Por ua tha këtë amerikanëve për të shprehur vendosmërinë e tij të pashoqe për shtetin e Kosovës!
Kosova, shqiptaria dhe gjithë bota e di se Ibrahim Rugovës ia hëngri kokën pikërisht pavarësia e Kosovës! Sepse, si e thonë të gjitha autoritetet që e kanë njohur “ai ishte kokëfortë dhe nuk bënte lëshime e kompromise me pavarësinë”! Ata që bënin lëshime bënë festë nga shkuarja e Ibrahim Rugovës në amshim! Ne i njohim tashmë këta njerëz. I kemi parë se si morën thikat mbi hartën e Kosovës dhe se si deshën ta zhbëjnë shtetin e Kosovës! I kemi parë të shetisin në liqenin e Ujmanit dhe nga ana tjetër t’ia hapin portat Serbisë për ta bërë zot shtëpie jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit!
Ah mor Blerim Latifi dhe latifë të tjerë që mendonjnë si ti! Sikur ta kuptonit Rugovën, sikur të ndiqnit modelin dhe projektin e tij, Kosova sot do të ishte jo vetëm e pavarur, por një Zvicër e Ballkanit! Duhet t’ju vijë turp për ato që thoni në adresë të një personaliteti, të cilin do të donte ta kishte në historinë e vet çdo popull e çdo komb në botë, madje edhe popujt dhe kombet më të civilizuara të globit!

Burimi/Facebook

V.O – Titulli eshte perzgjedhur nga redaksia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *