Home

Lajme

Sina Beqir – Koha Jone(12 years ago) : Mero Baze, liber dhe pozi per Enver Hoxhen

No Comments Aktualitet Lajme

Permalink Mero Baze, sa shume trishtim per vdekjen e Enverit
“C’eshte ky lajm qe token drodhi? Nxin dhe diellin kete here. Po si valle ne ta besojme Qe na la shoku Enver?”. Per Mero Bazen, vdekja e Enver Hoxhes, diktatorit komunist qe sundoi me dore te hekurt per mbi 40 vjet ne Shqiperi, ishte dicka e tmerrshme, e pabesueshme. Mero ishte student kur vdiq Enveri me 11 prill te vitit 1985, dhe lajmi per humbjen e diktatorit, u kthye ne ngjarjen me te tmerrshme te jetes se tij. Kishte humbur “simboli i
lirise” dhe kjo gje nuk mund te besohej. “Vune kujen malet, shpatet, Ku ka shkelur kemb’e Tij. Kujen vuri Shqiperia, po qan djalin e saj trim”.
Mero eshte megjithate i sigurt se Enveri vdiq fizikisht, por jo ne mendjen dhe ne zemren e tij dhe sic thekson, ai nuk vdes kurre sepse eshte “simbol i lirise” dhe “shkelqim i historise”.
Duket e pabesueshme, por eshte e vertete.
Keto rreshta, nuk jane hamendesime, apo nje ironi, jane thjesht vargje te hedhura ne leter, pikerisht nga Mero Baze, analisti “i pavarur” qe sot “shitet”ngado si pene e se vertetes dhe jo e shtirjes.
Por a mund te besohet kjo?
Lexoni te plote kete poezi qe Mero Baze e shkroi pas vdekjes se Enverit, madje e botoi ne nje liber te posacem: BREZAT RRADHE-RRADHE BETOHEN C’eshte ky lajm qe token drodhi? Nxin dhe diellin kete here. Po si valle ne ta besojme Qe na la shoku Enver? Vune kujen malet, shpatet, Ku ka shkelur kemb’e Tij. Kujen vuri Shqiperia, Po qan djalin e saj trim. Por jo s’vdes, Ai do rroje Si simboli i lirise. Koherave u prive nder beteja O shkelqim i historise! Pas loteve te hidherimit Duart me fort shtrengohen. Per rrugen e Enver trimit Rradhe-rradhe brezat betohen. Mero Baze Student, fakulteti Gjeologji-Miniera
Dhe ashtu sic Mero shkruan ne poezine e tij, per Enverin,
“Rradhe-rradhe brezat betohen”. Betimi ketu i perket Meros, qe premton boterisht se “Enveri “nuk vdes, ai do rroje si simboli i lirise”.
RRETH LIBRIT Mero me shoke, “Dhimbje dhe betim” “Dhimbje dhe betim”, eshte libri i botuar ne prill te vitit 1985, me poezite e 34 studenteve qe ne ate kohe perjetuan plot dhimbje vdekjen e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ne fakt, vdekja e Enver Hoxhes, u perjetua keq nga shume njerez atehere, pjesa me e madhe e te
cileve, te “hipnotizuar” nga terrori psikologjik i kohes dhe frika e
ndeshkimit diktatorial. Por mes tyre, kishte dhe njerez si Mero, qe nuk u mjaftoi te benin “detyren” duke shkuar ne homazhet per Enver Hoxhen, sic dallohet dhe Merua ne kete foto, por edhe te shkruaje poezi per te dhe ta botoje ne nje liber te posacem, bashke me 33 persona te tjere, intelektualet e ardhshem
te Shqiperise.
Ja cfare thuhet ne parathenien e librit: “Dhimbja e madhe
per humbjen e udheheqesit te shtrenjte te Partise e te popullit, mesuesit tone te lavdishem, shokut Enver Hoxha, preku thelle edhe zemrat e armates se studenteve, pedagogeve e punonjesve se Universitetit qe sot mban krenar emrin e Tij. Me dhjetera poezi jane shkruar keto dite. Ato jane te thjeshta, por te dala nga zemra. Nje pjese e ketyre poezive i kemi permbledhur ne kete
vellim. Ne cdo strofe, ne cdo varg, krahas dhimbjes se jashtezakonshme ndjehet edhe betimi:
Ne jete te jeteve do te mbajme lart emrin dhe vepren e shokut Enver Hoxha”. “Dhimbje dhe betim” Liber i daktilografuar, me poezi,dhuruar Ramiz Alise me rastin e ceremonise se zhvilluar me 28 prill 1985, me rastin e venies se emrit te Enver Hoxhes, Universitetit te Tiranes.
Lista eshte sipas renditjes se librit 1. Rrapo Zguri, Fakulteti Histori-Filologji

  1. Arben Rruna, Fakulteti i Mjekesise 3. Jolanda Guga, studente, Fakulteti Ekonomik
  2. Mero Baze, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera 5. Lindita
    Puto, studente, Fakulteti Ekonomik 6. Sami Kumi, pedagog, Fakulteti Ing. Mekanike 7.
    Petraq Peci, student Fakulteti Ing. Mekanike 8. Roland Kalanderi,student Fakulteti Ing. Mekanike 9. Dionis Papa, student, Fakulteti i Ekonomise 10. Agron Manan, studente Fakulteti Gjeologji-Miniera 11. Edlira Abazi, studente, Fakulteti Shkencat Politike 12. Martina Lleshi, studente, Fakulteti
    Ekonomik
  3. Jorgji Nita, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera 14. Kozeta Manaj, studente, Fakulteti Shkencave te Natyres 15. Arben Hamzallari, student Fakulteti Gjeologji-Miniera 16. Mimoza Myrtaraj, studente, Fakulteti Ekonomik 17. Shpresa Aliaj, studente, Fakulteti Histori-Filologji
  4. Mehmet Bakalli, student, Fakulteti Histori-Filologji 19. Qazim Shehu, student, fakulteti Histori-Filologji 20. Myzafer Xhaxhiu, pedagog Fakulteti Histori-Filologji 21. Meleq Beqiri, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera 22. Nazmie Behushi, punonjese ne biblioteken shkencore
  5. Mimoza Musaraj, studente, Fakulteti Ekonomise 24. Anthulla Kaftani, studente, Fakulteti i Ekonomise 25. Laureta Petoshati, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit 26. Keti Mullaj, studente, Fakulteti i Ing. Mekanike 27. Fatime Shateli, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit 28. Arian Begaj, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
  6. Elida Mema, pedagoge ne Fakultetin e Ekonomise 30. Valetina Thomai, studente, Fakulteti Ing. Mekanike 31. Luljeta Gurunjaku, studente, Fakulteti i Ekonomise 32. Irma Kurti, studente, Fakulteti Histori-Filologji 33. Vilma Veshi, studente, Fakulteti i Ekonomi

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *