Home

Lajme

Enver Bytyci – Turp për ju!

No Comments Lajme Opinion

Ti që nuk shkove në parlament dhe nuk votove rezolutën për ta ndaluar prezencën e Serbisë në Kosovë, ti e kishe një “hall”! Por halli yt nuk është dhe halli i Kosovës! Qytetarët ta kanë dhënë votën që ta mbrosh Kosovën, por ti nuk e di çfarë do të thotë besim i qytetarit! Ti vlerëson vetëm besimin që i jep e të jep padroni yt, kushdo qoftë ai, shqiptar apo serb!
Edhe ti Driton Selmanaj që abstenove e kishe një “hall”. Ndoshta je marrë peng. Ndoshta urren dhe nga urrejtja që mbart nuk e sheh se kujt ia bën shërbimin e radhës! Cilido të jetë halli yt, ai hall nuk është as i Kosovës, as i Lidhjes demokratike të Kosovës! Qyqar ishe dhe qyqar ngele!
Edhe ju analistë “famëmëdhenj” e kishit një “hall”, kur i kërkonit Albin Kurtit t’i lejojë serbët të votojnë sovranitetin e Serbisë në Kosovë! Halli juaj është xhepi, paraja, luksi, qejfi, udhëtimet e suitat që provoni në hotelet e Serbisë. Por nuk është halli juaj Kosova, as interesat e saj, as shtetësia e sovraniteti i vendit! E provuat veten si “servilë” të atyre shqiptaro-serbëve që donin ta ricopëtonin territorin e Kosovës! Turp për ju!
Të tri palët në këto kategori bashibozukësh duhet të izolohen, të injorohen, të mos lexohen e të mos dëgjohen dhe gradualisht të eleminohen nga prania në politikë e në opinioin publik! Kjo është zgjidhja, nëse këta njerëz të ligj, intrigantë dhe pa asnjë sentiment për atdheun e për kombin, nuk kërkojnë ndjesë dhe nuk fillojnë të punojnë për Kosovën!

Burimi/Facebook

V.O – Titulli eshte perzgjedhur nga redaksia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *