Home

Lajme

A i druhet shpalljes non grata nga SHBA? Si përgjigjet Presidenti Meta

No Comments Aktualitet Lajme

Blendi Fevziu e pyeti Presidentin Ilir Meta nëse i druhet shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj pyetje në intervistën në Opinion ai iu përgjigj:

“Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Do isha shumë i zhgënjyer që kjo të mos ndodhet ndërkohë që jam President. Do ishte një gjë shumë e mirë, sepse do ishte mesazh për çdo politikan dhe nuk do më shqetësonte fare, sepse Meta ka një raport të mrekullueshëm më SHBA, si vend, si shtet. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar as në të zezë as në të bardhë për të dalë në foto me presidentët e SHBA… Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij.”

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit… Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër”, tha mes të tjerash Meta.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *